Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë



VULLNETI I MIRĖ DO TĖ TRIUMFOJĖ*

Prof. ABAS ERMENJI

Tė dashur shokė,

Me kėtė kongres tė Partisė nė mėrgim kemi dashur tė shikojmė se ku gjindemi me mendime e me pikėpamje, passi u-bė njė kohė e gjatė qė jemi ēkėputur prej Vendit t'onė dhe ndodhemi tė pėrndarė nė tė katėr anėt e botės. Dhe njeriu ndrron shpeshėherė pikėpamje sipas vendit ku ndodhet, sipas punės qė bėn, sipas interesavet tė veēanta qė e rrethojnė. Passi s'ka qėnė praktikisht e mundur qė tė mblidheshim tė gjithė nė njė vend, kemi bėrė njė varg kongresesh tė vogėl (ēdo grup antarėsh, atje ku ndodhet), dhe ky i sotmi ėshtė pėr tė shqyrtuar pėrgjigjet e dhėna prej seicilit dhe pėr tė caktuar vijėn politike tė Partisė nė bazė tė mendimit tė pėrgjithshėm tė antarėvet.

Shohim me kėnaqėsinė mė tė madhe se mendimet e antarėvet pajtohen e pėrputhen unanimisht me pikat e programit tė Partisė. As largėsitė oqeanike, as kalimi i kohės, as rrethi ku ndodhen s'kanė mundur t'i ndalin antarėt e Partisė s'onė nga ideali i pėrbashkėt : gjejmė ndėr 'ta bashkim mendimesh, bashkim pikėpamjesh, bashkim zemrash.

Nga se vjen kjo ? Kjo vjen nga se antarėt e Ballit Kombėtar nuk kanė qėnė rreshtuar nė kėtė parti me ndonjė qėllim ēpėrblimi e pėr interesa tė veēanta ; dhe drejtonjėsit e tij nuk kanė qėnė politikanė tė zanatit, nga ata qė rrojnė me politikė, e qė ndrrojnė ngjyrė e mendime sipas interesavet personale tė tyre, sipas erėravet qė fryjnė, a siē i lot dora e ndonjė padroni tė jashtėm, si kukullat nė vitrinė.

(Duartrokitje)

Antarėt e Ballit Kombėtar nuk duallėn nė skenė kur kish rroga e karrike zyrash. Ata duallėn atėhere kur Shqipėria thirri " Jam nė rrezik ! ", dhe kėrkoi ndihmė nga bijt e saj. Vetėm atėhere djemt e Partisė s'onė duallėn nė shesh, jo pėr tė marrė ēpėrblime e ofiqe, po pėr tė pritur plumba krahėrorit. Ky ėshtė shkaku sepse mendimet t'ona pėrputhen, dhe s'i ndajnė dot as largėsitė oqeanike, as vjetėt qė rrokullisen. Mendimet t'ona janė njė, sepse qėllimi i ynė ėshtė njė : liri e popullit Shqiptar.

Shokė tė dashur !
Shumė gjėra janė thėnė e thuhen kundėr nesh, shumė ēpifje dhe propaganda bėhen nga armiqtė dhe kundėrshtarėt t'anė, pėr t'ju pėrēarė juve dhe pėr tė turbulluar mendjen e Shqiptarėvet. Por tė gjithė ju e dini se lufta qė na bėhet neve s'ėshtė tjetėr veēse lufta qė i ėshtė bėrė mot e jetė popullit Shqiptar. Lufta qė na bėhet neve, ėshtė lufta qė u bėhet idealevet tė Shqipėrisė. Dhe, passi ne jemi tė vetėdijshėm pėr kėtė, nuk pėrgjunjemi, nuk epemi as pėrēahemi, por qėndrojmė mė tė bashkuar e mė tė vendosur se kurrė. Na kanė thėnė "trathėtarė" ata qė na luftonin me dorėn e huaj kur ne i bėheshin mburojė Shqipėrisė. Na kanė thėnė "diktatorė" ata qė shtypnin me hu e me litar ēdo tendencė demokracie kur ne luftonim pėr lirinė e pėrgjithshėme e pėr tė drejtat njerėzore tė popullit Shqiptar. Na kanė thėnė "ekskluzivistė" ata qė duan t'a mbajnė Shqipėrinė ēiflik tė njėqint vetave kur ne kėrkojmė tė drejta jetese pėr tė gjithė Shqiptarėt. Por ēpifje e propaganda si kėto, zakoni qė t'i thuhet sė bardhės " e zezė " dhe sė zezės " e bardhė " nuk janė tė sotme nė historinė e njerėzvet prandaj s'na nxehin as na ftohin.

Balli Kombėtar dolli atėhere kur Atdheu ndodhej ndėnė njė pushtim tė huaj dhe qė po i kanosej njė tjetėr pushtim i huaj. Dolli pėr tė mprojtur Shqipėrinė nga dy valėt imperialiste tė kohės s'onė, fashizmi dhe komunizmi. Dolli si njė lėvizje e natyrshėme, sportane, e popullit Shqiptar ; lėvizje e organizuar, me njė program tė prerė, drejt njė qėllimi tė vetėm : liri e Shqipėrisė, liri e Shqiptarėvet.

(Duartrokitje)

Mjerimin e njerėzisė, nė ditėt t'ona, e kanė shkaktuar dy rryma politike tė gabuara, imorale, ēnjerėzore : klikat fashiste, tė kryesuara gjer dje prej Hitlerit e Musolinit, dhe diktatura komuniste qė drejtohet prej Moskės. Tė parat kėrkojnė mbajtjen e masavet popullore ndėnė robėrinė politike dhe ekonomike tė njėj grushti feodalo-kapitalistėsh, dhe nėnėshtrimin e kombevet tė vegjėl ndėnė mė tė mėdhenjtė. E dyta kėrkon shtypjen e ēdo tė drejte njerėzore ndėnė tiraninė e hierarqisė komuniste - qė zėvėndėson hierarqinė feodalo-kapitaliste - dhe nėnėshtrimin e tė gjithė popujvet ndėnė diktatin e Moskės.

Siē dihet, tė dyja kėto rryma janė robėruese, shtypėse, imorale, tė bazuara vetėm nė ligjin e forcės e prandaj kundėr harmonisė dhe paqes.

Nė mes tė kėtyre ekstremeve ėshtė rruga e bashkėpunimit tė lirė, rruga njerėzore e drejtėsisė, e mirėkuptimit dhe e paqes. Nė kėtė rrugė dhe mbi kėtė bazė qėndron Partia e jonė demokrate.

Kjo lindi, siē thashė, pėr tė mprojtur lirinė kombėtare kundėr dy rrymave imperialiste, dhe pėr tė harmonizuar jetėn e brendshėme tė popullit t'onė nė njė ekuilibėr ekonomik e shoqėror tė pajtuarshėm me kuptimin e drejtėsisė, tė lirisė dhe tė demokracisė. Dhe kurrė Partia e jonė nuk e ka trathėtuar kėtė ideal.

Nė pikėpamje kombėtare, ka dhėnė provė qė kėrkon pamvarėsinė e plotė tė Shqipėrisė.

Nė pikėpamje ekonomike e shoqėrore, kėrkon emancipimin e fshatarit bujk me anėn e reformės agrare dhe tė lartėsimit kulturor tė tij ; kėrkon sigurimin e jetesės, sigurimin e lirivet, e tė drejtavet tė punėtorit, tė zejtarit, tė profesionistit, tė intelektualit, tė tė gjithė shtresave qė punojnė e prodhojnė ; kėrkon, jo nėnėshtrimin e njė klase a tė njė shtrese tė popullit ndėnė njė tjetėr, por harmonizimin e sferavet tė ndryshme ekonomike e shoqėrore nė njė tėrėsi kombėtare tė drejtė, tė lirė, tė lumtur.

Nė pikėpamjen e methodhės politike, Partia e jonė, edhe nė rrethanat mė tė vėshtira, ka ndjekur me plot besim parimin e demokracisė.

Ne u zgjatėm dorėn komunistėvet, nė Mbledhjen e Mukajt, nė Gusht tė 1943-sė, pėr njė bashkėpunim tė drejtė mbi njė bazė programi kombėtar e demokratik. Ata nuk i qėndruan fjalės, sepse komunistėt s'kanė asgjė qė tė quhet kombėtare ose demokratike. Pastaj, duke hedhur poshtė nga ana e jonė ēdo ekskluzivizmė a paragjykim partie, kemi kėrkuar vazhdimisht, mbi baza demokratike, bashkėpunimin e ēdo grupi a personi qė mendonte e punonte pėr tė mirėn e Shqipėrisė.

Nė mėrgim, pranuam tė bashkėpunojmė me grupe tė sė djathtės, mbi njė program kombėtar e demokratik, nė Komitetin " Shqipėria e Lirė ", qė u-formua nė Gusht tė 1949-s, pėr tė ndihmuar ēlirimin e Vendit t'onė nga komunizmi. Dhe i qėndruam besnikėrisht bashkėpunimit pėrsa kohė qė u-mbajtėn programi dhe baza mbi tė cilėn ish formuar Komiteti.

Por kur ish-Komiteti " Shqipėria e Lirė " u-shndėrrua nė njė kukull politike, nė njė grumbull bejlerėsh e feodalėsh, dhe u-kėrkua prej nesh tė mbetemi aty brenda si mercenarė tė fashizmit ose si sejmenė tė ēiflik-sahibinjvet, pėr tė gėnjyer popullin, natyrisht s'mundėm tė qėndrojmė. Qėndrimi i ynė n'atė lloj komiteti do t'ish njė tallje si me ndėrgjegjen t'onė, ashtu edhe me popullin Shqiptar. Dhe ne s'kemi zakon tė tallemi as me njėrėn as me tjetrin.

Pėrsa i pėrket politikės sė jashtėme, Partia e jonė ndjek me durim rrugėn e mirėkuptimit dhe t'arritjes nė njė bashkėpunim tė sinqertė me popujt e tjerė, me Demokracitė e Perėndimit dhe me fqinjėt. Ne jemi gjithmonė pėr paqe, pėr afrimin dhe bashkėpunimin ndėrmjet popujvet. Do tė mundohemi nė ēdo rast tė jemi njė element pajtimi nė mes tė fqinjėvet tė tokės e tė detit, njė element harmonie nė jetėn ndėrkombėtare, njė element paqeje e vėllazėrimi nė Ballkan.

Siē shihet qartė nga vepėrimi i ynė i gjertanishėm, ne jemi pėr paqen, pėr bashkėpunimin vėllazėror, si brenda kuadrit kombėtar ashtu edhe nė fushėn ndėrkombėtare. Por kjo dėshirė e jona pėr afrim e vėllazėrim lyp dy kondita tė domosdoshme : pamvarėsinė kombėtare dhe respektimin e parimit tė demokracisė. Atje ku mungojnė kėto dy kondita, ne s'munt tė hyjmė as tė bashkėpunojmė.

Nė t'ashtuquajturin Komitet " Shqipėria e Lirė " tė sotmė, kėto dy kondita janė fort tė dyshimta. S'kemi arsye tė besojmė se ai komitet do tė sigurojė pamvarėsinė e Shqipėrisė, kurse grupe nga ata qė e pėrbėjnė kanė qėnė pėrdorur, nė tė kaluarėn, pėr robėrimin e Vendit t'onė. Dhe s'ka njeri aqė tė leht nga mendja sa tė besojė se ai komitet do t'i kthejė popullit liritė demokratike, kurse brenda nė 'tė ka klika qė gjer dje kanė shtypur me forcė ēdo tendencė demokracije.

Nė rrethanat e sotme sidomos, kur lufta bėhet kundėr komunizmit - dhe komunizmi ka ardhur si konsekuencė e abuzimevet dhe e shtytjes politike e ekonomike ushtruar nga klikat fashiste - tė mendosh se ato klika tė ēkredituara, qė ishin gjer dje nė shėrbim t'imperializmit fashist, qė s'kanė asnjė forcė morale nė vetvehte dhe asnjė arsye tė qėnuri, do tė pėrmbysin komunizmin dhe do tė drejtojnė sot dinamizmin e popujvet, ėshtė jo vetėm njė utopi por edhe njė gabim i tmerrshėm. Nėqoftėse pėr popujt e Evropės s'ka tjetėr udhė pėrveē komunizmit t'egėr, gjakėsor, por i disiplinuar e dinamik, mė nj'anė, dhe klikavet fashiste tė kalbura e pa asnjė forcė vitale, n'anėn tjetėr, komunizmi e ka tė fituar davanė.

Komunizmi munt tė luftohet vetėm duke i vėnė pėrballė njė kuptim mė tė lartė tė jetės, tė drejtėsisė shoqėrore e tė lirisė. Vetėm atėhere buēasin forca tė reja nga gjiri i popujvet, ndizet enthusiazmi, fitohet vullneti i masavet tė gjera, i bujqvet, i punėtorėvet, i djalėrisė. Vetėm atėhere ecet me gjith mend drejt paqes, harmonisė dhe lumturisė sė pėrgjithshėme. Por kur lufta antikomuniste merr karakteret e fashizmit tė djeshėm dhe bėhet vetėm n'interes tė disa klikave qė kanė humbur ēiflikėt e privilegjet, ose tė bankjerėvet qė kanė humbur tregjet, s'besonj tė ketė shumė njerės budallenj qė t'i prestohen kėsaj lodre.

Nė konditat e sotme politike, me njė Shqipėri tė shkelur nga komunizmi dhe me njė grumbullim klikash tė ēkredituara pėrjashta, qė pretendojnė t'a ēlirojnė, detyrat e Partisė s'onė dhe tė patriotėvet Shqiptarė pėrgjithėrisht janė bėrė shumė mė tė rėnda. Sepse midis kėtyre dy ekstremeve, mbetet njė zbrazėsirė e madhe politike tė cilėn duhet t'a mbushim ne me popullin Shqiptar dhe me patriotėt e vėrtetė. Midis dy ekstremevet antipopullore, mbetet populli me aspiratat e tij, tė cilin duhet t'a sqarojmė, t'a drejtojmė dhe t'i tregojmė tė vėrtetėn. Mbetet brezi i ri, djalėria e hovshėme dhe tėrė zjarr, qė vėshtron tek ne. Mbeten tė gjithė ata qė besojnė nė t'arthmen e Shqipėrisė, nė luftėn dhe programin t'onė. Duhet t'i bashkojmė e t'i organizojmė tė gjitha kėto forca, dhe t'i drejtojmė nga qėllimi i vetėm i tyre qė ėshtė : liria e Shqiptarėvet.

Dhe kam besim tė patundur se do t'i a arrijmė qėllimit. Provėn e parė e bėmė nė kėta muajtė e fundit : jo vetėm antarėt e Partisė s'onė, por edhe patriotė tė tjerė, tė shpėrndarė nėpėr botė, janė treguar solidarė me ne rreth problemevet Shqiptare, dhe na kanė premtuar ndihmėn e tyre morale e materiale pėr tė vazhduar punėn e nisur. Dhe u japim fjalėn se do t'a vazhdojmė.

S'ka dyshim se edhe populli brenda, edhe djalėria e frymėzuar me idealet e reja do tė tregohen tė bashkuar me ne, ashtu siē po tregohen patriotėt e mirė pėrjashta. Kėtu qėndron forca e jonė.

Shokė tė dashur !
Le tė vazhdojmė me ballė-hapur e me shpirt tė fortė nė rrugėn e detyrės e tė lirisė. Le tė kėrkojmė me zemėr tė gjerė e me dashuri tė vėrtetė bashkimin e Shqiptarėvet rreth interesavet kombėtare. Le tė kėrkojmė miq e aleatė nė botėn e jashtėme, mirėkuptim me fqinjėt e Shqipėrisė dhe pajtim pikėpamjesh e interesash me Demokracitė e Perėndimit.

Tė jini tė sigurtė se nuk jemi vetėm ne qė duam t'ecim drejt lirisė, drejtėsisė dhe paqes. Eshtė vullneti i pėrgjithshėm i njerėzisė mbarė qė po kėrkon tė ngjitet nė kėtė kuptimin e lartė tė jetės. Dhe vullneti i mirė do tė triumfojė.

Tė bashkuar e tė vėllazėruar si gjithmonė, le tė shpresojmė qė Kongresin e arthmė tė Partisė s'onė t'a mbajmė nė Shqipėrinė e liruar.

(Duartrokitje)

Gazeta FLAMURI, janar-mars 1954

* Letėr dėrguar nga Parisi pėr Kongresin.

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

DËRGOJA KËTË ARTIKULL NJË MIKU
Nëse artikulli ose faqja që jeni duke vizituar ju duket interesante, mund t'ia dërgoni një miku duke klikuar këtu

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji