Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë


Njė jetė pėr Shqipėrinė

Bėhet sot plot njė vit qė nga dita kur pushoi sė rrahuri zemra e profesor Abas Ermenjit. Megjithėse Profesori ishte nė moshė tė madhe, vdekja e tij i habiti tė gjithė ata qė e njihnin. Sepse e mendonin Profesorin tė pėrjetshėm. Sepse Profesori vetė nuk e pranonte pleqėrinė. "E ndiej vehten ende tė fortė", thoshte, "qė tė vazhdoj t'i shėrbej kombit shqiptar". Dhe sa herė qė e donte ēėshtja e kombit, shkonte nė Shqipėri sikur tė ishte djalė, pa pyetur pėr pleqėrinė apo pengesat e tjera.

E kujtojmė Profesorin nė vitet 1995 dhe 1996 kur zhvillonte njė sėrė konferencash nė tė gjithė Shqipėrinė. Asnjė qytet nuk la pa shkuar: nė Korēė, Vlorė, Shkodėr, Lezhė, Laē, Pėrmet, Gjirokastėr , Sarandė, Tepelenė, Berat, Ersekė, Librazhd, Pogradec, Elbasan, Durrės, Kukės, Tropojė, Pukė, Lushnjė, Fier, Poliēan, Çorovodė, Gramsh, Devoll etj. Me njė vullnet dhe energji tė pashtershme, Profesori nė kėto konferenca u tregonte shqiptarėve historinė e tyre, "tė cilėn shqiptarėt ende nuk e dijnė", thoshte ai. U shpjegonte se ē'ishte komunizmi, "njė utopi tė marrėsh qė e konsideronin njeriun nė shkallėn e mizave tė dheut". U tregonte se "Balli Kombėtar" ka qenė mbrojtėsi mė i flaktė i kombėsisė shqiptare dhe vazhduesi i frymės sė Lidhjes sė Prizrenit dhe se qėllimi i tij ishte "tė bashkojė kombin shqiptar dhe tė ngrejė Shqipėrinė nga kjo gjendje e ulėt ku ka rėnė". I porosiste tė vepronin ashtu siē duhej, "tė mos turpėronin tė Parėt e tyre dhe tė mendonin pėr fėmijtė e tyre duke iu lėnė njė Shqipėri tė rregulluar".

Dhe kudo Profesorin shqiptarėt e pritėn ngrohtė, e dėgjuan me vėmendje madje dhe i kėnduan kėngė. "Profesor Abas Ermenji/tė kėrkon vatani tija" i kėndonte populli i Delvinės. Por ngjarjet nuk rrodhėn ashtu siē duhej tė rridhnin. "Nė Shqipėri ka patur gjithmonė dy rryma tė kundėrta: rryma kombėtare dhe ajo anti-kombėtare", thoshte Profesori. Dhe pėr fat tė keq, rryma anti-kombėtare deri tani ka qenė mė e fortė.

Por Profesori nuk e humbiste besimin tek Shqipėria, tek kombi shqiptar. Deri nė ditėt e fundit tė jetės, megjithė gjendjen e rėnduar shėndetėsore, interesohej pėr punėt e Shqipėrisė, dhe mendonte tė kthehej edhe njėherė atje "pėr tė mos ua lėnė Shqipėrinė grekėve". " Bėhuni shqiptarė tė mirė ", ishte porosia e tij e fundit.

"Punoni pėr Shqipėrinė", u thoshte shqiptarėve Profesori, "se ai ėshtė vendi juaj, ju dhe fėmijtė tuaj duhet ta gėzoni. Nuk ka nevojė tė bėni gjėra shumė tė mėdha, por sikur secili nga ju tė bėj pak pėr Shqipėrinė, kjo mjafton qė ta nxjerrim nga gjendja ku ka rėnė".

Profesori e sakrifikoi tė gjithė jetėn e tij pėr Shqipėrinė. Fillimisht i internuar nga italianėt nė Ventotene, mė pas nė luftė kundėr italianėve, komunistėve dhe gjermanėve, dy vjet i ndjekur nga komunistėt nė malet e Shqipėrisė, pastaj nė burgjet e Greqisė, tė Italisė, e mė pastaj nė mėrgimin e gjatė nė krye tė Komitetit Kombėtar Demokrat "Shqipėria e Lirė", Profesori nuk pati kohė tė mendojė pėr vehten e tij. Mendoi vetėm pėr Shqipėrinė pėr tė cilėn sakrifikoi gjithēka. Profesori nuk pati kohė e mundėsi tė krijonte familje. Familja e tij ishte Shqipėria, familjarėt e tij ishin tė gjithė shqiptarėt, nė mes tė cilėve ai ndihej aq mirė dhe tė cilėt e deshėn aq shumė.

Profesori e donte shumė Shqipėrinė. "Shqipėria, thoshte ai, ėshtė pasioni i madh i jetės sime. Ėshtė diēka e pashpjegueshme, mistike ashtu siē janė gjithmonė pasionet e mėdha".

U bė njė vit qė kur u ndamė nga Profesori. Por kemi nė mendje kujtimin e tij tė paharruar. Kujtojmė fjalėt e tij, dashurinė e tij pėr Shqipėrinė, idetė e tij dhe tė shokėve tė tij, tė cilat vinin qė nga Rilindja shqiptare dhe tė cilat ai arriti tė na i pėrcjellė duke sfiduar kohėn, moshėn, komunizmin dhe armiqtė e kombėsisė shqiptare. Nė saje tė Tij e kemi tashmė tė qartė se si janė punėt e Shqipėrisė dhe se si mund tė zgjidhen ato.

U bė njė vit qė u ndamė nga Profesori. Jemi tė dėshpėruar qė nuk e kemi nė mes nesh, por tė mos frikėsohemi, sepse fjala e tij do tė jetė aty pėr tė na dhėnė zemėr kur tė jemi tė ligėshtuar dhe pėr tė na kėshilluar nė momente tė vėshtira. Prandaj le tė vazhdojmė pa reshtur dhe me mė shumė hov punėn dhe luftėn pėr idetė pėr tė cilat luftoi e punoi Profesori, pėr lartėsimin e kombit shqiptar, pėr Shqipėrinė Etnike, deri nė kohėn kur "pas t'lumurės Fitore/ Rrotull Shqipes madhėshtore/Ngrihen kupat me dolli. "

I pėrjetshėm qoftė kujtimi i Profesor Abas Ermenjit.

Xhemil Meço
10 Mars 2004

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji