Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë



YJ TE SHUAR

Prof. ABAS ERMENJI

Megjithėse heronjtė e luftės dhe flamurtarėt e idevet mbeten gjithmonė tė gjallė nė historinė e popujvet, kjo e gjorė njerėzi ėshtė e mbytur nga hallet e ditės, qe s'e lėnė tė shikojė me tutje. Po herė pas here, nė pėrvjetorin e vdekjes, kujtimi i heroit a i flamurtarit heth njė flakė mė tė fortė, si ca yj periodikė qė fshihen e duken prapė kohė pas kohe, plot me zjarr xixėllonjės. Populli shqiptar, mė 12 tė kėtij Gushti, pret, pėr tė gjashtėn herė, kthimin kujtimor tė tre yjve tė shuar : Skėnder Muēo, Izeir Ismaili dhe Zako Mezini.

Ushtarė tė lavdishėm tė Shqipėrisė dhe antarė tė Ballit Kombėtar, tė tre kėta burra, qė kishin qėnė lulja e djalėrisė vlonjate, shkuanė si vetėtimė e pėrgjaktė nė njė nga netėt mė tė zeza e mė tė shėmtuara tė historisė shqiptare, qė ėshtė viti 1944. Tė gjyrmuar prej trathėtarėvet vendas, u-kapėn tinės prej Gjermanėvet, afėr Vlorės, dhe u-vranė nė Bubullimė, midis Fjerit e Lushnjės, mė 12 tė Gushtit. Me vdekjen e tyre vulosnė edhe njėherė idenė e Hysni Lepenicės, idenė e Nano Gjonit e tė mijra Dėshmorėve tė tjerė, bėnė ashtu si i ka hije Vlorės sė Ismail Qemalit, Vlorės sė Selam Musajt.

Skėnder Muēua ish antar i Komitetit Qėndror tė Ballit Kombėtar. "S'm'a merr mendja tė kthehem prapė i gjallė, por me gjithė kėtė, puna duhet bėrė, qoftė edhe me rrezik jete" tha, kur u-nis pėr n'atė krahinė tė Vlorės. Dhe pastaj s'e pamė mė. Ish i bukur, i qeshur e gojė-ėmbėl, dhe duheshin raste t'a kuptonje qė, prapa shprehjes delikate tė fytyrės sė tij, fshihej njė shpirt aqė i fortė. Kėto raste vinin kur Skėnderi prekej nė dashurinė e atdheut : atėhere fjalė e tij rrithte e kulluar, por e rreptė si ujėt e shkėmbit, dhe sytė i xixėllonin si hekuri nė zjarr. Ose kur duhej treguar ushtar i Shqipėrisė : atėhere s'mendonte se kish gruanė pa bukė, a linte fėmijėt udhėvet, llogari tė vogla qė bėjnė zakonisht shpirtrat e dobėt, por "i hidhej topit nga gryka" me zemėrimin e njė tigri. Skėnder Muēua ish nga udhėheqėsit e lėvizjes kombėtare kundėr pushtimit tė huaj. Kish qėnė hedhur nė luftėn politike edhe mė pėrpara, kur ish fare i ri, pėr t'i sjellė popullit liritė demokratike dhe njė drejtėsi shoqėrore mė tė lartė. Ish nga tė parėt qė e kuptoi natyrėn tiranike tė lėvizjes komuniste, dhe mendoi se ajo lubi duhej shtypur me armė.

Yzeir Ismaili ish i urtė e i matur nė fjalė, siē i ka hije njė edukonjėsi, por shkėmb i patundur nė vendimet e tij, sidomos kur kėto lidheshin me detyrat ndaj atdheut.

Zako Mezini ish mė i riu nga tė tre. Ish djalė i gjatė e i gjallė, me sy tė ndritur e flokė tė zes.

Tri shtylla tė fisėshme pėr tempullin t'onė tė Lirisė.

Armiqtė dhe trathėtarėt kujtojnė se duke vrarė ca njerėz ose duke prerė ca gjendrra tė njė lėvizjeje si kjo e jona, munt t'a shtypin a t'a shuajnė fare. Nuk mendojnė se me atė mėnyrė e forcojnė mė shumė. Pse sa mė fort njerėz tė vrasin prej njė lėvizjeje qė i ka rrėnjėt nė popull, aq mė shumė mbjellin dhėmbė dragoi kundėr vehtes sė tyre. Se me vrasje e presje munt tė shuhet ndonjė komplot klikash, qė s'lė pas as bisht as krye, por jo lėvizjet qė frymėzohen prej njė ideali, lėvizjet qė lindin nga histori e sė shkuarės pėr t'i dhėnė fytyrė historisė s'arthme. Lėvizjet e tilla s'i shuan dot plumbi as litari.

Atje ku bie gjaku i tre burrave si Skėnder Muēo, Yzeir Ismaili e Zako Mezini, hidhen nga prehri i mėmavet tridhjetė, treqint, tremijė tė tjerė, tė shkathėt e tė rreptė si zoqtė e shqipes, qė kanė njė dritė pėrpara : Idenė e atyre qė shkuan ; qė kanė njė detyrė pėr tė pėrmbushur : qėllimin e atyre qė u-vranė. Tė mos kujtojė njeri se njė gjak i pastėr si ky i djemvet t'anė, si ky i burravet t'anė, rrjeth kot. Ai vadit rrėnjėt e pemės Shqiptare pėr nė t'arthmen. Dhe do tė vijė shpejt dita kur kjo pemė e shenjtė tė hapi degėt madhėshtore plot me lule tė bardha, ashtu si ka qėnė i bardhė edhe qėllimi i Dėshmorėvet.

Dihet se, nė mungesė tė njė morali politik, punėt e njerėzvet kanė rrjedhur nė mėnyrė t'atillė qė, gjer tani, s'ka ardhur asnjė liri, s'ėshtė ngritur asnjė monument i math nė historinė e popujvet pa marrė pagėzimin e gjakut.

Aqė mė pak munt tė vinte pa gjak liri e Shqipėrisė. Popujt qė bėhen top rrecke nėpėr kėmbėt e kujdoj, popujt qė s'janė tė zotėt tė vdesin duke mprojtur nderin e tyre, pėr tė fituar lirinė e tyre, s'meritojnė as tė rrojnė. Kėtė porosi tė madhe na e la Gjergj Kastrioti, na e lėshoi si kushtrim Lidhja e Prizrendit, e pėrsėriti si jehonė brezi i Rilindjes, dhe Balli Kombėtar do t'a ndjeki gjer nė funt, gjersa Shqipėria tė mbetet e Shqiptarėvet dhe vetėm pėr Shqiptarėt.

Gazeta FLAMURI, korrik-gusht 1950

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

DËRGOJA KËTË ARTIKULL NJË MIKU
Nëse artikulli ose faqja që jeni duke vizituar ju duket interesante, mund t'ia dërgoni një miku duke klikuar këtu

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji