Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë



RRUGA E PARTIS S'ONE

Prof. ABAS ERMENJI

Balli Kombėtar nisi mė 1939 si lėvizje kryengritėse me qėllim tė dyfishtė : a) tė ēlironte vendin nga pushtimi i huaj, dhe b) tė ndihmonte ardhjen nė fuqi tė njė regjimi demokrat me baza popullore, ku tė bėhej i mundshėm zbatimi i njė vargu reformash ekonomike e shoqėrore qė do tė sillnin lirinė e vėrtetė tė masavet, pėrtėritjen e fuqivet tė Kombit dhe ngritjen e jetės Shqiptare nė njė shkallė mė tė lartė. Si i tillė, Balli Kombėtar pėshtetej nė atė botė tė re mendimesh qė ish formuar nė Shqipėri gjatė periudhės midis dy Luftrave Botėrore. Dhe merrte pėrsipėr tė pėrmbushte atė ēka populli shqiptar quante e mbante si aspiratat me tė drejta tė tij.

Ish e natyrshme qė, pas Luftės sė parė botėrore, kur Shqipėrija ish kthyer nė shtet tė pamvarur, mendimi politik shqiptar tė hynte nė njė udhė tė re : - nė udhėn e pėrpjekjeve tė brėndėshme pėr liritė demokratike, pėr barasi e drejtėsi shoqėrore. S'ka gjė mė tė natyrėshme nga kjo, nė jetėn e popujve. Kur njė popull gjendet ndėnė zgjedhėn e huaj i kalon nė harresė problemet e brėndėshme tė tij dhe mundohet t'i pėrmbledhė tė gjitha fuqitė nė njė drejtim : - nė luftėn kundėr armikut tė jashtėm, pėr tė fituar pamvarėsinė. Po kur ky qėllim arrihet, energjitė luftonjėse tė popullit kthehen nė pėrpjekje tė brėndėshme pėr tė ēdukur shtypjet e ēfrytėzimet e padrejta qė disa klasa ushtrojnė mbi tė tjerat, dhe pėr tė arritur nė njė ekuilibėr shoqėror sa mė tė mirė. Eshtė nė natyrė tė njerėzve qė tė luftojnė pa pushim, pėr tė fituar sa mė shumė bukė, dritė, liri e tė drejta.

Po tė hedhim njė sy mbi vijėn qė ka ndjekur mendimi politik shqiptar prej shekullit tė XIX-tė e gjer nė ditėt tona, do tė shohim qartė se ai ka rrahur tė njėjtėn udhė llogjike, nėpėr tė cilėn ėshtė pėrshkuar, mė pėrpara, edhe histori e popujve tė tjerė. Patriotėt Shqiptarė tė shekullit tė XIX-tė, si dhe ata tė fillimit tė kėtij shekulli, nuk njihnin tjetėr luftė pėrveē luftės kombėtare, dhe s'u interesonte gjė tjetėr pėrveē pamvarėsisė politike tė Shqipėrisė dhe kufijve tė saj. Ata ishin rritur ndėnė influencėn e lėvizjeve nacionaliste tė shekullit tė XIX-tė dhe mbushur me frymėn patriotike tė asaj kohe.

E dimė se nė njė pjesė tė Evropės, ndjenjat nacionaliste s'kanė qenė kurrė mė tė flakta se sa nė shekullin e XIX-tė. Idetė sociale qė punonin atėhere Evropėn e Perėndimit, dhe qė muarė forcė tė re, sidomos pas Kryengritjes Frėnge tė 1848-ės, u-kthyen nė ide e lėvizje kombėtare tek popujt e Evropės sė Lindjes e tė Jugė-Lindjes, qė vuanin ndėnė zgjedhat perandorake tė Turqisė Otomane, tė Austro-Hungarisė dhe tė Rusisė Cariste. Dėshira e lirisė dhe e pamvarėsisė kombėtare u-bė pėr ata popuj njė fe e dytė, siē e dėshmojnė letėrsitė e tyre tė asaj kohe, qė frymėzohen pėrgjithėrisht prej ndjenjash patriotike. Nė kėtė qerthull popujsh tė Evropės qė pėrpėliten e nxehen nė flakėn e dashurisė kombėtare, nga gjysma e dytė e shekullit tė XIX-tė, bėn pjesė edhe populli i ynė. Letėrsia e jonė lind me dashurinė e Atdheut, dhe zhvillohet po me atė burim frymėzimi gjer nė njė pjesė tė kėtij shekulli.

Mirėpo aspiratat e popujvet ndryshojnė sipas nevojave, njėlloj si dėshirat e njeriut. Njė dėshirė qė arrihet, mbetet nė zemėr si pasuri e fituar, por nuk ėshtė mė dėshirė, dhe s'tė heth mė tutje, as frymėzon dot poezi. Ashtu janė edhe aspiratat e popujvet ; kur disa prej tyre pėrmbushen, mbeten si pasuri e fituar dhe u lėshojnė vendin tė tjerave qė ēfaqen nė horizont. Kjo u-vėrtetua tek ata popuj t'Evropės qė e fituan vonė pamvarėsinė kombėtare. Porsa e shkundėn zgjedhėn e huaj, u-gjendėn menjėherė pėrpara problemesh tė brėndėshme, nga zgjidhja e mirė e tė cilave mvarej lirija e vėrtetė, harmonia shoqėrore dhe siguria kombėtare e tyre.

Idetė Sociale qė punonin me kohė Evropėn e Perėndimit, pėrshkojnė pastaj, me shpejtėsinė e erės, popujt e rimėkėmbur t'Evropės sė Lindjes e tė Jugė-Lindjes, ku, mbi fanatizmin kombėtar tė vjetėr, shartojnė kuptimin e ri tė lirivet, tė drejtėsisė shoqėrore e tė pėrparimit.

Nė kėtė pikėpamje, Shqipėria nuk munt tė mbetej e veēuar prej botės qė e rrethon. Pse s'ka mur as kufi aq tė fortė midis kombeve, sa tė ndalojė qarkullimin e ideve. Jeta e popujve sot rrihet e vėrtitet nė planin social. Lufta e organizuar e masave pėr mė shumė bukė, liri e tė drejta, qė ėshtė shprehja e qytetėrimit shkencor tė kohės, do tė mbetet ndoshta nė histori si karakteristika e kėtij shekulli.

Menjėherė, pra, pas 1920-s, me rimėkėmbjen e Shqipėrisė nė shtet tė pamvarur, nisin pėrpėlitje mendimesh tė reja, mė parė nė djalėrinė e shkollave, pastaj hapen nė masat. "Luftė pėr reformėn agrare, pėr liri e drejtėsi shoqėrore", ish kryefjala qė fluturonte gojė mė gojė nė djalėrinė e asaj kohe. Dhe kėto mendime e kėto aspirata vinė duke u-forcuar, diku me zhurmė e diku nė heshtje, gjer mė 1939. Kontrasti qė bėnte jeta ekonomike e shoqėrore e Shqipėrisė me pikėpamjet sociale tė reja, u jepte mė shumė forcė kėtyre aspiratave. Mendimi politik Shqiptar merrte njė tjetėr formė ; pa humbur asgjė nga fanatizmi patriotik i vjetėr, pasurohej me idetė e kohės, me idetė e pėrparimit e tė zhvillimit shoqėror. Njė nacionalizėm abstrakt ėshtė njė fjalė e pangjyrė qė s'ka mė kuptim nė ditėt t'ona. Sidomos kur kjo fjalė pėrdoret pėr tė mbuluar merēenarizmėn a interesa klikash, dhe e mbajnė si etiketė ata qė s'kanė ē't'i tregojnė popullit veēse uniformat e grisura nė shėrbim t'imperializmės sė huaj. "Nacjonalizmė" duhet tė thotė dashuri pėr Kombin, dashuri pėr popullin, dhe s'munt tė jetė nacjonalist ai qė e do Shqipėrinė t'a ēfrytėzojė si ēiflik dhe popullin Shqiptar t'a pėrdori si bujk. Kohėt e provuan se s'munt tė ketė liri tė Shqipėrisė pa liri tė Shqipėtarėvet, dhe ai qė mendon se munt tė bėhet Shqipėria shesh klikash e tarafesh, sheh ėndrra me sy hapėt.

Megjithėse kėto mendime ishin pjekur nė botėn Shqiptare, nuk kishin mundur tė konkretizohen nė parti, pse gjendja politike e Shqipėrisė nuk kish lejuar formimin e lirė tė partive. Kur Balli Kombėtar dolli nė skenė si e para lėvizje Shqiptare qė pėshtetej mbi kėto mendime, Atdheu i ynė kish rėnė prapė ndėnė zgjedhėn e huaj, dhe duheshin bashkuar tė gjitha fuqitė e Kombit nė njė luftė tė vetme pėr ēlirimin e vendit. Prandaj themelonjėsit e Ballit Kombėtar nuk deshėn tė ngrehin njė "parti" por njė "organizatė" politike, me njė program social tė shprehur nė vija tė pėrgjithėshme, ku munt tė grumbulloheshin grupe e masa sa mė tė gjera. Nė politikė, fjala "organizatė" ka njė kuptim mė tė gjerė nga fjala "parti". Kjo e fundit paraqet diēka mė tė kufizuar, me njė program tė pėrcaktuar mirė e me anė tė prera. Megjithė kėtė, Dekallogu i Ballit Kombėtar, nė pakė vija, pėrmblithte mendimet bazė mbi tė cilat do tė ngrihej Shqipėria.

Me hyrjen e komunizmit nė skenė, historia rrodhi ndryshe.

Balli Kombėtar nė mėrgim, i vetėdijshėm pėr misionin e tij historik, qėndronte si kėshtjellė e mendimit tė lirė Shqiptar. Megjithėse mė pastaj qe kthyer nė parti, ruante akoma vijat e vjetra t'organizatės, pse ish duke lozur gjithnjė rolin e tij si i vetmi front demokratik Shqiptar nė kundėrshtim me komunizmin.

Po kur tani mė vonė u-formua Komiteti Kombėtar "Shqipėrija e Lirė", me pjesėmarrjen e grupeve tė tjerė politikė, i cili i ngarkoi vehtes barrėn tė drejtojė luftėn antikomuniste Shqiptare, Balli Kombėtar gjen kohėn dhe volinė e duhur tė pėrcaktojė vijat e tij si parti. Nė njė mbledhje t'antarėve nė mėrgim, mbajtur nė Napoli nė 27 Nėntor 1949, Balli Kombėtar u jep parimeve themelore tė Dekallogut formėn e njė programi tė pėrcaktuar e tė prerė, dhe tregon qartė pikėpamjet politike tė tij nė fushėn ekonomike e shoqėrore.

Thamė se idetė politike tė reja, qė ishin zhvilluar nė Shqipėri gjatė kohės midis dy Luftrave Botėrore nuk kishin mundur tė marrin formė partije. Pėrveē partisė komuniste qė u-krijua me inisiativėn e tė huajvet, disa tė rinj intelektualė - Shqiptarė tė mirė e njerėz tė nderēim - patėn menduar tė mėkėmbin nė Shqipėri ndonjė parti progresiste, nga ato tė tipit t'Evropės sė Perėndimit. Pas mendimit t'onė, njė parti e tillė nuk do tė munt tė hapte rrėnjė nė Shqipėri, por do tė mbetej si njė bimė e varfėr, e kufizuar nė njė numur tė vogėl intelektualėsh, e mė nė funt do tė merrte formėn e njė klubi. Partitė lindin e zhvillohen mbi strukturėn e popujve - dhe ēdo popull ka njė strukturė tė veēantė qė mvaret nga gjeografia ose rrethi fizik, nga faktori bio-psikologjik dhe nga e kaluara historike e tij.

Pothuaj se tė gjitha partitė qė pasqyrojnė sot jetėn politike t'Evropės sė Perėndimit, e kanė pikė-nisjen nga shekulli i XIX-tė, dhe kanė lindur nga konfliktet midis punės dhe kapitalit. E dimė se revolucjoni industrior i kohėve tė reja arriti, nga gjysma e dytė e shekullit tė XVIII-tė, t'a ndėrrojė krejt fytyrėn e jashtėme tė qytetėrimit, dhe i dha njė lėkundje e njė pėrzjerje tė pashembullt strukturės shoqėrore tė disa popujve. Grumbulloi nėpėr qendra industrie numur tė madh punėtorėsh krahu, tė cilėve u dha edhe mjetet e shpejta tė mėsimit, tė komunikimit dhe tė lėvizjevet. Kėta punėtorė pėrqafojnė, nė njė formė a nė njė tjetėr, idetė e reja sociale, organizohen e lėvizin si njė masė e tmerrshėme qė e trondit kur tė dojė jetėn e atyre kombeve, dhe hyjnė nė skenėn politike si njė faktor i ri. Shumė ide a pikėpamje politike tė vjetėruara ndyshohen e bien poshtė, lufta midis punės dhe kapitalit del pėrmbi gjithė konfliktet shoqėrore tė tjerė, dhe prej ngrehjes qė bėjnė kėto dy forca - njera nga e djathta e tjetra nga e majta - ka marrė trup e formė ajo shkallė partish qė na tregon sot jetėn politike tė Perėndimit.

Nė Shqipėri, gjendemi pėrballė njė strukture shoqėrore tjetėr. Aty, nė vend tė konfliktit midis punės dhe kapitalit, kemi konfliktin midis bujkut dhe latifondistit, kemi pėrpjekjet e popullit pėr tė fshirė gjurmėt e feodalizmės, sepse Shqipėria ėshtė njė vend funt e krye bujqėsor. Interesat e bujkut me ato tė punėtorit tė fabrikės, si edhe konflikti i tyre me kapitalin nė nj'anė, me ēifligarėt n'anėn tjetėr, nuk janė tė njė natyre; prandaj ato parti qė kanė dalė pėr tė mprojtur interesat e masės punėtore nuk u pėrshtaten gjithnjė interesavet tė masės bujke. Punėtori pėrpiqet tė ketė pagesė mė tė madhe, orė pune mė pakė, liri e tė drejta politike, dhe njė shkallė sigurije shoqėrore mė tė lartė. Bujku mundohet tė ketė njė copė tokė tė tijnė ose mė shumė tokė nga ē'ka, liri nė punėn e tij, dhe tė drejtat politike qė e sigurojnė kundrejt klasave tė tjera. Punėtori lufton kundėr kapitalistit qė ka vėnė mjetet e prodhimit, nė ndėrmarrjen industriore, dhe lot njė rol aktif n'organizimin e punės. Bujku kundėr ēifligarit qė e ka pėrvehtėsuar tokėn me mynyra feudale kur kish nė dorė sundimin e vendit, dhe merr pjesėn e prodhimit duke ndejtur. Puna e punėtorit tė krahut ėshtė mekanike, e pėrpiktė si maqina, dhe munt t'organizohet nė vija gjeometrike. Kurse bujku krijon jetė, dhe duhet tė ketė dashuri pėr tokėn qė punon ; puna e tij s'mund tė pėrmblidhet nė vija gjeometrike, pse lidhet me kohėn, me stinėt, me fazat e ndryshme tė jetės bimore qė ai zhvillon nėpėr duar. Sado thellė qė tė futet teknika nė bujqėsi, s'munt t'i a fshijė kurrė natyrėn e saj tė veēantė e t'a bėjė tė njėjtė me industrinė : - kėto mbeten gjithnjė dy degė tė ndryshme t'aktivitetit krijonjės tė njerėzisė. Njėra ngjall jetė, dhe tjetra kthen lėndė nė sende tė pėrdorėshme.

Natyra e punės vetė i jep klasės bujke njė strukturė shoqėrore e njė psikologji tė sajnė, qė e dallojnė prej punėtorisė sė fabrikave. Bujqit jetojnė tė pėrhapur nė njė sipėrfaqe tė gjerė, gjithmonė nė tė njejtin truall, dhe janė tė lidhur pas traditave, zakoneve, vatrės sė familjes, dashurisė sė tokės. Familja pėr'ta ėshtė celula shoqėrore e pakėputėshme, dhe dashuria pėr tokėn ėshtė ajo qė u jep ngjyrė gjithė gėzimeve tė tyre. Prandaj ēdo doktrinė a parti politike qė kėrkon t'a vėrė jetėn e bujqve nė tė njėjtat vija me ato tė puntorėve, ose qė kėrkon t'a fusi nė njė regjim ushtarak - sikurse komunizmi sot - s'bėn tjetėr veēse e shtyp dhe i kėput ēdo rrugė shpėtimi. Provėn e kemi n'ato vende ku ka shkelur komunizmi. Klasa e fshatarėve ėshtė ajo qė i paraqet qėndresėn mė tė fortė tiranisė sė kuqe, n'Evropėn e Lindjes e tė Jugė-Lindjes, dhe ėshtė bėrė pararoja e lirive dhe e shpirtit demokratik tė njerėzisė.

Nė Shqipėri, pasi s'ka kapitale as industri me kuptimin e plotė tė fjalės, numuri i punėtorėve tė krahut ėshtė fare i pakėt dhe nuk ēon peshė nė jetėn shoqėrore e politike tė vendit. Eshtė masa fshatare a bujke ajo qė pėrbėn sot mė se 80% tė krejt popullsisė. Po edhe nė qoftė se nė t'arthmen do tė zhvillohet ndonjė farė industrije, tė gjitha shenjat janė pėr njė industri bujqėsore. Pra, bujqėsia mbetet gjithmonė boshti ekonomik rreth tė cilit do tė sillet jeta kombėtare e jona.

Sa pėr grupet e zejtarėve, tė profesionistėve tė lirė a t'intelektualėve, dihet se ata nuk pėrbėjnė dot klasė nė kuptimin ekonomik tė fjalės. Por interesat e tyre janė gjithmonė tė lidhura me ato tė masave qė punojnė e prodhojnė. Pse, sa m'e lartė tė jetė shkalla e jetesės sė popullit punėtor e bujk, aq mė shumė punė do tė ketė pėr zejtarin, tregėtarin, agronomin, inxhinierin a mėsuesin, aq mė shumė kėndonjės do tė ketė pėr shkrimet e romancierit a tė gazetarit, dhe aq m'e kėndėshme e m'e lumtur do tė bėhet jeta pėrgjithėsisht.

Balli Kombėtar ka qėnė i vetėdijshėm pėr tė gjitha kėto probleme, kur ēpallte me Dekallogun se :
- "Luftojmė pėr njė Shqipni tė rregullueme ekonomikisht dhe shoqėrisht nė mynyrė qė tė mos ketė shfrytėzues dhe tė shfrytėzuem, do me thanė tė mos ketė njerės qi jetojnė nė shpinė tė sė tjerėvet ; tė mos ketė bujk pa tokė tė vetėn tė mjaftueshme, punėtorė krahu dhe mendjeje pa banesė dhe jetė tė sigurueme... Pėr nji Shqipni ku nuk do tė kenė vend dallkaukėt, servilėt, feudalėt dhe tė gjithė ata qi e pengojnė zhvillimin e pėrparimin e Shqipnisė sė rilindun."

Por kėto parime, tė shprehura nė vija tė pėrgjithėshme nė njė kohė kur lufta e jonė drejtohej kundėr njė pushtonjėsi tė jashtėm, duheshin zhvilluar nė njė program tė pėrcaktuar e tė pėrpiktė tani qė lufta e jonė vihet nė planin social tė mbrėndshėm. Kėtė detyrė e pėrmbushi Balli Kombėtar nė mbledhjen qė mbajti nė Napoli mė 27 Nėntor 1949, duke i dhėnė programit tė tij shoqėror e ekonomik tė pajtuarshėm me nevojat e vendit.

Gazeta FLAMURI Shkurt 1950

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

DËRGOJA KËTË ARTIKULL NJË MIKU
Nëse artikulli ose faqja që jeni duke vizituar ju duket interesante, mund t'ia dërgoni një miku duke klikuar këtu

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji