Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë



RRETH FLAMURIT T'ONĖ
Pėr t'i siguruar Shqipėrisė pamvarėsinė, tėrėsinė dhe tė drejtat si komb i lirė

Prof. ABAS ERMENJI

Nė mes tė mjerimevet kombėtare, 28 Nėntori vjen, si gjithnjėj, tė ngrerė lart zemrat e Shqiptarėvet duke u ngjallur shpresėn dhe forcuar besimin nė t'ardhmen e Atdheut. Ėshtė Dita e Jonė kombėtare, Dita e ēpalljes sė pamvarėsisė.

E dimė se me sa mundime, mbas njė periudhe aqė tė gjatė vuajtjesh e mjerimesh nėnė zgjedhen e huaj dhe mbas sa e sa luftrash e kryengritjesh tė mbytura nė gjak, Shqiptarėt arritėn mė nė fund tė ngrehin Flamurin e tyre, mė 28 Nėntor 1912. Ky ish kurorėzimi i therorivet tė pashembullta, realizimi i ėndrrės shekullore tė Shqiptarėvet. Pse me tė vertetė, nuk ka popull nė botė qė tė ketė vuajtur aqė shumė sa populli i ynė. Prandaj Dita e Flamurit ėshtė e shenjtė pėr ne.

Me tė gjitha turbullimet dhe rreziqet qė kaloi Vendi i ynė gjatė Luftės sė Parė Botėrore dhe mbas mbarimit tė saj, Shqiptarėt mundėn pėrsėri t'a sigurojnė pamvarėsinė e tyre dhe tė venė bazat e Shtetit. Nė pakė vjet, arritėn t'organizojnė administratėn, arsimin, drejtėsinė, tė ndėrtojnė shkolla e rrugė dhe tė bėjnė hapat e para drejt njė vetqeverimi Shqiptar.

Tė gjitha kėto pėrpjekje drejt mėkėmbjes sė njė Shteti me tė vėrtetė tė lirė, ndeshėn nė shumė vėshtirėsi, qoftė tė brendėshme, tė natyrės ekonomike e shoqėrore, qoftė tė jashtėme, sepse fqinjėt e Shqipėrisė s'pushuan kurrė sė bėri intriga dhe ndėrhyrje drejt pėr drejt ose tėrthorazi. Dhe, siē ngjan gjithnjė nė politikė, kėta dy faktorė, i brendėshmi dhe i jashtmi, ishin tė lidhur bashkė pėr t'a mbajtur jetėn dhe urinė e Kombit t'onė nė njė gjendje tė pasigurtė.

Me gjithė atė, Shqiptarėt dhanė provėn e guximit dhe tė pjekurisė politike duke u-munduar t'i mposhtin pengesat. Por sidomos dhanė provėn mė tė qartė tė bashkimit kombėtar tė tyre mė 7 tė Prillit 1939, kur i qėndruan me armė shkarkimit t'ushtėrisė fashiste, n'atė kohė qė s'kish plasur akoma asnjė pushkė kundėr divizionevet tė Hitlerit qė po shkelnin kufi e shtete.

Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, qėndresa Shqiptare, mė parė pasive dhe pastaj me armė, tėrhoqi vėrejtjen e gjithė botės. Aqė sa, qysh nė Dhjetorin e vitit 1942, tė tre Ministrat e Jashtėm tė Shtetevet tė mėdhej aleate - Amerikė, Angli dhe Rusi - bėnė nga njė deklaratė zyrtare ku siguronin pamvarėsinė e Shqipėrisė.

Por fatkeqėsitė e Vendit t'onė nuk mbaruan me aqė. Sepse mbas disfatės sė militarizmit fashist, njė tjetėr valė e rrezikshėme e mbuloi Evropėn, duke ardhur nga Lindja : komunizmi. Dhe e keqia ėshtė qė komunizmi, me anėn e ideologjisė sė tij tė gėnjeshtėrt por qė gjen mbėshtetie nė konditat ekonomike dhe shoqėrore tė kohės s'onė, mund tė krijojė mė ēdo vend baza tė brendėshme - kollona tė pesta - qė i a kanė bėrė tė mundur Rusisė pushtimin e gati gjysmės sė botės. Shqipėria u-ndodh nė njė pozitė gjeografike dhe nė njė gjendje shoqėrore t'atillė qė s'munt t'i shpėtonte kėtij rreziku. Lufta civile plasi tek ne, sikurse gjetkė, e rreptė, e tmerrshėme midis forcavet tė lirisė dhe veglavet tė verbėta tė tiranisė. Dhamė gjakun mė tė mirė pėr tė mprojtur pamvarėsinė, tė drejtat dhe liritė kombėtare. Por komunizmi, i ndihmuar prej rrethanash ndėrkombėtare, mundi t'a ngulė nė Tiranė yllin e kuq tė Moskės, mė 29 tė Nėntorit 1944. Dhe dorė-vrasėsit e Atdheut 28 Nėntorin e pamvarėsisė kombėtare i a nėnshtruan 29 Nėntorit tė trathėtisė sė tyre.

Sot mbushen dhjetė vjet qėkur Flamuri kombėtar u-rrėzua pėrsėri dhe populli i ynė vuan nė robėrinė mė tė pėrgjaktė dhe mė shtypėse qė ka njohur njerėzia. Por edhe po qėndron me njė heroizmė tė pashembullt, duke i falur ditė pėr ditė tė tjerė Dėshmorė dhe tė tjera viktima Atdheut dhe kauzės sė lirisė.

Ne Shqiptarėt e mėrgimit, nė kėtė Ditė tė shenjtė, e ēojmė mendjen dhe zemrėn tek populli i ynė i robėruar e i mjerė. Ndjejmė bashkė me 'tė dhe betohemi bashkė me 'tė se do tė luftojmė gjer nė fund rreth Flamurit t'onė pėr t'i siguruar Shqipėrisė pamvarėsinė, tėrėsinė dhe te drejtat qė i pėrkasin si komb i lirė.

FLAMURI, Nėntor 1954

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

DËRGOJA KËTË ARTIKULL NJË MIKU
Nëse artikulli ose faqja që jeni duke vizituar ju duket interesante, mund t'ia dërgoni një miku duke klikuar këtu

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji