Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë



RRETHANAT E LUFTĖS CIVILE

Prof. ABAS ERMENJI

Pushtimi italjan ja nxori nė shesh rrėnjėt e kalbura regjimit tė vjetėr politik e shoqėror, dhe iu hapi shtek vepėrimi forcavet tė reja kombėtare qė ishin pjekur nė heshtje ndėnė mbulesėn e atij regjimi. Me tė vėrtetė, pjesa m'e madhe e maqinės burokratike qė kish krijuar ai regjim, u-vu automatikisht nė shėrbim t'okupatorit. Po ashtu edhe klasa drejtonjėse politike e gjeratėherėshme, qė pėrbėhėj prej bejlerėsh, bajraktarėsh, klerikalėsh e kaporjonėsh, si do qė tė kishin qėnė, partizanė t'ish-mbretit Zog a po armiq personalė tė tij, u-pajtuan si pa gjė tė keqe ndėnė shenjat e Liktorit dhe u-mbluadhė rreth Luogotenences.

Por nuk ngjau ashtu me popullin Shqiptar. Ai e ndjeu gjer nė palcė dramin e 7 Prillit, u-trondit i tėri si njė trup, dhe nisi tė vėshtrojė rreth e pėrqark pėr tė gjetur njė udhė-dalje nga hendeku ku kish rėnė. I veselitur gjer nė grykė me klasėn drejtonjėse tė vjetėr qė ia kish lėnė trashėgim sundimi turk, dhe duke pasur pėrpara syvet qėndrimin e saj nė lidhje me pushtimin Italian, populli Shqiptar e hodhi vėshtrimin tek tė rinjtė.

Italianėt u-pėshtetėn natyrisht nė klasėn drejtonjėse tė vjetėr, bejlerė, agallarė ose klerikalė, dhe bėnin hesap t'a kontrollonin popullin nėpėrmjet t'asaj klase. Nuk menduan se kohėt kishin ndryshuar, se populli Shqiptar punohej prej forcash tė reja, influencohej prej gjeneratės sė re, dhe ish pjekur e kish formuar njė vetėdije politike tė re. Kėtė e ndjenė pak mė vonė kur panė se elementėt tek tė cilėt ishin pėshtetur ata, iu ngelėn nė dorė si gjėra tė kalbura, qė s'kanė mė rrėnjė nė tokė. Dhe e panė akoma mė mirė kur populli, pas disa muajsh, u-shkund nga tė mpitėt e parė dhe nisi tė bėhej agresif kundėr pushtuesit tė huaj. Atėhere nisėn t'i heqin postat prej katundavet, dhe xhandarėvet shqiptarė i ua jepnin pushkėt pa fishekė kur i nxirnin nė roje, sa pėr formė, me karabinierėt italianė.

Pas tronditjes sė 7 Prillit, populli Shqiptar qėndroi disa muaj si i hutuar. Me gjithė propagandėn e zhurmėshėme qė bėnin poshtė e lart njerėzit vegla t'okupatorit pėr t'a "sistemuar nė kuadrin e Perandorisė fashiste", ai mbahej i mėnjanuar. Pushtimin e huaj e ndjen pėr pushtim tė huaj dhe lidhjet nė mes tė tij dhe klikavet vegla t'okupatorit tani janė kėputur fare.

Njė tjetėr propagandė ėshtė ajo qė e punon tani me sukses popullin Shqiptar ; nė fillim e nėnėdheshme, e pazhurmėshme por shumė e efekshme : propaganda kombėtare qė i vjen sidomos nga intelektualėt dhe tė rinjtė e shkollės. Kjo ka pėr qėllim t'a mbajė popullin hė pėr hė nė qėndresė pasive, dhe pastaj t'a hedhė, sipas rastevet, nė luftė tė hapėt kundėr pushuesit tė huaj. Nuk vonoi shumė qė kjo propagandė tė pushtojė masat tė cilat ishin vet-vetiu tė gatėshme pėr t'a mirėpritur. Dhe nisi tė kthehet nė lėvizje dinamike me rastin mė tė parė qė iu dha, nė manifestimin e Ditės sė pamvarėsisė Shqiptare, 28 Nėntor 1939. N'atė ditė, nė tė gjithė qytetet kryesore tė Shqipėrisė, Tiranė, Shkodėr, Korēė, Gjirokastėr, etj., populli shpėrtheu nė masė nė demonstrata tė fuqishme anti-italiane, i grumbulluar rreth rinisė sė shkollavet qė pėrbėnte bėrthamėn e demonstratavet. Zyrat e fashizmit, bankat, kazermat e karabinierisė dhe t'ushtėrisė italiane u-qėlluan me gurė, ndėrsa hierarkėt fashistė dhe italianėt pėrgjithėsisht ishin mbyllur nėpėr shtėpitė e tyre. Kjo lėvizje aktive erdhi gjithnjė duke u-shtuar, sidomos gjatė luftės italo-greke ku Shqiptarėt refuzuan tė shkojnė ushtarė dhe qenė gati tė bėnin front tė pėrbashkėt me Grekėt sikur kėta tė kishin njohur independencėn dhe tėrėsinė tokėsore tė tyre. Mė nė funt mori formė kryengritjeje dhe u-hap nė luftė frontale mė 1942-43.

Duket qė Italianėt e kuptuan mirė realitetin e brendshėm shqiptar pas demonstratavet tė 28 Nėntorit 1939. Pse qysh atėhere e hoqėn besimin nga propaganda idilike e "bashkimit dhe vėllazėrimit midis dy popujvet" dhe nisėn tė pėshteten vetėm nė masa policore praktike. Spastrimet nė masė tė gjerė filluan menjėherė, sidomos ndėr intelektualė e tė rinj shkolle, por u-arrestuan aty-kėtu edhe patriotė tė vjetėr, tregėtarė, katundarė, e popull tė ēdo kategorije. E shumėta e kėtyre t'arrestuarėve dėrgoheshin nėpėr burgjet dhe ishujt e Italisė. Dhe numuri i tyre vinte gjithnjė duke u-shtuar sa mė fort shtohej lėvizja kryengritėse nė Shqipėri.

Nė fillim lėvizja nisi si njė gjė spontane, e frymėzuar nga ndjenja kombėtare, dhe nuk pat ndonjė qendėr politike drejtuese, pasi nė Shqipėri, gjer atėhere, s'pat patur parti a organizatė politike nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Kjo vjen nga se Shqipėria s'kish shumė kohė qė kish dalė shtet mė vehte dhe i ish dashur tė kalojė sėmundjet e fėmijėrisė : luftė klikash e influencash personale, regjim diktature e shtypje feodale, qė s'kishin lejuar liri fjale e mendimi as formim partish politike. Por kjo nuk do tė thotė se ndėnė kėto shtypje e peripecira s'ish formuar njė gjeneratė e re Shqiptare me kulturė e mendime progresiste, dhe s'ish formuar njė opinion politik Shqiptar qė kish pushtuar masat e gjėra. Kjo gjeneratė e re dhe ky opinion politik pra i dhanė shtytjen e parė lėvizjes dhe kėrkojnė tė krijojnė organet politike pėr t'udhėhequr popullin nė luftė. Kėtu lind nevoja e formimit tė partive a organizatave politike.

Hyrja e Rusisė nė theatrin e Luftės dhe pėrzjerja e saj drejt pėr drejt nė punėt evropjane, nga njėra anė, dhe fuqija tėrheqėse qė ka ushtruar propaganda komuniste tek popujt e shtypur e tė ēfrytėzuar prej klikavet, nga ana tjetėr, do tė sillnin fatalisht krijimin e njė lėvizjeje komuniste nė Shqipėri : edhe e suallė. Kėshtuqė kur erdh puna tė krijoheshin organet politike tė lėvizjes kombėtare, tendencat e reja u-ēanė nė dysh : njė pjesė qė besonte nė vleftat kombėtare dhe n'idenė e lirisė e tė pėrparimit shoqėror mbi baza demokratike, formoi, bashkė me patriotėt e vjetėr, organizatėn qė u-quajt "Balli Kombėtar". Pjesa tjetėr u-hoth nė lėvizjen komuniste. Nė kėtė mėnyrė, tendencat e reja Shqiptare u-thurėn rreth dy boshtesh politikė.

Nė fillim komunistėt kanė qėnė fare tė pakėt nė Shqipėri. Edhe ata qė ishin, nuk merreshin vesh plotėsisht me njėri-tjetrin. Kishin formuar disa grupe tė vegjėl e tė mbyllur qė haheshin nė mest tyre pse seicili vetė-quhej si i vetėmi orthodhokės nė vijėn Marksisto-komuniste. Pėrsa kohė qė Rusija mujti tė qėndrojė jashtė theatrit tė Luftės duke furnizuar Gjermaninė me vaj-guri, ushqime e lėndė tė para, komunistėt Shqiptarė qėndronin si tė vakėt dhe nuk bėnė asnjė vepėrim pėr t'u-shėnuar kundėr pushtimit fashist. Pėrkundrazi, disa prej tyre mbronin tezėn qė hė pėr hė nuk duhej luftuar fashizmi mbasi Demokracitė e Perėndimit ishin njė armik m'i rrezikshėm pėr njerėzinė se sa sistemi fashist-nazist. Ata qė e kundėrshtonin me tėrė fuqinė pushtimin fashist nė kėtė periudhė, pėr arsye kombėtare dhe jo ideologjike, ishin elementi qė formoi mė vonė "Ballin Kombėtar". Vetėm pas hyrjes sė Rusisė nė Luftė, Qershor 1941, dhe nėnė shtytjen e dy emisarėve t'ardhur nga Jugosllavia, komunistėt Shqiptarė u-hodhėn nė njė veprimtari t'ethėshme. Dy emisarėt qenė Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviē, antarė tė partisė komuniste jugosllave, tė cilėt mujtėn t'i pajtojnė e t'i disiplinojnė grupet e veckėl Shqiptarė dhe tė formojnė me'ta njė parti komuniste shqiptare, nė Nėntor 1941. Por duke e ditur se, si komunistė, nuk munt tė tėrhiqnin pas masat e gjera popullore, tė mėsuar prej ustallarėvet tė Kominternit, komunistėt t'anė bėnė sikur mblodhė njė "Kongres Kombėtar", nė Shtatorin e 1942-sė, nga i cili nxuarė njė "Kėshill Nacjona1-Ēlirimtar" dhe kėshtu u-pagėzuan "Lėvizje Nacional-Ē1irimtare". Kjo lodėr u-bė kudo prej partivet komuniste, nė ēdo vend t'Evropės a tė Lindjes sė Largėt qė e pėrfshiu fėrtuna e Luftės. Ēudija ėshtė qė kjo manevėr iu bėri mjell, pasi nė kėtė mėnyrė gėnjyen jo vetėm masat popullore tė brendėshme por deri diku edhe opinionin e jashtėm dhe diplomacinė e Perėndimit.

"Balli Kombėtar" u-nis jo si parti porsi njė organizatė e gjerė politike me qėllim qė tė mblithte tė gjitha forcat e shėndosha kombėtare, pa dallim klase a konditash shoqėrore, nė luftėn e vėshtirė pėr ēlirimin e Shqipėrisė. Por forcėn kėsaj organizate ia jepte sidomos elementi i ri progresist dhe bazat i kish mbi masat fshatare. Pasi nė kohėt t'ona nuk munt tė ndahet lufta kombėtare nga aspiratat shoqėrore e politike tė masavet, Balli Kombėtar, si vijė bashkimi midis elementave tė tij, hodhi njė program-bazė qė u-quajt Dekallog pasi pėrbėbej prej dhjetė pikash. Ky program parashikonte reforma tė gjera nė fushėn shoqėrore e politike, pasi tė ēlirohej vendi prej pushtuesit tė huaj, dhe synonte n'emancipimin e masavet bujke e punėtore dhe nė sistemimin e jetės sė lirė Shqiptare mbi baza demokratike. Kryesija e organizatės i qe ngarkuar patriotit Midhat Frashėri, i cili gėzonte besimin e pėrgjithshėm.

Nė fillim nuk pat ndonjė fėrkim t'ashpėr midis Ballit Kombėtar dhe Partisė Komuniste. Pėrkundrazi, Balli Kombėtar nuk e shihte me sy tė keq tė qėnurit e njė partije komuniste, mjafton qė kjo tė vėrtitej brenda kuadravet t'interesavet kombėtare dhe t'i shtrohej parimit tė demokracisė. Por komunistėt nuk mendonin nė kėtė mėnyrė pėr Ballin Kombėtar. Sa qenė tė dobėt dhe s'kishin marrė akoma hov, ata mbajtėn raporte tė mira me Ballin Kombėtar, fshiheshin e ushqeheshin nėpėr bazat e Ballit. Gjatė vitit 1942 dhe gjer nė Verėn e 1943-it, pat edhe njė farė bashkė-punimi a koordinim vepėrimesh midis ēetavet tė Ballit Kombėtar dhe tė Partisė komuniste. Megjithėse, pas lodrės sė t'ashtuquajturit "Kėshill Nacional-Ēlirimtar", partija komuniste ruante monopolin e "Luftės Nacional-Ēlirimtare" dhe s'njihte asnjė lėvizje tjetėr Shqiptare qė s'i shtrohej autoritetit tė saj. Por kėtė tė "drejtė" e ruante vetėm nė theori pėrsa kohė qė nuk ish mjaft e fortė.

Qysh nė ēapat e parė tė saj, partia komuniste e filloi vepėrimin me anėn e terrorit. Vrau disa agjentė e policė qė i shėrbenin karabinerisė italiane, dhe nė kėtė mėnyrė vuri nė shėrbim tė saj tė tjerėt qė qėndronin akoma nė zyrat e sigurimit fashist - por kėshtu e tutje pėr t'i shėrbyer partisė komuniste. Nė kėtė mėnyrė u-krijua njė gjendje ku elementėt komunistė vinin rreth lirisht nėpėr qytetet, tė shoqėruar e tė mprojtur bash prej agjentavet me uniformė tė zyravet tė sigurimit fashist.

Mirėpo pastaj, duke u-forcuar, komunistėt nisėn t'a zbatojnė kėtė methodhė terroristike edhe n'elementė tė ndershėmn e patriotė qė nuk i nėnėshtroheshin vullnetit tė tyre. Aty kėtu nisėn tė frikėsojnė e tė vrasin edhe njerės tė Ballit Kombėtar atje ku ua hante syri e ku Balli nuk ish nė gjendje pėr tė marrė kundėr-masa. Pastaj e bėnė zakon tė marrin njerėz natėn nėpėr shtėpira e t'i vrasin, pėr tė pėrhapur terror mbi tė tjerėt, nisėn tė mbledhin popullin me forcė nėpėr katundet dhe t'i mbajnė konferenca me revole nė dorė, etj..

Balli Kombėtar zu tė shqetėsohet nga kėto sjellje tė komunistėvet, dhe provoi me durim e gjakftohtėsi qė t'i sjellė n'udhė me anėn e fjalės e t'arėsyes. Por shpejt e kuptoi qė komunistėt s'ishin njerės qė lidheshin me fjalė as qė viheshin nė xhep. Ata munt tė bėnin ēfardo lidhje e munt tė jepnin ēdo lloj premtimi atje ku ishin tė dobėt, pėr t'a thyer aty pėr aty porsa tė merrnin pakė fuqi ose pėr tė mos e zbatuar nė krahinėn tjetėr ku ishin mė tė fortė. Gjendja u-bė mė shqetėsonjėse akoma kur komunistėt, tė favorizuar nga njė radhė faktorėsh tė brendshėm e tė jashtėm, e ndjenė vehten mjaft tė fortė dhe nisėn tė shkojnė me ēapa tė shpejta drejt luftės civile.

U-duk qė midis Ballit Kombėtar dhe partisė komuniste kish njė kundėrshtim tė papajtuarshėm methodhash e pikėpamjesh. Pikė sė pari, komunistėt ēdo vepėrim tė tyren e lidhin me nevojat politike e strategjike tė Rusisė edhe nė qoftė se vinė nė kundėrshtim diametral me interesat kombėtare. Fjalėt "atdhe", "liri" a "ēlirim kombėtar" tek ata janė njė cinizėm neveritės pėr tė tallur e gėnjyer popullin. Pėr shembull, njė ditė pėrpara se Titua tė deklarohej rebel prej Kominformit, komunistėt e Tiranės e quanin "shpėtimtar tė Shqipėrisė", ose, sipas fjalėvet t'Enver Hoxhės, Titua ndodhej "jo nė malet, as nė qytetet e Shqipėrisė, por nė zemrat e popullit Shqiptar". Menjėherė pas prishjes me Kominformin, Titua na dolli armiku numur njė i Shqipėrisė, ai qė e kish shtrydhur Shqipėrinė ekonomikisht dhe donte t'a skllavėronte politikisht, ai qė kish therur e masakruar dhjetra mijė Kosovarė, etj.. Mirėpo sikur Titua tė mos ish prishur me Rusinė gjer tani, do tė figuronte akoma pėr komunistėt e Tiranės si "shpėtimtar i Shqipėrisė", megjithėqė e paska shtrydhur Shqipėrinė ekonomikisht, paska dashur t'a bėjė provincė jugosllave politikisht, dhe paska therur e masakruar Kosovarėt.

Balli Kombėtar nuk mund tė pajtohej me kėtė farė mentaliteti tė komunistėvet. As nuk e kuptonte gjuhėn e tyre kur thoshin se ata luftonin vetėm fashizmin, por po t'ishin komuniste ushtėritė e huaja munt tė hynin e tė delnin nė Shqipėri kur tė donin. As kur thoshnin qė s'kishim tė drejtė tė thėrrisnim pėr Shqipėri Ethnike dhe pėr tė drejtat e popullit Kosovar, pasi tė drejtat e Kosovarėvet i mpronte Lėvizja Nacional-Ēlirimtare jugosllave !

Balli Kombėtar nuk mund tė pajtohej gjithashtu me taktikėn e komunistėvet, kur kėta hithnin disa pushkė kundėr ushtėrisė okuponjėse, buzė rrugėve e pranė qendrave tė populluara, me qėllim qė armiku, pėr hakamarrje, tė diqte qytete e katunde e tė rrėnonte pasuritė kombėtare, qė kėshtu tė shtohej numuri i proletarėvet ! As munt tė pajtohej me methodhėn politike komuniste qė kish pėr mjet therrorin, gėnjeshtrėn, cinismėn, mashtrimin. As munt t'aprovonte "drejtėsinė" komuniste ku ēdo bari dhish a shegert dyqani, qė ish bėrė tani "komisar politik" i ndonjė ēete a kryetar lagjeje, mund tė vriste kė tė donte dhe sa tė donte duke e paraqitur qė e dėnoi "gjyqi i popullit". As nuk mund t'ulte xverkun vullnetarisht ndėnė satėrin e komunistėvet, ashtu siē kėrkonin ata.

Pėr tė gjitha kėto arsye pra, horizonti midis partisė komuniste dhe Ballit Kombėtar po mbushej me re tė dėndura, qė linin tė parashihej afrimi i njė rrebeshi tė pėrgjaktė.

Lėvizja e resistencės kombėtare, qė ish zhvilluar me aqė lavdi dhe dėgjuar nė botėn e jashtėme, aqė sa Ministrat e jashtėm tė tė tri Fuqivat tė Mėdha, tė Shtetevet tė Bashkuar, tė Rusisė e t'Anglisė, patėn deklaruar nė Dhjetorin e 1942-sė, se e njihnin pėrsėri Shqipėrinė si shtet independent, kish arritur tani, nė Verėn e 1943-sė, nė pikėn ku munt tė degjeneronte nė luftė civile. Komunistėt, me cinizmin e tyre tė zakonshėm, s'linin gjė pa ēpifur kundėr Ballit Kombėtar, duke e paraqitur si njė organizatė nė shėrbim t'okupatorit, duke u-munduar tė futnin frikė e tė sillnin pėrēarje nė rradhėt e Ballit, dhe po pregatitnin haptazi luftėn civile. Kemi nė dorė dekumenta e qarkore tė Komitetit Qėndror tė Partisė Komuniste, ku u-jepen instruksione degėvet tė saj se si tė vepėrojnė pėr likuidimin sa mė tė shpejtė tė Ballit Kombėtar, duke u-munduar qenėrisht t'ia hedhin kėtij pėrgjegjėsitė e luftės civile.

Mė e famėshmja nė kėtė drejtim ėshtė qarkorja e 9 Shtatorit, me vulėn e partisė dhe e firmuar "Shpati", e cila qe kapur prej ēetavet tė Ballit Kombėtar. Ndėr tė tjerat thuhet :

"Zbarkimi i Aliatėvet nė Ballkan ose edhe nė Shqipėri nuk ėshtė njė perspektivė shumė e largėt. Prandaj organizatat t'ona duhet tė punojnė pėr tė pėrballur njė situatė tė tillė. Duhet qė nė rastin e zbarkimit t'Aliatėvet, Kėshillat Nacional-Ēlirimtare tė jenė me tė vėrtetė pushteti i popullit, tė mobolizojnė gjithė popullin rreth tyre dhe tė mos lejojnė forca tė tjera, si Balli Kombėtar, qė tė kenė njė influencė nė popull. Duhet qė ushtėria Nacional-Ēlirimtare tė jetė shumė e fortė, tė ketė gjithė popullin pas dhe tė mos lejojė tė ketė grumbullime tė tjera ushtarake kundėrshtarė tė saj, si p.sh. tė Ballit Kombėtar. Duhet tė dini se fuqitė aliate tė zbarkimit do tė pėrkrahin tė gjitha forcat shqiptare qė do tė gjejnė pėrpara, pa preferencė pėr ata tė lėvizjes Nacional-Ēlirimtare dhe bile, po tė marrim parasysh ēėshtjen e Darlanit, me preferencė pėr ato reaksjonaret. Qė tė munt t'evitohet njė gjė e tillė, fuqitė Nacional-Ēlirimtare duhet tė fillojnė t'imponohen qė tani kudo, dhe nė rastin e zbarkimit, t'u paraqiten Aleatėvet me anėn e Kėshillėvet Nacjonal-Ēlirimtare si i vetmi pushtet i popullit Shqiptar."

Ja pra tek pėrmblidhet, nė kėto pakė radhė tė njė qarkoreje komuniste, shkaku i luftės civile.

Megjithėse i shihte tė gjitha kėto, Balli Kombėtar, i vetėdijshėm pėr tragjedinė e pashembullt ku munt t'a hidhte kombin njė luftė civile, u-mundua tė bėjė udhė dhe tė pėrpiqet me durim pėr tė larguar tė keqen. Dhe u-duk njė ēast sikur pėrpjekjet e tij nė kėtė misjon tė lartė kombėtar u-kurorėzuan me sukses kur komunistėt, me thirrjen e Ballit Kombėtar, mbajtėn njė konferencė me kėtė organizatė, nė Mukaj, katund i vogėl afėr Tiranės, mė 1 e 2 Gusht 1943, dhe arritėn nė kėtė marrėveshje :

1) Tė formohej njė Komitet prej 12 antarėsh (6 nga ēdo anė) me emrin "Komiteti pėr Shpėtimin e Shqipėrisė".
2) Tė dy palėt do tė luftonin kundėr armikut pushtonjės dhe kundėr ēdo armiku tjetėr pushtonjės eventual.
3) Tė dy palėt do tė luftonin pėr njė Shqipėri Ethnike tė pamvarur.
4) Komiteti i pėrbashkėt do tė pushonte s'ekzistuari porsa tė formohej njė qeveri provizore.
5) Forma e regjimit do tė vendosej prej popullit vetė.
6) Komiteti i pėrbashkėt, pėrpara sė gjithash, duhej tė pėrgatiste Ēpalljen e Independencės Kombėtare.

Kjo marrėveshje pėrhapi njė gėzim tė pėrgjithshėm nė tėrė Shqipėrinė dha largoi pėr njė ēast nga shpirtrat ankthin e luftės civile. Por ky gėzim qe fare i shkurtėr : Komunistėt, sipas zakonit, e prishnė shpejt marrėveshjen e Mukajt dhe e dėnuan si njė gabim tė tyren nė njė kongres tė partisė qė mbajtėn nė katundin Labinot t'Elbasanit, nė Shtator 1943.

Ky ishte preludi i luftės civile.

Ndoshta komunistėt Shqiptarė s'do t'a kishin prishur aqė kollaj marrėveshjen e Mukajt, jo sepse s'donin, porse s'guxonin, sikur tė mos kish qėnė shtytja dhe imponimi i emisaravėt jugosllavė. Kjo shihet qartė nė librin "Gjaku i trathėtuar", botim zyrtar i qeverisė jugosllave, shtypur mė 1949, pas ēkėputjes sė Jugosllavisė nga Kominformi dhe prishjes me qeverinė e Tiranės. Aty thuhet se disa nga antarėt e Komitetit Qėndror tė partisė komuniste, ndėr' ta edhe Enver Hoxha, i jepnin rėndėsi tė madhe Ballit Kombėtar dhe bisedimevet pėr marrėveshje me'tė. E prandaj ranė nė pozitat e Ballit Kombėtar nė "marrėveshjen e turpėshme tė Mukajt". Kėshtu qė u-desh e tėrė shtytja e emisarėvet jugosllavė pėr t'i nxjerrė nga ato pozita.

Ja si e tregon Miladin Popoviēi, nė raportin qė i drejton Komitetit Qėndror tė partisė Komuniste Jugosllave, mė 19 Tetor 1943 :

"Shokėt delegatė ranė nė Mukaj mbi poziojonet e nacjonalistėvet dhe qenė mbushur me oportunizėm, duke u-kėnaqur vetėm me ndonjė ndyshim fjale ose fraze tė programit. Ndodhej atėhere kėtej shoku Tempo (Svetozar Vukmanoviē-Tempo, tjetėr emisar jugosllav). E rrahėm ēėshtjen edhe me Komitetin Qėndror duke e studjuar krejt punėn, gjendjen, etj., dhe vendosėm t'a kthejmė manifestėn e tė mos e njohim mėnyrėn e organizimit tė "Komitetit pėr Shpėtimin e Shqipėrisė", as fonksjonin e tij si autoriteti m'i lartė nė luftėn e ēlirimit kombėtar, tė mbledhim menjėherė konferencėn dhe ta zgjerojmė Komitetin Qėndror tė Nacional-Ēlirimtares".

Pastaj mė poshtė, nė tė njėjtin raport :

"Menjėherė pas konferencės sė Mukajt u-thirr nė Labinot konferenca e dytė e komitetit qėndror tė Nacional-Ēlirimtares, nė gji tė sė cilės u-muar njė qėndrim i qartė e i prerė kundrejt Ballit Kombėtar".

Thamė mė sipėr se komunistėt, pėr t'arritur gjer n'atė shkallė sa tė hedhin zaret e luftės civile, qenė ndihmuar nga njė radhė faktorėsh ndėr tė cilėt mė me rėndėsi janė :

1) Ndihma materiale e morale qė iu dhanė misjonet ushtarake aliate. I pari misjon britanik qė zbriti nė Shqipėri, nė Maj 1943, shkoi tek komunistėt, dhe kėshtu bėnė edhe tė tjerėt. E para njėsi e rregullt ushtarake komuniste, brigata e parė e tyre, u-formua nė Shtyllė tė Korēės, nė Korrik 1943, pėrpara misjonit ushtarak britanik, e pajisur me materialin qė i furnizoi ai misjon. Dhe kėshtu vazhduan tė tjerat.

2) Kapitullimi i ushtėrisė italiane i shumėfishoi forcat e komunistėvet, nė njerės, n'armė tė rėnda e nė material lufte. Mjafton tė pėrmendim Gjenera1 Azzi-n qė shkoi tek komunistėt bashkė me divizjonin e tij, nė Shtator 1943. Kėshtu bėnė pothuajse tė gjitha garnizonet dhe repartet ushtarake italtane nė Shqipėri, qoftė pse qenė tė punuar prej propagandės komuniste, qoftė sidomos pse komunistėt njiheshin zyrtarisht si tė lidhur me ushtėrinė aliate nėpėrmjet tė misjonevet ushtarake dėrguar nė Shqipėri. Njė pjesė e kėtyre Italianėve pranuan edhe tė militojnė nė radhėt e komunistėvet, duke e plotėsuar kėshtu ushtėrinė e tyre me teknikė e elementa tė xhenjos.

3) Situata ndėrkombėtare ish krejt nė favor tė komunistėvet. Hije e rėndė e Rusisė zu tė ndihet nė Ballkan. Sidomos pas konferencės sė Teheranit, u-pa qartė qė Rusia dolli nė Ballkan si njė faktor i pakundėrshtuarshėm. Nga ana tjetėr, njohja e qeverisė sė Titos nga Anglo-Amerikanėt pat njė rėndėsi tė jashtėzakonėshme nė zhvillimin e ngjarjeve tė brendėshme tė Shqipėrisė. Kjo situatė e krijuar nė Ballkan iu dha komunistėvet sigurinė e fitores dhe e ngriti nė qiell enthusiazmin e tyre ; ndėrsa ulte moralin e Ballit Kombėtar dhe tė fuqivet tė tjera nacjonaliste.

Prishja e Marrėveshjes sė Mukajt qé preludi i luftės civile. Komunistėt nisėn menjėherė njė propagandė t'egėr e agresive kundėr Ballit, dhe u-hodhė me tėrbim nė vepėrime terroriste vrasjesh e presjesh. Mė 8 Shtator, zunė nė Zeqisht tė Korēės 6 intelektualė tė rinj tė Ballit dhe i vranė mizorisht. Mė 20 Shtator, ranė trathėtisht mbi forcat e Ballit Kombėtar nė Kuēovė, por qenė prapsur me humbje. E kėshtu me radhė.

Kjo qėlloi pikėrisht nė kohėn kur ushtėritė gjermane zbrisnin nė Shqipėri pėr tė zėnė vendin e lėnė zbrazur nga Italianėt e kapitulluar. Dhe Balli Kombėtar i kish sistemuar fuqitė e tij pėr tė luftuar invadonjėsin e ri. Nė Barmash, nė rrugėn Qafėthanė-Strugė e nė rrethet e Vlorės fuqitė e Ballit kishin ardhur nė pėrpjekje me kollonat gjermane. Pikėrisht nė kėtė kohė komunistėt e qėlluan Ballin Kombėtar prapa krahėvet.

I vėnė pėrpara kėsaj situate, Balli Kombėtar vazhdoi t'iu bėjė thirrje tė tjera komunistėvet, qė tė hiqnin dorė nga plani djallėzor i tyre dhe tė mendonin pakė me ndėrgjegje shqiptari se nė ē'pellg gjaku e tmerri po e krithnin vendin. Njė nga kėto thirrje, lėshuar mė 20 Tetor 1943, fillonte kėshtu :

"Sot, pėr fat tė keq, jemi duke i pėrdorur kundėr njėri tjetrit kėto armė qė njėherė i pėrdorėm me aqė sukses kundėr armikut. Tani qė kanė ardhur Gjermanėt, nė vend qė tė jemi tė bashkuar mė fort se kurrė pėr tė luftuar ushtėrinė e tyre, e cila ėshtė shumė m'e fortė dhe m'e egėr nga ajo e Italianėvet, ne jemi nė grindje dhe, ajo qė ėshtė mė keq akoma, nė luftė civile".

Por tė gjitha kėto thirrje kaluan si njė zė i humbur nė shkreti. Komunistėt vazhduan si tė tėrbuar nė vepėrėn gjakatare te tyre, dhe brenda muajvet Tetor e Nėntor lufta civile qe ndezur mė ēdo anė. Dhe vazhdoi kėshtu, e egėr, e rreptė, fyt pėr fyt, njė vit tė tėrė, gjer nė Nėntorin e 1944-ės, kur komunistėt, pasi e bėnė vendin gjak e gėrmadhė, mujtėn mė nė funt t'a ngulin nė Tiranė yllin e kuq.

S'munt tė shkruhen, nė njė kapitull tė shkurtėr, peripecitė dhe epizodet e shėmtuara t'asaj lufte. As barbarizmat e komunistėvet qė janė nga mė ēnjerėzoret. Vetėm nė pėrruan e Shipskės, nė krahinėn e Korēės, u-gjetėn nė Janar tė 1944-ės, trupat e 185 burrave, shumica antarė tė Ballit Kombėtar, tė masakruar nė mėnyrėn mė shtazore e tė mbuluar nė njė gropė. Brigata komuniste e kumanduar prej Mehmet Shehut, njė bishė me fytyrė njeriu, zuri nė njė katund afėr Lushnjės, mė 21 Tetor 1943, 68 ushtarė tė Ballit Kombėtar, fshatarė tė thjeshtė, dhe i shkoi tė gjithė nė plumb. Nė Gjirokastėr arritėn sa tė vrasin edhe njė djalė 15 vjeēar pėrpara syvet tė s'ėmės.

Ai vit qe njė vit ferri pėr popullin Shqiptar, ku s'shihesh gjė tjetėr veē vrasje, mizerje e shtėpi tė djegura ; e u-bė njė bjeri-burri-burrit, sidomos kur hyri nė mes edhe ushtėria gjermane me bandat qė ēoi pas saj.

Plani djallėzor i komunistėvet ish qė t'a shtėrngonin Ballin Kombėtar tė hidhej nė krahė tė gjermanėvet, pėr tė mbetur ata vetė si tė vetėmit shampionė tė Luftės sė "Ēlirimit Kombėtar". Me kėtė mėnyrė, jo vetėm qė donin t'a paraqitnin Ballin tek Aliatėt si njė organizatė kolaboracioniste, por kėrkonin edhe tė justifikoheshin pėrpara popullit Shqiptar se gjoja e luftonin Ballin si njė armik tė lirisė kombėtare dhe jo si njė pengesė pėr revolucjonin e tyre komunist.

N'atė konfuzjon tė pėrgjithshėm, ku u-nda krahina prej krahinės, qyteti prej qytetit, e ku s'merrte vesh i pari tė dytin, natyrisht Balli Kombėtar pėsoi tronditje, ēkallmime e paralizim. Qendra s'i kontrollonte dot mė degėt, ish e pamundur tė mbahej uniteti e disiplina, dhe shumė elementė, sidomos nga ata qė s'lidheshin edhe aqė fort me parimet e Ballit, u-ēkėputėn prej organizatės dhe vanė nga i hodhi era a bėnė si ua mori mendja. Por pjesa e vendosur e organizatės u-mundua t'i qėndrojė furtunės, dhe gjatė dimrit 1943-44 i solli sa mė tė shkrirė forcat komuniste dhe u-duk sikur do t'a fitonte dyelin. Porse nė Pranverėn dhe Verėn e 1944-ės u-pa qartė qė komunistėt s'munt tė pėrmbaheshin vetėm prej fuqivet tė ngrėna e tė rraskapitura tė Ballit, kurse e tėrė situata ndėrkombėtare ish nė favor tė tyre.

Eshtė e vėrtetė qė, pėrveē Ballit Kombėtar, pat edhe njė farė lėvizje zogiste nė Shqitpėri, qė u-quajt "grupi i Legalitetit", si edhe ndonjė bandė tė vogėl personale nė malėsitė e Veriut. Por kėta s'erdhė nė pėrpjekje me komunismin deri vonė, do me thėnė gjersa u-shpartalluan fuqitė e Ballit Kombėtar dhe komunistėt mbetėn zotėr tė situatės. Atėhere, nė kontaktin mė tė parė me komunistėt, u-shkatėrruan.

"Grupi i Legalitetit" kryesohej nga Abas Kupi, oficer i vjetėr i Zogut, dhe pėrbėhej prej disa mehmureve e pėrfitonjėsve tė regjimit tė vjetėr. Abas Kupi vetė nė fillim u-shoqėrua me komunistėt dhe pat marė pjesė nė "Kėshillin Nacional-Ēlirimtar" tė tyre. Por pastaj, kur u-hap lufta civile, pėrfitoi e u-largua prej tyre dhe formoi "grupin e Legalitetit".

Vetėm nė vjeshtėn e 1944-ės pat njė bashkėpunim ushtarak midis Ballit Kombėtar dhe grupit tė "Legalitetit" pėr tė kryer sidomos disa aksjone kundėr ushtėrisė gjermane dhe pėr t'i paraqitur njė rezistencė tė fundit komunizmit. Por atėhere ish tepėr vonė. Ushtėria ruse kish dalė nė Bullgari, Titua ish bėrė zot i Jugosllavisė, dhe kudo nė Ballkan lėvizjet komuniste ishin predestinuar tė triumfojnė. Aqė sa edhe nė Greqi, ku shkarkuan trupat britanike, komunistėt zotėruan pėr disa muaj tė tėrė vendin, edhe Athinėn vetė, pėrveē lagjes sė Kollonaqit ; dhe ndoshta do t'ishin nė fuqi edhe tani sikur tė mos kishin ndėrhyrė trupat britanike atėhere dhe ndihma e Amerikės mė pastaj.

Nė Nėntor tė 1944-ės komunistėt ngrehėn qeverinė nė Tiranė. Fuqitė e armatosura tė Ballit u-shpėrndanė, ose formuan grupe tė vegjėl gueriljesh malevet. Njė pjesė e antarėvet tė tij mujti t'arratiset jashtė atdheut. Pjesa tjetėr qė mbet brėnda, u-kosit nga "gjyqi i popullit" ose kalbet nėpėr burgjet e fushat e pėrqėndrimit. Por prapė vijnė tė tjerė nga shtresa e tė rinjvet, qė mbushin radhėt e zbrazėta. Dhe lėvizja e Ballit Kombėtar nė Shqipėri iu rri gjithnjė si shpata e Damokleut gjakėsorėvet tė Tiranės.

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

DËRGOJA KËTË ARTIKULL NJË MIKU
Nëse artikulli ose faqja që jeni duke vizituar ju duket interesante, mund t'ia dërgoni një miku duke klikuar këtu

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji