Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë


Profesor Abas Ermenji, simbol i nacionalizmit shqiptar

Ditėn e mėrkurė datė 24/03/2004 nė njė prej mjediseve tė muzeut Historik Kombėtar, partia "Balli Kombėtar" pėrkujtoi 1-vjetorin e vdekjes sė profesor Abaz Ermenjit, liderit historik dhe kryetarit tė nderit tė kėsaj partie. Nė kėtė tubim pėrkujtimor, pėrveē drejtuesve kryesorė tė partisė, merrnin pjesė tė ftuar nga partitė e djathta politike, historianė, njerėz tė artit, si dhe bashkėluftėtarė dhe tė afėrm tė profesorit. Ka qėnė zv.kryetarja e partisė znj. Majlinda Toro, e cila ka ēelur takimin duke i falenderuar tė pranishmit qė mbushnin sallėn.

Mė tej, ajo ia ka dhenė fjalėn kryetarit tė Kėshillit Kombėtar tė partisė "Balli Kombėtar" zotit Luan Myftiu. Midis tė tjerave duke folur mbi vizionin atdhetar tė profesor Abaz Ermenjit, z Luan Myftiu u shpreh: "Tė mėsuar qė profesori ynė i nderuar Abaz Ermenji ikte dhe vinte shpesh nga Franca, na duket sikur ai do tė kthehet pėrsėri. Por ja ku u mbush viti, qe ai u nda prej nesh e nuk po e shohim mė! U nda pra, prej nesh mėsuesi ynė i madh, modeli i shqiptarit tė vėrtetė! Ai luftėtari i patrembur i pushkės dhe i penės! Ai mbrojtėsi i flaktė i interesave kombėtare! Ai bashkėluftėtar i apostujve tė shqiptarizmės, Mid’hat Frashėrit e Vasil Andonit me shokė! U nda nga ne shoku dhe miku i prindėrve tanė; organizatori dhe njėri nga ideatorėt mė mendjendritur tė Ballit Kombėtar!

Ai hynte nė plejadėn e atyre burrave tė kėsaj toke, qė nuk i gjetėn tjetėr kuptim jetės sė tyre veē sherbimit ndaj dinjitetit dhe krenarise kombėtare!

Abaz Ermenji lindi si njė shqiponjė mali dhe vdiq si njė shqiponjė mali. Vetėm njė brengė duhet tė ketė marrė me vete: a do tė jemi tė denjė tė shpiem deri nė fund idealin e tij? A do tė jemi ne aq fisnikė dhe guximtarė sa duke lėnė mėnjanė interesat tona tė vogla, tundimet tona tė vogla tė kesaj bote t'i pėrkushtohemi Shqipėrisė dhe tė kujdesemi pėr fatin e saj si fėmijė tė mbarė pėr njė nėnė tė pėrbashkėt, qė quhet Shqipėri? A do tė jemi?...

Dhe kjo brengė ndoshta e bėn tė mos i treten as eshtrat atje ku ka rėnė, i merakosur.

Abaz Ermenji vėrtet ishte i moshuar, por vdiq i ri! I ri sepse vdiq i gatshėm dhe i freskėt pėr t’i shėrbyer atdheut! Tė duket sikur po tė dėgjojė njė thirrje tė Shqipėrisė, ai do tė ngrihet edhe nga varri dhe si burrė i madh shteti do t’i dalė pėr zot fatit tė saj! Dhe ai ėshtė kėtu, vėllezer e motra kėtu, midis nesh, jo pėr tė dėgjuar ēdo tė themi ne pėr tė, por pėr tė ndjerė trokitjen e dhėmbshur tė zemrave tona pėr Shqiperinė e nėpėrkėmbur nga neokomunizmi dhe pėr Kosovėn martire!

Ai ėshtė kėtu vėllezėr, pėr tė parė e dėgjuar se sa e duam ne njėri-tjetrin dhe sa i japim shpirt nga shpirti ynė ne njėri-tjetrit! Sa jemi tė aftė ne pėr tė ēmuar vlerat e njėri-tjetrit dhe per t'i falur gabimet dhe tė metat njėri-tjetrit! Sa i kemi kuptuar dhe sa jemi ne ballistė tė vėrtetė pėr tė vėnė nė jetė porosite e tij pėr partinė, sidomos dy porositė e tij te paēmueshme: hierarkia dhe disiplina! ...

...Duke kujtuar sot kėtė figurė, qė ka hyrė me dinjitet nė altarin e historisė sonė kombėtare, le t'i japim fjalėn njėri-tjetrit se ne do tė dimė tė shkelim dhe mbi veten, pėr tė lartėsuar partinė tonė, e cila pastaj tė dijė tė mbajė tė ndezur pishtarin e idealit tė martirėve tė Ballit Kombėtar, idealin e Abaz Ermenjit, kėsaj zemre tė madhe, qė lindi dhe jetoi vetėm pėr Shqipėrinė dhe mbylli sytė me merak tė madh pėr Shqipėrinė; pėr Shqipėrinė e bashkuar me Kosovė e Ēamėri! I paharruar qoftė kujtimi i Tij!

Tubimi pėrkujtimor ka vijuar mė pas me kumtesėn e kryetarit tė partisė "Balli Kombėtar" z.Adriatik Alimadhi, i cili ka hedhur dritė mbi veprėn antikomuniste tė profesor Ermenjit. Midis tė tjerave Alimadhi ėshtė shprehur:

Tė nderuar tė pranishėm nė kėtė pėrkujtimore; bashkėluftėtarė, miq, tė afėrm tė profesor Ermenjit, tė ftuar tė tjerė. Duke ju falenderuar qė iu pėrgjigjėt ftesės sonė, mė lejoni nė mėnyrė tė pėrmbledhur, tė nxjerr nė pah kontributin e shquar tė kėtij nacionalisti tė palėkundur nė luftėn gjysėm shekullore kundėr komunizmit.

Shumėkush nė kėtė sallė e di qė profesor Abaz Ermenji, ka qėnė ndėr luftėtarėt e parė kundėr okupatorit italian. Sė bashku me nacionalistė tė tjerė ai u vu nė krye tė demostratės sė 28 nendorit 1939 nė qytetin e Korēes, duke kundėrshtuar haptas politikėn aneksioniste dhe pushtuese tė Italisė. Pikėrisht ka qėnė kjo demostratė, e cila e lidhi profesor Ermenjin nė mėnyrė tė pazgjidhshme me fatet e atdheut dhe tė kombit tė vet. Internimi i tij nė ishullin Ventotene tė Italisė do tė shtonte akoma mė shumė nė shpirtin e Ermenjit urrejtjen ndaj okupatorit, ashtu sikundėr do tė rriste mė tej ndjenjėn e kulluar tė nacionalizmit tė tij.

Me ardhjen nė Shqipėri, nė vitin 1941 profesor Abaz Ermenji do tė merrte menjėherė kontakte me lėvizjen nacionaliste shqiptare dhe nė mėnyrė tė veēantė me forcat e jugut, tė komanduara prej udhėheqėsve tė tillė tė shquar si Muharrem Kapllani, Safet Butka, Hysni Lepenica, Tefik Cfiri, Maliq Dushari, Pasho Kolaneci, Nezir Muzhaqi etj. Mė tej, duke patur si busull tė pagabueshme "Dekalogun" e "Ballit Kombėtar" tė ideuar prej tė madhit dhe te shquarit Mid’hat Frashėri, profesor Ermenji drejton njė varg luftrash kundėr forcave italiane nė mėnyrė tė veēantė nė Skrapar, Mallakastėr, Berat e Pogradec. Janė tė shumtė dokumentet tė huaj dhe shqiptarė, tė cilėt na bėjnė dije rreth kėtyre luftrave, tė cilat pamvarėsisht pse u anashkaluan nga historiografia komuniste 50-vjeēare, kanė hyrė dhe bėjnė pjesė nė fondin e artė tė luftrave tė popullit tonė kundėr pushtuesve tė huaj.

Pikėrisht nė kėto momente kur nacionalēlirimtarėt dhe nacionalistėt shqiptarė bashkėpunonin nė luftė kur okupatorit italian, pikėrisht atėherė kur pėrfaqėsuesit e kėtyre dy grupimeve politike firmosėn marrėveshjen e Mukjes, u shfaq tragjedia e madhe shqiptare. Beogradi, me anėn e misionarėve tė tij nė Shqipėri Miladin Popoviēit dhe Dushan Mugoshės, nxiti luftėn vėllavrasėse me qėllim qė shqiptarėt duke ngritur armėt kundėr njėri-tjetrit tė linin mėnjanė Kosovėn martire. Dhe klika e Titos, nuk u gabua nė parashikimet e saj. Me njė urdhėr tė drejtpėrdrejtė tė kriminelit Enver Hoxha, forcat nacionaliste u goditėn me tėrbim tė jashtėzakonshėm, bile u dogjėn shtėpi e fshatra tė tėra qė patėn shėrbyer si baza tė nacionalizmit.

Nė kėto momente do shfaqeshin haptas edhe prirjet antikomuniste tė profesor Ermenjit. I orientuar drejt njė civilizimi perėndimor, i doktoruar nė Sorbonė tė Francės, i paisur me shijet e vyera tė kulturės e moralit tonė kombėtar, Ermenji do tė shmangte sa tė mundete luftėn vėllavrasėse. Ne mėnyrė tė veēantė nė pranverėn dhe verėn e vitit 1944, atėhere kur lufta civile ishte nė pikun e vet, ky komandant legjendar do tė shmangte gjakderdhjen duke komentuar se “shqiptarėt janė tė pakėt si komb dhe po u vranė njėri me tjetrin atėhere do tė fitojnė grekėt me serbėt”.

Vite mė vonė duke kujtuar kėtė luftė vėllavrasėse si dhe pikat ku nacionalizmi shqiptar binte ndesh me parimet komuniste, profesor Ermenji do tė shkruante nė librin e vet: “Vendi qė zė Skėnderbeu nė historinė e Shqipėrisė” tekstualisht: “Balli Kombėtar ishte ndėnė kryesinė e Mid’hat Frashėrit, udhėheqės i provuar qė pėrfaqėsonte traditėn e vėrtetė nacionaliste dhe aspiratat e drejta tė kombit shqiptar. Balli Kombėtar mundohej t’i tregonte popullit si qėndronte e vėrteta, se si paraqiteshin problemet dhe mundėsitė e tij dhe si parashihej e ardhmja e Shqipėrisė. Kurse partia komuniste i tregonte ėndrra fantastike, pėrralla fėmijėsh, dhe gėnjente nė mėnyrėn mė tė paturpshme. Njė tjetėr problem qė e vinte Balli Kombėtar nė kundėshtim tė papajtuarshėm me Partinė Komuniste ishte ēėshtja e Shqipėrisė Etnike. Dihet se Kosova dhe Ēamėria kishin qenė shkėputur nga zgjedha jugosllave e greke prej fuqive tė Boshtit, dhe se bashkimi i tyre me Shqipėrinė nuk mund tė quhej ēėshtje e rregulluar. Balli Kombėtar ishte i pari qė e kuptonte atė punė, dhe ēlirimin e kėtyre krahinave nuk e lidhte me rrethanėn e njė fitoreje tė pėrkohshme tė Gjermanisė naziste, por me tė drejtėn e vetvendosjes sė popujve qė mbahej si parimi themelor i Kartės sė Atlantikut, shpallur prej Roosvelt-it dhe Churchill-it mė 14 gusht 1941. Qė popullsia e Kosovės edhe e Camėrisė tė ishin nė gjendje pėr ta kėrkuar dhe pėr ta mbrojtur atė tė drejtė, duheshin organizuar dhe ndihmuar prej vėllezėrve tė tyre tė Shqipėrisė politike. Nėpėr kėtė rrugė e kuptonte Balli Kombėtar ēlirimin e atyre krahinave dhe kjo ishte lufta qė ky desh tė bėnte pėr Shqipėrinė Etnike.”

Nė nėntorin e vitit 1944, pamvarėsisht se komunistėt e quajtėn ēlirim i vendit, nė tė vėrtetė ky mund tė quhej si robėrim i vendit prej ideve komuniste. Pushteti i sapo-vendosur i bolshevikėve tė Tiranės do tė niste nga dhuna dhe terrori i paparė ndonjėherė, i cili do tė vazhdonte pėr 50 vjet me radhė. Profesor Abaz Ermenji, nė lidhje tė ngushtė me prijės tė tjerė tė nacionalizmit shqiptar, do tė pėrballej nė kėto momente me tė ashtuquajturėn forca tė “Mbrojtjes sė popullit” qė nė tė vėrtetė ishin kthyer nė forca tė zhdukjes sė kundėrshtarėve politikė tė komunistėve tė Tiranės.

Qė nga nėntori i vitit 1944 e deri nė pranverėn e vitit 1946, Ermenji pėrkrah vėllezėrve Kazazi, Muharrem Bajraktari, Hysni Demės dhe prijėsve tė tjerė nacionalistė nga Kosova dhe trevat e Maqedonisė shqiptare do tė zhvillonin njė varg betejash, duke rrėfyer pėrveē anti-komunizmit tė tij dhe cilėsi tė tjera si prijės ushtarak. Pushka e tij gjėmonte nė Postribė dhe Cerem, nė Malėsi tė Madhe dhe Golaj, nė Orosh dhe B a j z ė , ndėrkohė qė klika e Tiranės e pati shpallur kriminel lufte dhe i kishte burgosur tė jatin. Mė pas kur lufta e prijėsve nacionalistė nė Shqipėri u bė krejt e pamundur, profesor Ermenji largohet nga atdheu, i bindur nė vetėdijen e tij se nuk do tė ndalė askurrė tė ndihmojė kombin e vet pėr tė zhdukur komunizmin.

Jeta dhe vepra e profesorit tonė te nderuar nė mėrgim, ėshtė padyshim shėmbull i njeriut tė palodhur, trim e tė zgjuar, zemra e tė cilit nė ēdo minutė rreh pėr kombin. Nė mjaft takime, biseda dhe kontakte me diplomatė tė shquar perėndimorė, Ermenji do te pėrcillte idenė se komunizmi ėshtė njė sėmundje e keqe pėr shqiptarėt, se Shqipėria nė shekuj me radhė kishte ėndėrruar ta shihte veten nė radhėn e popujve tė Evropės Perėndimore dhe aspak tė kthyer me fytyrė nga Lindja. Ai vihet nė krye tė komitetit “Shqipėria e Lirė” dhe udhėheq grupet politike shqiptare nė Evropė, nė rezistencėn e tyre aktive antikomuniste.

Janė me dhjetra shkrimet e tij nė faqet e gazetave mė tė lexuara franceze, italiane dhe ato amerikane, siē janė me dhjetra fjalėt e tij nė disa radio tė Parisit dhe Romės, ku Ermenji jo vetėm dėnon dhunėn dhe terrorin komunist nė Shqipėri, por u bėn thirrje kancelerive perėndimore tė kontribuojnė me ēdo mjet pėr tė rrėzuar kėtė sėmundje vdekjeprurėse pėr bashkėkombasit e vet. Ai ndjek nga afėr stėrvitjet e bashkėkombasve tė vet tė inkuadruar nė “Kompaninė 4000" nė Gjermani, mandej ka qėnė i pari qė ka kundėrshtuar futjen e tyre tė fshehtė nė Shqipėri, pasi ishin ndeshur lojrat e dy prej kundėr-zbulimeve mė te mėdha KGB-sė dhe CIA-sė.

Pėr luftėn e tij tė vendosur pėr lirinė dhe prosperitetin e kombit shqiptar, nė mesin e viteve 70-tė tė shekullit qė lamė pas profesor Abaz Ermenji dekorohet nė SHBA me dekoratėn "Ajzenhauer" me motivacionin "luftėtar i shquar nė luftėn kundėr komunizmit". Nė kėtė takim, midis tė tjerave profesori ynė i shquar do tė falenderonte administratėn e lartė tė SHBA dhe do t’i kėrkonte asaj angazhim mė tė madh pėr tė ndihmuar popullin e tij tė vogėl.

Ndėrsa nė New Jork, nė 100 vjetorin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, pėrveē tė tjerash do tė shprehej: "Duhet tė themelojmė njė shtet shqiptarė tė plotė qė tė jetė njė faktorė pėrparimi dhe paqeje krahas me popujt e tjerė tė Ballkanit. Nė Shqipėrinė politike dhe jashtė saj kemi sot afro pesė milionė shqiptarė qė kanė njė vetėdije kombėtare shumė mė tė zhvilluar se e kishin nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit. Qė e shikojmė me helm nė zemėr se Prizreni, qėndra e Shqipėrisė sė atėhershme nuk bėn pjesė nė Shqipėrinė politike tė sotme. Kėta shqiptarė nuk do t’i lėshojnė kurrė armėt nga dora derisa tė gjithė bijtė e kombit tė mblidhen nė njė atdhe tė pėrbashkėt. Me tė gjitha mjetet brutale qė pėrdorėn armiqtė tanė, drita jonė nuk do tė shuhet kurrė sepse nuk shuhet shpirti i njė kombi. Jemi regjur me tė gjitha vuajtjet dhe pėrpjekjet, prandaj vullnetin tonė s'ka forcė qė e thyen. Do tė luftojmė tė papėrkulshėm derisa tė kemi frymė dhe kanė pėr ta vazhduar luftėn tė papėrkulshėm ata qė vijnė pas nesh". (Marrė nga fjalimi me rastin e 100-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit" New York, 24 qershor 1978).

Te nderuar pjesmarrės nė kėtė tubim pėrkujtimor! Anti-komunizmi i profesor Ermenjit, si tipar kryesor i jetės dhe veprės sė tij ra nė sy dhe nė vitet 90-tė, atėherė kur grehina e komunizmit u shėmb si nė krejt Evropėn Lindore edhe nė Shqipėri. Tė gjithė ne e kemi parasysh se jo vetėm ne riorganizimin e "Ballit Kombėtar" por edhe nė lėvizjet politike tė tij si lidership i kėsaj partie, Ermenji u pėrpoq tė luftonte komunizmin nė thelbin e vet ,nė mentalitetin dhe jo me parrulla boshe dhe bombastike. I tillė qe profesori ynė i nderuar, pse pati kuptuar nė brendėsi se ēfarė karastrofe ishte per kombin tonė diktatura komuniste 50 vjeēare.

Ndonėse i shkuar nė moshė, ndonėse i lodhur prej brengave, nė ēdo fjalė e ēdo ide tė tij, rrezatonte nacionalizmi i kulluar, ai nacionalizėm qė i bėnte barrierė tė fuqishme ēdo ndikimi komunist, ēdo gjėje qė nuk pėrshtatej me normat e moralit tonė kombėtar. Me fjalėn dhe shembullin e vet, profesor Abaz Ermenji do tė mbetet padyshim objekt frymėzimi pėr ne, pėr brezat e rinj tė nacionalizmit shqiptar. Rroftė kujtimi dhe vepra e kėtij burri tė madh tė Shqipėrisė!

Ndėrsa historiani i shquar Sherif Delvina ka prekur njė nga problemet mė relevantė tė historiografisė shqiptare, pikėrisht rolin dhe rėndėsinė e epopesė Skėnderbejane. Historiografa jonė, u shpreh Delvina ka patur dhe vazhdon tė ketė luhatje nė kėtė drejtim. Profesor Abaz Ermenji, me librin e tij "Vendi qė zė Skėnderbeu nė historinė e shqiptarėve" ka dhėnė disa mesazhe tė ēmuara. Sė pari ai ka treguar se luftėrat e shqiptarėve kishin patur nevojė tė ngutėshme pėr nje prijės tė zotin. Vetė zhvillimi dhe emancipimi i shqiptarėve parashihte rolin e prijėsit. Gjergj Kastriot Skėnderbeu, ishte personalitet i shquar, i cili pėrmblodhi nė vetėvete tiparet mė tė vyera tė kapedanėve shqiptarė. Fakti qė ai mbrojti krishtėrimin nga kryqėzatat osmane, ėshtė analizuar gjithashtu me realizėm prej Ermenjit. Kjo analizė ka nxjerrė nė pah jo vetėm cilėsitė luftarake tė popullit tonė, por edhe vėmendjen dhe dėshirėn e lashtė te tij, pėr t’u radhitur nė familjen e madhe tė civilizimit europian.

Delvina nuk ka munguar tė nxjerrė nė pah karakterin utilitar tė veprės nė fjalė, duke u ndalur edhe nė periudhėn e Luftės sė Dyė Botėrore. "Ermenji, vijoi ai duke qėnė i doktoruar nė Sorbonė tė Francės si dhe duke patur mė pas mundėsinė tė jetė nė rolin e udhėheqėsit ushtarak tė “Ballit Kombėtar” nė vitet 1943-1944, ka mundur tė japė ngjarjet e turbullta tė atyre viteve me njė realizėm dhe ndriēim tė veēantė. Ai pėrshkruan hollėsisht shkaqet qė ēuan nė luftėn vėllavrasėse tė shqiptarėve, duke mohuar nė mėnyrė kategorike tezat e “profesorėve” tė ideologjisė komunisto-bolshevike se gjoja kjo luftė nuk ka ekzistuar. Ermenji, pėrfundoi Delvina, me kėtė vepėr por edhe me shkrime tė tjerė, tė botuar nė shtypin e diasporės, nė vitet 1945-1990 ka dhėnė realisht ngjarjet historike tė kombit tė vet, duke mos i deformuar asnjėherė ato, pėrkundrazi duke i ndriēuar nė mėnyrėn mė shkencore. Ai ka qėnė dhe do tė mbetet gur themeli nė ndėrtesėn e historiografisė sonė tė post-komunizmit.

Tubimin nė fjalė e ka pėrshėndetur mė pas deputeti Uran Metko, kryetar i grupit parlamentar tė partisė "Balli Kombėtar". Pasi ka folur rreth vizionit tė profesor Ermenjit si politikan, Metko ėshtė ndalur nė shqetėsimin e pėrhershėm tė liderit historik te Ballit, lidhur me idenė e Shqipėrisė Etnike. Kosova dhe Ēamėria, do tė ishin kryefjala e ēdo bisede me Ermenjin, vijoi Metko, dhe ndryshe nga politikanėt shqiptarė tė tjerė, ai do tė ishte shumė i sigurtė nė vetvete se njė Shqiperi e pėrgjysmuar nė troje, do tė ishte nje brengė e pėrhershme e kombit shqiptar, si edhe nje ardhmėri e pasigurtė e Ballkanit. Civilizimi i perėndimor i profesor Ermenjit, nuk do tė kishte asgjė tė pėrbashkėt me shovinizmin pėrkundrazi, nė thirrjet e veta qė iu ka drejtuar bashkekombasve ai me pjekurine dhe vizionin e politikanit modern, ka bėrė tė qartė se rruga e pėrmbushjes sė tė drejtave tė njeriut, pėrparėsitė dhe prioritetet e mekanizmave qė mbrojnė tė drejtat e popujve, do tė mbeten busulla e shqiptarėve.

Nė mėnyrė tė veēantė, vijoi Metko, profesor Abaz Ermenji ka pasur shqetėsim tė vazhdueshėm tragjedinė kulmore ēame, e cila ndonėse ka njė shekull qė ka nisur, ende sot nuk po mbaron. Grupi ynė parlamentar, nė kėto ditė po pėrdor tė gjitha format e luftės parlamentare, me qėllim qė tė kalojė nė kuvend Rezolutėn ēame.

Ndonėse qeveria e sotme socialiste nuk i ka kushtuar asnjėherė vėmendje kėsaj rezolute, ne do tė bėjmė ēfarė ėshtė e mundur qė banorėt martirė tė Ēamėrisė tė fitojnė tė drejtat elementare tė tyre, tė bindur se nė kėtė mėnyrė do tė vemė nė jetė amanetin e profesorit tonė tė nderuar, liderit historik tė partisė, Abaz Ermenjit".

Nuk kanė munguar nė kėtė tubim pėrkujtimor edhe bashkėluftėtarė tė profesor Ermenjit. Kėshtu, nė fjalėn e tij z.Ahmet Nivica, pėrveē tė tjerave tha: Kur hordhite e Duēes sulmuan Shqipėrinė, mė 7 prill 1939, profesor Abazi ne Liceun e Korēės, stėrviti nxėnėsit si paraushtark pėr tė luftuar dhe pėr t'i dalė zot atdheut. Ja si shkruan kapiteni anglez Amery: “Nė njė kohė kur lufta zhvillohej akoma me tėrbim rreth Krujės, arritėn nė Mazhje Mid’hat Frashėri dhe Abas Ermenji, komandant ushtarak i Ballit Kombėtar. Mid'hati kishte ardhur mbi njė mushkė. Abaz Ermenji mbi njė kalė tė zi, me uniformė tė gjelbėrt tė errėt, ishte profesor i ri i ndezur nga ndjenja nacionaliste kur kish qėnė profesor nė liceun e Korēės. Abaz Ermenji ishte pėrpjekur t'i organizonte studentėt qė t'i rezistonin pushtimit Italian. Ishte zėnė nga italianėt dhe u dėrgua nė kampin e pėrqėndrimit nė Ventotene.

Pas dy vjetėsh u lirua tė kthehej nė Shqipėri mė 1942 dhe me ty kthyer shkoi nė malet e Korēės pėr tė luftuar kundėr italianeve me forcat e tij balliste. Nė Ventotene italianėt Abazin e internuan me kėta shokė: Faslli Frashėri, Safet Butka, Selman Riza, Myzafer Pipa, Llazar Fundo, Gani e Sait Kryeziu etj. Mė 1942 u lirua nga internimi.

Erdhi nė Shqipėri ku organizoi e mobilizoi shumė ushtarė vullnetarė ballistė dhe filloi aksionet me goditje tė shpeshta kundra forcave tė okupatorit, njė nga aksionet mė tė bujshme ėshtė ajo e Beratit, gusht 1943, ku Abazi bėri rrethimin e Beratit dhe me sulme e goditje tė guximshme e tronditi dhe ēoroditi duke e dėmtuar rėndė armikun.

Oficeri angles misionar nė Shqipėri thotė: -Takuam Abaz Ermenjin i cili qe i gatshėm tė luftonte dhe bėnė disa aksione me Abazin kundėr gjermanėve. Abazi na shpjegoi situatėn dhe na tregoi njė dokument qė ua kishte zėnė partizanėve mė 9 shtator 1943; ishte njė qarkore tė cilėn e pėrkthyen anglisht se ishte me rėndėsi. Abazi na tha qė sė shpejti mund tė fillojė vėllavrasja, ajo qarkore qe njė provė e mirė qė brigada e parė nuk hyri nė luftė me gjermanė dhe njė provė me shkrim qė tė prishte mbledhjen e Mukjes. Mė tutje nė faqen 83 tė librit "Bijtė e Shqipes" Amery pohon;

"Pashė qė po digjeshin 2 fshatra afėr Borshit, kujtova se i kanė djegur gjennanėt, por jo, i kishin djegur partizanėt se ishin fshatra balliste".

Abaz Ermenji qe komandant ushtarak energjik i Ballit Kombėtar dhe i lėvizjes nacionaliste. Kishte pėrqendruar disa prej forcave balliste tė cilat arrinin pothuaj nė 800 vetė.

Nė tė vėrtetė tė gjithė luftėtarėt si Skėnder Muēo, Safet Butka, Hysni Lepenica, tė cilėt kishin fituar njė emėr nė Toskėri, ishin vrarė. Ai ishte tani i vetmi qė vepronte akoma, me shpirt reformator donte tė luftonte kundra komunizmit.

Abaz Ermenji nuk e kursente as veten as njerėzit e tij. Profesori kėrkoi njė oficer britanik pėr tė vėzhguar luftėn qė do te zhvillonte kundėr gjermanėve. Ne pranuam dhe me tė shkoi oficeri ynė Mereti. Abaz Ermenji me njė forcė ballistėsh prej 200 burrash sulmoi njė autokollonė gjermane e pėrbėrė prej 40 kamionėsh. Mereti na lajmėroi se 3 kamiona ishin djegur, 18 tė shkatėrruar dhe 8 motoēikleta po tė shkatėrruara e mė tepėr se 30 gjermanė kishin mbetur tė vrarė.

Udhėheqėsi ballist na solli edhe rreshterin e forcave ajrore tė Shteteve tė Bashkuara Shumejter, aeroplani i tė cilit qe rrėzuar nė jug tė Durrėsit dhe kishte rėnė rob te gjermanėt. Ndėrkohė Abaz Ermenji vazhdonte tė godiste nė veri pareshtur gjermanėt me forca tė bashkuara zogistėsh dhe ballistėsh.

Unė personalisht e njoha Abazin nė luftimet e Laēit kundėr komunistėve, nė nėntor 1944, pastaj nė Shkodėr po nė nėntor 1944; aty u ndamė pse Abazi vazhdoi luftėn kundra komunizmit nė malet e Shqipėrisė deri nė fund tė vitit 1946.

Mė pas u arratis nė Greqi ku qeveria greke e arrestoi por me ndėrhyrjen e anglezėve e lėshuan; ambasada angleze e mori nė mbrojtje dhe e ēoi nė Perėndim. Pas 6 vjetėsh u takova me profesorin nė Paris. Ai drejtonte luftėn kundėr komunizmit me heronj tė heshtur nacionalistė.

Ndėrsa veterani i “Ballit Kombėtar” Agim Tefik Sfiri solli disa kujtime rreth figurės sė shquar tė profesor Ermenjit. Gjithashtu, pėrshėndeti nė emėr tė familjes, z. Xhevedet Aliaj, i cili midis tė tjerave falenderoi kryesinė e partisė “Balli Kombėtar” pėr pėrgatitjen dhe organizmin e kėsaj pėrkujtimoreje. Tė pranishmėve nė fund iu dhurua edhe libri i profesor Abaz Ermenjit “Kultura dhe morali kombėtar” i financuar nga partia “Balli Kombėtar”.

Korresp. i “Balli i Kombit”.

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji