Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë



NAIM FRASHËRI

Prof. ABAS ERMENJI

Nė Dhjetorin qė vjen, mbushen plot pesėdhjetė vjet qėkur fytyrė e Naimit u-ftoh mbi letrat e shqipes, si flakė e bardhė e njė qiriri. Qoftė mister qoftė dėshirė e veēantė qė Perėndeshat e Parnasit kanė pėr miqtė e tyre, Naimit nuk iu lejua tė shkelte pragun e kohės s'onė, por mbet si munument nė horizontin e shekullit qė shkoi, sikur desh tė thosh "kėtu ėshtė kufiri im". Si duket, frymė e tij pat pėr mision tė zgjuajė nga gjumi i parė vetėdijen e shurdhėr kombėtare, pastaj u-pre: si ai zefiri i butė qė pėrkėdhel natyrėn e fjetur dhe e mbush me drithma e njomėshtirė, n'avujt e parė tė mugėllimit, pastaj shuhet n'agim tė ditės.

Le t'a ēojmė mėndjen njė ēast nė shekullin e nėntėmbėdhjetė, e tė kujtojmė se nė ē'gjėndje ish bota shqiptare n'atė kohė kur erė e nxehtė e lirivet frynte prej njė ēipi t'Evropės nė tjetrin, dhe bėnte tė ngrihen nga gėrmadhat e popujve tė rrėzuar heronjtė e luftės e tė mendimit tė ri. N'atė kohė kur trumbeta e kryengritjes oshėtin nė tė gjithė Ballkanin, dhe duket sikur njė skenė e re po ēfaqet nė kėtė theatėr madhėshtor tė historisė sė lashtė. Ē'bėjnė shqiptarėt n'atė kohė? Sigurisht lėvizin. Ata janė tė parėt qė pėrzihen nė rrėmuja e pėrleshje ; britmė e tyre dėgjohet ; armėt e tyre shndrisin nė tė gjitha anėt qė lag Mesdheu i Lindjes, sepse mjeshtėria e luftės iu ka mbetur trashėgim ē'prej kohėve qė s'mbahen mend : por e keqja ėshtė se luftojnė pėr botėn dhe jo pėr vehten e tyre.

Qėkur kohėt e lavdishme tė Skėnderbeut u-mbyllėn me njė perėndim tė pėrgjaktė duke lėnė pas njė natė robėrije nga mė t'errėtat, vetėdija kombėtare e shqiptarėve erdh gjithnjė duke u-shurdhuar dhe u-thye boshti i idesė qėndrore pėr njė shtet shqiptar tė lirė e tė pavarur. Shqiptarėt u-shpėrndanė nėpėr botė si ajo kashta qė e merr era, si gjymtyrėt e njė trupi tė kėputur nė mes. Dhe kudo qė vanė e zunė qėndėr, u-ēquan e duallė pėrsipėr mbi popujt vendas. Bij Arbėreshi ishin shqipet e Sulit dhe delfinėt e Hidras e tė Species, qė ngritėn nga pluhuri i shekujvet ballin e Helladhės famė-madhe ; Shqiparėt qenė ata qė zgjuan nė lugun e Nilit Egjyptin e Faraonėve, ose ata qė, duke ecur mbi gjurmėt e Gjikėve, ju duallė pėr zot fushave tė bagatėshme tė Vllahisė ; prapė njė pjesė e shqiptarėve qe ajo qė iu bė shtyllė Perandorisė s'Otomanėve si stėrgjyshėt e tyre, Ilirėt, qė iu bėnė shtyllė Perandorisė Romake. Kurse brenda n'atdhé, nė Shqipėrinė mėmė:

Disa thonė kemi fe,
disa thonė kemi din,
Njani thotė jam turk,
tjetri latin.

Nė kėtė errėsirė tė shėmtuar, del Naimi qė iu kėndon bijve tė shqipes verbin e kombėsisė. Del Naimi qė, me:

fjalėt e gjuhės sė zjarrtė,

kėrkon tė shpėrndajė hijet qė kanė mbuluar gjykimin e shqiptarėve, kėrkon tė ngrohė ndjenjėn kombėtare tė mpirė nga robėri e ashpėr, kėrkon tė kthejė mėndjen, zemrėn dhe hovin luftarak tė bijve tė shqipes, prej botės sė jashtme, n'atdhenė e dashur, nė vendin e bukur:

Tek mėrzen cjapi me zile edhe fryn veriu nė verė,
tek mbin lulja me gaz shumė, e me bukuri e m'erė.

Naimi shkunt nga pluhuri i harresės historinė e ndritur tė stėrgjyshėrvet t'onė, dhe ua nxjer si pasqyrė syvet t'errur tė shqiptarėvet, u kallzon sesa i lartė ėshtė fisi i ynė qė dikur mbushte botėn me lavditė e tij, u-kėndon Skėnderbenė, u pėrmend Pirro e Aleksandėr dhe u-tregon se kanė dalė prej racės s'onė:

Selefqinjtė, Ptolemenjtė,
gjithė ē'qenė tė mėdhenjtė.

Naimi kėndon jetėn dhe natyrėn shqiptare, kėndon bagėtinė e bujqėsinė, kėndon punėn dhe virtutin, dhe me tė gjitha kėto, kėrkon tė forcojė idenė e tė pėrkėdhelė dėshirėn e lirisė e tė mvehtėsisė kombėtare. Kėrkon t'u shtjerė ndėrmend shqiptarėve se janė njė komb mė vehte, mė i lashtė e m'i fisēėm nga tė tjerėt, dhe se duhet tė punojnė pėr tė krijaur njė bosht jete kombėtare. Iu-kujton se nderi e lavdi e tyre ėshtė nė Shqipėri, dhe jo nė botėn e gjerė:

Ti Shqipėri mė ep nderė, mė ep emrin shqipėtar,
Zėmėrėn ti m'a gatove plot me dėshirė e me zjarr.

Nė vjershat e Naimit, tė mos kėrkojmė formė tė lėmuar a bukuri artistike. Atje ka vetėm shpirt tė pajtė e dashuri tė sinqertė. Naimi nuk shkruan pėr dėshirė t'artit. Vargu i tij nuk ėshtė i gdhendur as i pėrsosur. Eshtė i thjeshtė por i pėrzemėrt e i dashur si fjalėt e njė foshnje, i ngrohtė e plot shpirt si psherėtima e njė mėme. Naimi i pėrket mė shumė historisė shqiptare se sa letėrsisė. Nė njė kohė kur vetėdija kombėtare ėshtė shurdhuar, kur shqiptarėt kanė harruar vet-vehten, ai del si fytyrė apostulli dhe iu leēit ungjillin e kombėsisė. Del e hap dritėn e njė vatre shqiptare, pėrgatit fushėn shpirtėrore pėr njė bosht mendimesh lirie e mvehtėsije, rreth tė cilit do tė sillej jeta shqiptare nė t'ardhmen. Kėto ndjenja e mendime Naimi i pėrhap me anėn e vjershės, tė cilėn e gjen si mjetin mė tė mirė pėr t'i shpurė drejt nė zemėr tė popullit. Prandaj edhe gjuhė e tij ėshtė ajo e fshatarit tė thjeshtė. Naimi, si ai mėsonjėsi i mirė qė ulet e bėhet njė me nxėnėsit pėr tė derdhur mė lehtė nė shpirt tė tyre atė ēka ka nė shpirt tė tij, zbret nė radhėn e popullit dhe i hap pa druajtje zemrėn e ėmbėl e tė qetė.

Vepra e Naimit ėshtė poetike nė tėrėsine e saj, pse ēdo shpirt apostulli ėshtė edhe shpirt poeti. Megjithse Naimi duket sikur nuk ka pasjone, as qė i njeh pasjonet. Zemėr e tij ėshtė gjithmonė njėlloj, e patrazuar prej furtunash e valėsh, e ndritur dhe e embėlsuar kundrejt botės sė jashtėme nga njė djellė i pėrhershėm dashurie. Prandaj edhe vjersha e tij ėshtė, mė tė shumtėn, monotone, nuk ka ulje e ngritje, nuk ka lėvizje rithmi, as variasjon ngjyrash e tonesh. E prandaj Naimi s'krijon dot skena as tipa. Mbase ėshtė dhe influenca e besimeve tė vjetra persane mbi dyalizmėn a luftėn e paprerė midis dy qėnieve tė kundėrta, si e mira me tė ligėn, drita me errėsirėn, etj, qė e bėn Naimin t'a shohė botėn vetėm nėnė dy ngjyra.

Por ajo qė i jep shpirt e jetė veprės sė tij, ėshtė dashuria e vėrtetė qė Naimi ka pėr kombin, pėr njerėzinė, pėr gjėrat e gjalla e pėr natyrėn. Zemėr e tij e butė dhe e fisēme ėshtė gjithmonė e prirur me rreze dashurie mbi botėn qė e rrethon. Me vjershat fetare dhe morale, kėrkon t'ėmbėlsojė shpirtrat, tė zgjuajė mėshirėn e virtutin, t'iu zbusė shqiptarėve ndjenjat e egėrsuara nga robėri e ashpėr dhe e gjatė, e t'i bėjė mė tė sjellshėm, me t'ardhur e mė tė shkuarshėm nė shoqėri.

Dashuria e tij pėr njerėzit, pėr gjėrat e gjalla e pėr natyrėn, tė cilat Naimi i shikon si pjesė tė pandarė tė Gjithėsisė, ka thekėsa aqė tė fortė, sa qė na bėn tė mendojmė Shėn Franēeskun dhe mistikėt e mėdhenj:

Dhe pėr njė mize kur heq, i vjen keq njeriut tė mirė,
Zemėra nuk thuhet zemėr me mos pasurė mėshirė.

Magjithė tė metat e formės monotone dhe thjeshtėsinė e rėndomtė, ėshtė ky zjarr dashurije gjithnjė i ndezur qė u jep njė ngrohtėsi tė veēantė vjershave tė Naimit, dhe i ka bėrė tė ngjisin nė shpirtin e popullit shqiptar. Eshtė ky zjarr dashurie qė nxehu ndjenja dhe bėri tė dridhen zemra, qė forcoj shpirtin e kombėsisė dhe i dha shkas mė fort se kushdo-tjetėr asaj prendvere shkrimesh e mendimesh qė ne quajmė Rilindje kombėtare.

Asnjė tjetėr shkrimtar a predikonjės shqiptar nuk ka pasur njė sundim shpirtėror aqė tė math mbi popullin t'onė, sa Naimi. Nga mbarimi i shekullit tė nėntėmbėdhjetė dhe nė pjesėn e parė tė tė njėzetit, teqetė e Bektashinjvet ishin bėrė shkollė e veēantė pėr librat e Naim Frashėrit. Tė tjerė kėngėtarė popullorė frymėzoheshin prej tyre, dhe n'atė frymė, ndjenja tė ngrohta kombėsie ēeleshin e pėrhapeshin me freskinė e lulevet. Se i ushqente njė djellė dashurie i vėrtetė.

Kėtė dashuri Naimi, megjithėse e ēfaq tė fortė nė disa vjersha lirike tek Lulet e Verės, ka rast t'a rrėfejė mė gjallė nė veprėn e tij Bagėti e Bujqėsi, ku kėndon me dėshirė idilike jetėn baritore e bujke tė shqiptarėve.

Ndjenjat pantheiste, qė i kish tė lindura nė zemėr (ose i vinin nga besimi Bektashjan nė lidhje me besimet e vjetra hindjane e persane qė Naimi kish thithur nėpėr mjet tė persishtes), i vlejnė kėtė herė t'i japė njė shpirt tė vetėm gjithė natyrės shqiptare e t'i pajtojė tė gjitha gjėrat nė frymėn e ngrohtė tė jetės.

Nė Bagėti e Bujqėsi, Kėngėtari i ynė prek nervin e jetės shqiptare dhe, i frymėzuar nga malli i atdheut, i sheh tė gjitha nėnė njė dritė, natyrė ,njerės, kafshė e gjėra, i lidh tė gjitha nė njė harmoni tė kėndėshme, u jep tė gjithave njė shpirt e njė qėllim, dhe i mbulon me afshin e nxehtė tė dashurisė sė tij. Shikoni se me ē'hov tė natyrshėm fluturon zemėr e poetit, prej mėrgimit ku ndodhet, nė gji tė Shqipėrisė:

Kur dėgjon zėthin e s'ėmės, qysh e lė qengji kopenė,
Blegėrin dy a tri herė edhe ikėn e mer dhenė,
Pa dhe nė i prefshin udhėn nja njėzet a tridhjetė vetė,
E t'a trembin, ay s'kthehet, po shkon pėrmes si shigjetė,
Ashtu edhe zemra ime mė lė kėtu ku jam, mua,
Vjen me gas e me dėshirė aty nėr viset e tua.

A ka krahėsim mė tė bukur nga ky, pėr tė treguar kthimin e dėshirės nė gji tė atdheut e tė vent-lindjes? Kthim aqė i fortė, i thjeshtė e i natyrshėm, sa edhe lėvizja e qengjit drejt gjirit tė s'ėmės.

***

Naimi jetoi nė njė kohė kur dashuria e atdheut ish romantike. Dhe ndoshta s'mendoj se pas tij do tė vinin ditė ku tingujt e shenjtė Shqipėri e Mėmėdhe tė pėrlyheshin nėpėr buzė katilėsh e kurtizanėsh, si flalėt e Krishtit nė gojėn e Judės. S'mendoj se Shqipėrinė, qė ai e kėndoi me aq dėshirė e mallėngjim, do t'a ledhatonin mė vonė, dhe ndoshta me fjalė mė tė holla e mė tė gdhendura, gjuhė tė ftohta lajkatarėsh, gjuhėt e atyre qė e pėrdorin pendėn si mjet fitimi, dhe prrallėn e patriotizmės si plaēkė tregu!...

Por le tė shpresojmė. Jeta sillet. Kohėt ndryshojnė si stinėt e vitit. Kush tha se pas kėtij dimri nuk do tė dalė njė prendverė shqiptare e kaltėrt, e mbarsur me frymėn e dashurisė sė thjeshtė tė Naimit? Atėhere lulet qė do tė ēeli jeta kombėtare e jona, do tė kėnė tjetėr ngjyrė e njomėshti, tjetėr bukuri dhe erė. Vetėm gazi qė vjen nga njė dashuri e vėrtetė i hedh popujt pėrpara, pjell e krijon; dhe ngre maja tė larta nė historinė e njerėzisė. Kush tha se ky gas ngjallės e krijonjės nuk do tė hapet edhe njė herė si zjarr i shenjtė nėpėr zemrat shqiptare, duke zėnė fill nga ajo shkėndijė e dashurisė sė thjeshtė qė rrodhi prej frymės sė Naimit?

Gazeta Flamuri, prill 1950

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

DËRGOJA KËTË ARTIKULL NJË MIKU
Nëse artikulli ose faqja që jeni duke vizituar ju duket interesante, mund t'ia dërgoni një miku duke klikuar këtu

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji