Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë


NJĖ THIRRJE SHQIPTARĖVE

nga Abas ERMENJI
29 qershor 2001

Shqiptarka dhe Shqiptarė!

E shoh qė jeni fort tė mėrzitur nga pėrfundimi i kėtyre zgjedhjeve legjislative, tė cilat janė tė padurueshme pėr shumicėn e popullit, qė priste njė sqarim tė situatės, me njė qeverim tė drejtė dhe tė vėrtetė. Por kuptimi i njė qeverimi tė drejtė ka humbur prej Shqipėrie, sidomos qė nga koha e komunizmit, i cili ka shtrembėruar ēdo logjikė tė organizimit shoqėror. Nga ky shtrembėrim i natyrės sė njeriut, u pėrmbys edhe ai vetė, qė brenda, rreth viteve '90, ē'prej ish-Bashkimit Sovjetik dhe popujve tė Evropės Lindore gjer nė Shqipėri.

Por kjo pėrmbysje politike e njėherėshme i la tė gjalla disa parti komuniste tė kėtyre vendeve, tė cilat u pagėzuan me emra tė tjerė dhe vazhduan gjithmonė me anėn e gėnjeshtrės tė mbanin privilegjet e tyre ekonomike dhe shoqėrore qė kishin.

Njė nga tė kėtushmet, na dolli partia socialiste, me organizimin komunist tė dikurshėm, e cila po mundohet tė pėrjetėsojė sundimin e saj me pėrkrahjen e njė shteti fqinj dhe duke pėrdorur gjoja zgjedhje demokratike tė imponuara me forcėn e policisė dhe me mjete tė tjera fallcifikuese nėpėr qendrat e votimit. Nė kėtė mėnyrė, Shqiptarėt po pėrdoren si njė popull i padenjė pėr demokraci dhe po turpėrohen pėrpara botės. Ndoshta dhe parti tė tjera, tė dala prej partisė komuniste, po veprojnė sipas kėsaj mendėsie dhe po e bėjnė tė pamundur normalizimin e jetės politike mbi baza demokratike tė vėrteta.

Shqiptarė! Ruhuni prej kėtyre fatkeqėsive, tė cilat mund tė pėrfundojnė nė njė luftė civile, aq shkatėrruese sa edhe e rrezikshme pėr tė ardhmen e vendit tonė. Kėto vėshtirėsi kombėtare duhet tė zgjidhen me anėn e gjykimit tuaj tė drejtė dhe tė votės sė lirė. Mundohuni t'i zbuloni kėto dy realitete qė mund t'ju shpėtojnė nga katastrofa. Sidomos nė kėto ēaste kyē tė historisė sonė kombėtare, ku ėshtė vėnė nė planin ndėrkombėtar ēėshtja e Kosovės dhe e Maqedonisė shqiptare. Duhet tė mbledhim tė gjitha energjitė tona pėr tė hedhur themelet e njė shteti shqiptar tė vėrtetė, nė njė ēast ku po rishikohen padrejtėsitė qė na janė bėrė prej fuqive tė mėdha dhe prej fqinjėsh armiqėsorė qė s'kanė pasur kundrejt nesh veēse qėllime copėtimi me njė urrejtje qė vazhdon edhe sot.

Balli Kombėtar u formua ndėnė enthusiazmin nacionalist, instinktif, qė u ringjall nga pushtimi i vendit prej Italisė fashiste, mė 1939. Tė rinj e tė vjetėr, lėvizėn nė njė hov tė pėrbashkėt qė ishte i natyrshėm, prandaj edhe i vėrtetė. Ideollogjitė e gėnjeshtėrta qė po trazonin botėn nuk lozėn asnjė rol nė atė lėvizje kombėtare shqiptare. Komunistėt u dukėn fare tė pakėt dhe s'bėnė dot asgjė gjer nė qershor tė vitit 1941, kur Bashkimi Sovjetik, atdheu i vėrtetė i tyre, u sulmua prej Hitlerit. Kėtė gjė e vėrtetojnė edhe drejtuesit e partisė komuniste shqiptare, agjentėt serbo-jugosllavė.

Balli Kombėtar frymėzohej nga shpirti i Rilindjes dhe nga idetė e larta tė Rilindasve tė mėdhenj. Si simbol kishte nė krye Mithat Frashėrin, i biri i Abdyl Frashėrit, organizonjėsi i Lidhjes sė Prizrenit. Por si qėllim kishte zbatimin e _Dekalogut_ pėr njė Shqipėri demokratike, tė lirė e tė vėrtetė, me njė program reformash tė gjera ekonomike e shoqėrore, pėr lartėsimin e jetės sė popullit nė njė shkallė tė barabartė me atė tė kombeve tė tjerė tė qytetėruar.

Fjala _Shqipėri Ethnike_ e Ballit Kombėtar nuk synonte as Shqipėri tė madhe as Shqipėri tė vogėl, por Shqipėrinė e vėrtetė, atė qė Kongresi i Berlinit dhe Konferenca e Londrės kishin copėtuar nė njė mėnyrė tė pandėrgjegjėshme.

Balli Kombėtar u organizua pėr tė luftuar pushtimin e jashtėm. Lufta e brendėshme kundėr komunizmit i dolli si njė gjė e papritur, kur komunistėt e pa-atdhe vunė nė rrezik ekzistencėn e Shqipėrisė nėn drejtimin e jugosllavėve, sidomos mbasi prishėn marrėveshjen e Mukjes me Ballin Kombėtar, nėn shtytjen e jugosllavėve.

Prishja e marrėveshjes sė Mukjes, e cila u organizua me insistimin e Ballit Kombėtar, ka qėnė fillimi i Luftės Civile, e shtytur prej jugosllavėve, dhe qė komunistėt e zbatuan me njė egėrsi tė tmerrėshme. Balli Kombėtar iu qėndroi me armė mė shumė se njė vit. Por nė saje tė organizimit tė tyre djallėzor dhe tė disa rrethanave tė favorshme tė brendshme dhe tė jashtme, komunistėt mujtėn mė nė fund ta marrin fuqinė mbi gjak e gėrmadha, mbasi e shkretuan vendin prej njė skaji nė tjetrin.

Mbasi komunizėm dhe nacionalizėm janė dy terma antagoniste, Balli Kombėtar ka qėnė mė i persekutuari brenda nė Shqipėri gjatė 60 vjetėve.

Por nė mėrgim Balli Kombėtar, me anėn e shtypit dhe tė propagandės, e ka mbushur tė gjithė kėtė kohė me veprime tė vlefshme pėr tė arritur dy qėllime: e para, pėr tė krijuar njė moral politik kombėtar tek shqiptarėt, gjė kjo qė ėshtė themelore nė jetėn e popujve dhe qė, tek ne ka munguar gjithmonė. E dyta, pėr ta paraqitur ēėshtjen e Kosovės si njė problem ndėrkombėtar pėr t'u zgjidhur, dhe qė pa zgjidhjen e tij nuk mund tė ketė paqe tė pėrhershme nė Ballkan.

Kjo punė e Ballit Kombėtar ka ngjallur nacionalizmin nė Kosovė dhe tek Shqiptarėt e Maqedonisė dhe i ka bėrė kėta tė rrokin armėt pėr tė mbrojtur tė drejtat e tyre kombėtare.

Rreth vjetėve '90, komunizmi u pėrmbys vetvetiu nga brenda, qysh prej Bashkimit Sovjetik, ku pat qenė vendosur prej grushtit tė hekurt tė Stalinit, gjer nė Evropėn Lindore e nė Shqipėri. Ky fenomen parashikohej, sepse kolektivizmi komunist ishte njė ide sociologjike e gabuar, e mbėshtetur nė kolektivizmin e kafshėve, qė zbriste prej shekujve tė XVIII-tė e tė XIX-tė, e ēfaqur nėpėrmjet Saint-Simonizmit dhe tė marksizmit, por qė nuk pajtohet me natyrėn e njeriut.

Prandaj komunizmi si organizim politik ra si njė strukturė e kalbur, por partitė komuniste, qė kishin qėndruar si siteme tė vetėm, u munduan tė mbahen pėr tė ruajtur privilegjet e tyre, por me emra tė tjerė tė ngjashėm me ata tė botės demokratike.

Nė Shqipėri, mbasi s'kish mbetur nė kėmbė asnjė fuqi tjetėr e organizuar, partitė e reja s'ishin veēse njė maskim i partisė komuniste, tė dala tė gjitha prej asaj, me tė njėjtėn mendėsi.

Ky fenomen ka sjellė kėtė mish-mash tė neveritshėm qė shohim sot nė vendin tonė, dhe kėtė gjendje mafioze qė po shteron energjitė e kėtij populli.

Shqiptarė! ndiqni rrugėn qė po ju tregon Balli Kombėtar, e vetmja rrugė qė mund t'ju ēojė nė lartėsinė e duhur si popull dhe si shtet.

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

DËRGOJA KËTË ARTIKULL NJË MIKU
Nëse artikulli ose faqja që jeni duke vizituar ju duket interesante, mund t'ia dërgoni një miku duke klikuar këtu

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji