Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë



NĖ HIJEN E GJIGANTIT

I

Del Mongoli prej Asie,
Tmerr e ēfryrje mizorie,
Si rrebesh qė mbulon brigjet,
Pėrmbyt fushat, kėput shtigjet,
Shkreton fshatrat dhe qytetet,
Rrėzon popujt edhe shtetet ;
E kudo qė tė ket' rėnė,
Thundr' e kalit ku i ka zėnė,
- Mbrujtur toka gjak njeriu -
Ikėn gjindja duart nė kokė,
Tė pangrėn' e cop' e trokė,
Dridhet burri e ēilimiu !

Digjet dheri zjarr e hekur,
Mbushen lugjet me tė vdekur :
Kush u-kap, e preu hordhia,
Kush u-fsheh, e shoi uria ;
Ndehet foshnja n'prehėr t's'ėmės,
Qė s'ka ē'jep veē lot't e zėmrės,
Tretur, verdhur e hutuar,
Vėshtrim-errur, shpresė-shuar,
Se s'ka Zot pėrmbi sulltan,
Qė s'lė bar tė sjelli vera :
Piramid' me koka t'prera,
Thyhen eshtrat me ēekan.

Tunden malet e Ballkanit,
S'qėndron gjė nė shesh t'mejdanit :
Pritet kryet e Lazarit,
Dynden fushat e Maxharit,
Thyhet ushtė e Gjon Huniadit,
Bije kokė e Vladisllavit,
Dridhet Itali e Dantit,
Shėmben muret e Bizantit
- Tė Bizantit mijvjetor -
Gjersa Kryqi i shtrohet Dinit,
Dhe kurorė e Kostandinit
Rrokulliset nė Bosfor.

Veē nė male t' Arbėreshit
Iu pėrmbajt hovi rrebeshit,
Kur u-ndesh nė racė Iliri,
Qė kurrkush me tė pahiri
S'ia shtiu dot kokėn nė lak.
Aty vendi u-mbyt n'gjak,
Se kushtrimin dha Skėnderi
Edhe u-ngri'n burrat njėheri,
Si viganj t'mithologjisė,
Dhe, n'Evropėn e tmerruar,
Si lajm gazi i pashpresuar,
Ushtoi emri i Shqipėrisė.

Vringėllon shpatė e Skėnderit :
Prapset kali i jeniēerit !
Vin' hordhit' si valė e detit,
Shkon Murati, vjen Mehmeti :
Kapen burrat fyt pėr fyt,
Njėri ther e tjetri mbyt ;
Rrahin Krujėn dyqind topa,
Ēahet shkėmbi n'ashka e copa,
Por ky vend s'u-shkelka dot !
Se k'tu trimat lindin trima,
Q' e kėpujn' armikun grima
Kur iu prin njė Gjergj Kastriot.

Skėnderbej llėrėt pėrveshur,
Shtatin dif e pallėn xhveshur,
Pėrkrenarja rrudhur ballin,
Si granit qė shtrėngon malin,
Derdhur mjekrra fjollė e tumbė,
Hipur kalit zjarr e shkumbė,
Ngrehur parzmen si kėshtjellė,
- Ku po shkon, mor' yll e diellė,
Po a ia merr mendja njeriut,
Se, pa mjete e me aq pak veta,
Me ca shpata e ca shigjeta,
Po i qėndron Mehmet Fatiut ?

E kuptonj pėrgjigjen tėnde
Sepse u-ngrite e sepse rėnde
Si kampion i trimėrisė,
Pa iu shtruar llogarisė
Qė bėjn' mendjet me dyzina
Kur pranojn' qė t'ulet shpina.
Ka njė zjarr nė fund tė shpirtit
Dhe njė frymė lari e mirtit,
Qė pa 'tė asgjė s'lulzon :
Ajo ėsht gurra qė nuk ndalet,
Ajo ėsht forca qė lot malet,
Qė ēthur botėn dhe e krijon.

Ajo ėsht Vlefta qė nuk matet,
Qė ngre popujt, ndryshon fatet,
Qė s'pėrfill jetėn as vdekėn
(Gjer nė Hind e shpuri Lekėn),
Qė i sjell Lajmin dhe profetit,
Bot' tė re i-zbulon poetit.
Ajo i tha nė shpirt Skėnderit :
- Mos rri rob lidhur pas dherit,
Ngreu ! me popullin fatzi,
Se s'ka tjetėr rrug' shpėtimi
Veē asaj qė hap guximi,
Pėr tė dobtin s'ka liri !

Edhe u-ngrit Skėnder luani,
Si s'kish par' me sy Sulltani
Asij burri, at' farė Anteut,
Ngado qark i pat rėn' dheut.
Ē'vringėlloi aher' ēeliku !
Ē'ushtėri u-thye e iku !
Ē'u-pėrmbysnė kuaj e topa !
Ē'pa Ballkani e ē'pau Evropa !
Binin Shqipot si rrufé,
Kėmbė-zbathur e pangrėnė,
Mbi Goliathin - Yll e Hėnė -
Si Davidi me hobé.

Famė e tyre mbushi botėn,
Parzmė e tyre ndali shqotėn
E Asis pėr dhjetra vjet,
Kur kalonte si tėrmet.
Dhe Skėnderi hoqi shpatė,
N'mal e n'fushė, e ditė e natė,
Porsi zjarr qė pėrvėlon.
Dhe tek lind e perėndon,
S'pat Pasha e s'pat Sulltan,
S'pat armik t'a mposhtte burrin
Gjersa vdekja ia preu turrin
Dhe e rrėzoi si njė titan.

II

Ra Gjiganti. Po nuk bije
Frymė e tij qė shkon si hije...
Mjekėrr-bardhė e n'hekur veshur,
As i vrėnjtur as i qeshur.
Hipur kalit si ngaherė,
Nxjerrė e mban at' shpat' tė gjerė,
Porse i qetė ėsht e pa ngutė :
Hedh prej sysh njė drit' tė butė
- Si planet qė shkėlqen larg -
Pėrmbi brezat qė pėrtrihen
Dhe qė bijt e Shqipes ndihen,
Nėpėr shekuj varg e varg.

Mlidhen vashat dredhin valle,
Jehojn' kodra, fusha e zalle,
Nėpėr mbrėmje e dit' tė kremte,
N'perėndime t'kuqėrremte ;
Mblidhen burrat sipas rendit,
Rrotull vatre a n'shesh t'kuvendit,
Tregojn'punėt e qėmotit.
Kur ja... Hije e Kastriotit
Vjen e u ēfaqet nė vegim :
Mjekėrr-bardhė e n'hekur veshur,
As i vrėnjtur as i qeshur,
Shkon kaluar fluturim.

Arbėreshėt pėrtej detit
Kan'ca ditė gjatė vjetit,
Ku me kėngė e me tė qarė,
Pėrkujtojnė atdhen e parė :
Mblidhen si zoqt e furrikut,
Kthehen drejt Adriatikut,
- Gjaku i shprishur nėpėr botė -
E me vargje elegji-plotė,
Shfrejnė mall e ngashėrim.
Kur ja ... Hije e Kastriotit
Vjen e u ēfaqet si qėmotit,
Ngjan sikur u jep bekim.

Zgjuhet brezi nė Rilindje,
Dhe Shqiptarėt sjellin bindje ;
Se s'janė shembra ndjekur nėme,
Por tė gjith bijt e njė mėme
Qė prej tyre pret shpėtim.
Nisin kėngėn si n'agim,
Vjershėtarė edhe poetė ;
Por tek shohin vendin shkretė,
Ndjejnė lodhje e dėshpėrim.
Kur ja... Hije e Kastriotit,
Iu kujton ngjarjet e motit,
Edhe i mbush me frymėzim.

Krisi lufta pėr liri.
Rrokin armėt djemt e ri,
Tė betuar kėtė herė,
Pranė Shqipes me dy krerė.
Sado ball' q'i bėjnė armikut,
Pėrmes zjarrit dhe rrezikut,
Kur zjen pushka e lot hanxhari,
Ka ndonjė - dhe s'ėsht i pari -
Qė ndjen frikė e ligėshtim.
Por flamuri i Kastrioti
I kujton luftat e motit,
I jep zemėr, e bėn trim.

III

Sot qė fati i Shqipėrisė,
Na tregon shenjat e zisė,
Se disa prej bijve t'saj,
Derdhin helm e gjak vėllaj ;
Sot qė zemrat e Shqiptarve,
Ndrydhur keq te dheu i t'Parve,
Ose djegur mallėngjimit,
Nėpėr udhėt e mėrgimit,
Bashk'me ata qė hera i ndau
- Ēamėr, Lekė e Kosovarė,
Zoqt e Shqipes tė shpėrndarė,
Qė nėn thundra po i mban Shqau -

Tė gjith tok shikojn' nga qielli,
Duke pritur kur lind dielli
I liris sė dėshiruar,
I bashkimit t'ėndėrruar,
Ēfaqu ! Hije e Kastriotit,
Na pėrmend fjalėt e motit
Ashtu siē i ndjeve ti :
- Se s'ka tjetėr rrug' shpėtimi
Veē asaj qė hap guximi,
Pėr tė dobtin s'ka liri !


E na i shtyp me shkronja zjarri,
T'i kujtojmė gjer tek varri,
Se nuk zbret liri nga qielli,
As nuk vjen sikur lind dielli,
Por fitohet me mundime,
Nė pėrpjekje e nė luftime,
- E me punė e mend njeriu -
Jo me dokrra e thashetheme,
Jo me spica e me tė rreme,
As me shqelma prej ariu.


IV

Dal ! se po buēet trumbeta,
Ngrihet shpirti, ngjallet jeta :
Rreth njė caku e njė qėllimi,
Si granit lidhet bashkimi.
Mblidhen Shqipot nga ēdo anė,
Si vėllaj me tė vėllanė,
Kush me armė e kush me pendė,
Kush me krrabė e me parmendė,
Zemėrngrohtė e pa mėri,
Mendje-urtė e fjalė-matur,
Si zakon q'e kishin patur
N'ata shekujt plot lavdi ;

Dal ! se po shkojnė pėrpara,
Porsi kokrra tė pandara,
Si nė luftė edhe nė punė,
Me dėshirė e pa pėrdhunė,
Si te dija edhe tek arti,
Te krijimi mė i larti.
Dhe prej rrethevet t'Janinės,
Gjer tek rrethet e Prishtinės,
Me sa popull qė ka plot,
Se ē'po i merr e njėjta rrymė,
Se ē'po i mbush e njėjta frymė,
Shqipėris pėr t'i dal' zot !

Copė aher' thyhen verigat,
Zhduken nėmėt dhe tė ligat,
Zhduket helmi, zhduket brenga,
Kėrcet gazi e shpėrthen kėnga,
Shqipėria ngrihet zonjė,
Vendin lum kush t'a gėzonjė !
Se s'ka forcė nė Ballkan
Qė kėt vend e mposht a e ndan.
Dhe Gjiganti Kastriot,
Mjekėrr-bardhė e n'hekur veshur,
Ndoshta thotė buzėqeshur :
- Bijt e mij u-ngjallėn sot !

Abas Ermenji
Janar 1968
Me rastin e pesėqind-vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut.

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

DËRGOJA KËTË ARTIKULL NJË MIKU
Nëse artikulli ose faqja që jeni duke vizituar ju duket interesante, mund t'ia dërgoni një miku duke klikuar këtu

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji