Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë


Paris, 12 Dhjetor 2000

Mbledhjes sė Rinisė universitare tė Ballit Kombėtar
Tiranė

nga Abas Ermenji

Jam i gėzuar qė po i drejtohem njė grupi tė rinisė duke i kėrkuar bashkėpunimin e vlefshėm nė pėrpjekjen tonė tė pareshtur pėr t'a nxjerrė kombin shqiptar nga gjendja ku ka rėnė.

Sepse, nė ēdo vend tė botės, rinia ėshtė pararoja e mbrojtjes sė lirive, e mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut, qė sigurohen vetėm me mbrojtjen kombėtare.

Kėtė tė vėrtetė e kam provuar praktikisht unė vetė kur ishja i ri si ju, nė Prill tė vitit 1939. N'atė kohė, e tėrė rinia shqiptare u ngrit si njė trup i vetėm pėr tė mbrojtur pavarėsinė e kombit, lirinė e Atdheut. Rolin qė kam lozur unė vetė n'atė lėvizje, do t'a mėsoni ndoshta kur tė shkruhet historia e vėrtetė e Shqipėrisė.

Komunizmi ėshtė njė ideologji e gėnjeshtėrt qė s'ka asnjė bazė shkencore a filozofike. Ai u imponua me anėn e tmerrit dhe tė gjakut tė derdhur pėr t'i shtruar masat popullore ndėnė shfrytėzimin e "partisė" sė tij, e cila ishte njė nga mė tiraniket qė ka njohur bota. Prandaj nuk mujti tė qėndronte mbi popujt, sepse nuk mund tė pajtohej me ligjet shoqėrore tė njerėzisė. E prandaj u pėrmbys vetvetiu nga brėnda, si nė Bashkimin Sovjetik ashtu edhe nė n'Europėn lindore, rreth vitit 1990.

Por antarėt e partisė komuniste, njerėz tė tmerrit dhe tė shfrytėzimeve, mujtėn tė mbanin akoma forcėn nė disa vende si Shqipėria, nė saje tė organizimit qė kishin pasur, edhe pse u detyruan tė ndėrrojnė emrat e partive e tė kthehen gjoja nė demokratė.

Kjo manevėr e komunistėve ishte e natyrėshme dhe nuk na ēudit. Por na ēudit sidomos qėndrimi i mpitė i masave, qė vazhdojnė tė mbajnė mbi kurriz mafjet mė tė ndyra qė mund tė ketė parė bota.

Kjo vjen ndoshta nga se, gjatė 60 vjetve tė sundimit tė tyre, komunistėt qenė pėrpjekur tė zhduknin ēdo ndjenjė kombėtare dhe ēdo element intelektual, nacionalist a tjetėr qė nuk mund tė pajtohej me tiraninė e tyre.

Shqipėria sot jep pėrshtypjen se qeveriset prej mafjesh qė janė formuar tė grabisin, tė rrėmbejnė dhe tė shtypin atje ku mundin. Duket se Shqiptarėt nuk kanė asnjė perspektivė qė tė dalin nga kjo tirani e fėlliqur, e cila po rrezikon edhe ekzistencėn e tyre si komb. Ky dram po vėrtetohet nė ēėshtjen e Kosovės, qė s'po gjen asnjė pėrkrahje zyrtare prej Tiranės, kurse Kosova ėshtė gjysma tjetėr e Shqipėrisė dhe ka njė rėndėsi jetėsore pėr kombin shqiptar. Pėrbrenda shtetit gjendja duket shumė m'e shėmtuar akoma: shfrytėzime tė hatashme, vjedhje tė neveritėshme, varfėri e tmerrėshme, mungesė e pėrgjithėshme pune, veēse grindje tė pėrditėshme rivalėsh pėr t'i marrė fuqinė njėri-tjetrit. Vetėm pėr tė rregulluar punėt e vendit nuk ēan kokėn njeri.

Shqiptarėt s'mendojnė veēse tė ikin qė kėtej e t'a braktisin atdheun e traditave pėr tė gjetur gjoja lumtėrinė rrugėve tė botės. Sidomos nga rinia janė mėrguar gjer mė sot nė Greqi e n'Itali lart nga njė gjysėm milioni tė rinj e tė reja, ku durojnė pėrbuzjen dhe persekutimet e policisė.

Pėrse kjo boshatisje e vendit qė mund tė shkaktojė njė tragjedi kombėtare? Shqipėria, prej natyre, ėshtė njė vend i pasur. Pėrse tė mos i pėrvishemi punės e t'i shfrytėzojmė me mend e me rregull kėto pasuri pėr t'a bėrė vendin materialisht dhe moralisht tė lumtur si kudo nė botėn e Perėndimit? Lumtėrinė nuk mund t'a gjejmė veēse nė gji tė atdheut tonė, nė frymėn e dashurisė kombėtare.

Pėrse tė durojmė njė gjendje ku rrėmbehen deri vajzat e mitura, pa asnjė mbrojtje nga ana e Shtetit, dhe dėrgohen si prostituta rrugėve t'Europės? S'ka javė ku televizionet e Italisė, tė Francės e tė Belgjikės tė mos flasin pėr prostitutat shqiptare qė kanė mbushur rrugėt e qyteteve tė tyre, dhe pėr proksenetėt shqiptarė qė i shfrytėzojnė duke i torturuar kėto vajza, ose edhe duke i vrarė.

Rini shqiptare!

Nuk dua tė besoj se ti i duron nė heshtje kėto mėnxyra qė po i bėhen popullit shqiptar. Bashkohu me pėrpjekjen tonė, qė ėshtė e vetmja luftė kombėtare e Shqipėrisė, pėr t'i siguruar kėtij populli fatkeq tė drejtat e tija natyrore nė njė demokraci tė vėrtetė.

Rini shqiptare!

Tregohu e denjė pėr historinė famėmadhe tė tė Parėve tė tu.

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

DËRGOJA KËTË ARTIKULL NJË MIKU
Nëse artikulli ose faqja që jeni duke vizituar ju duket interesante, mund t'ia dërgoni një miku duke klikuar këtu

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji