Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë



Mesazhi i Prof. Abas ERMENJIT me rastin e pesėvjetorit tė Komitetit Kombėtar "Shqipėria e lirė"

Shqiptarė tė Mėrgimit !
Luftėtarė tė Qėndresės Kombėtare !
Sot, mė 26 tė Gushtit, mbushen pesė vjet qėkur patrioti i math MIDHAT FRASHĖRI themeloi, nė mėrgim, Komitetin "Shqipėria e Lirė". Nė mėndjen e Udhėheqėsit tė paharruar, njė komitet i tillė duhej tė kish vleftat dhe e lartėsinė morale qė lipsen pėr tė pėrfaqėsuar sa mė mirė popullin Shqiptar, pėrjashta, dhe pėr t'i ndihmuar nė luftėn e ēlirimit nga komunizmi, qė ai po vuan me trimėri tė pashoqe. Njė komitet qė merr pėrsipėr barrėn e rėndė tė udhėheqi Kombin nė luftė kundėr njė regjimi tiranik tė mbajtur nga njė imperializėm i jashtėm, siē ėshtė komunizmi, duhet tė pėrfaqėsojė nė shkallėn mė tė lartė traditėn e lirisė Kombėtare dhe qėllimin shoqėror e moral tė sakrificavet qė bėhen, tė gjakut qė derdhet, tė jetėvet qė shuhen. Ky ish mendimi i MIDHAT FRASHĖRIT, ky ėshtė mendimi i ynė. Prandaj e kujtojmė me kaqė dhimbje e nderim Kryetarin e vdekur.

Komiteti Kombėtar-Demokrat "Shqipėria e Lirė" nuk i ėshtė larguar kėsaj vije. Megjithėse i ėshtė dashur tė vazhdojė punėn nė mes rrethanash tė vėshtira qė lejonin shumė pakė, ky komitet ka mundur tė qėndrojė si njė pėrfaqėsi e vėrtetė e popullit Shqiptar.

Komiteti Kombėtar Demokrat "Shqipėria e lirė " mbetet i hapur pėr tė gjitha energjitė e reja Kombėtare qė mund tė duken kėshtu e tutje, pėr ēdo lėvizje, parti, a grup a person, nė mėrgim e brenda nė Atdhe, qė don me gjithė zemėr lirinė e Shqipėrisė.

Komiteti Kombėtar Demokrat "Shqipėria e Lirė" pėrpiqet tė bashkojė nė njė front tė vetėm tė gjitha fuqitė e vėrteta Kombėtare pėr tė pėrmbysur tiraninė komuniste dhe pėr t'i siguruar Shqipėrisė vendin e sajė nė familjen e kombevet tė lirė.

Komiteti Kombėtar Demokrat "Shqipėria e Lirė" ėshtė pėr afrimin, pėr bashkėpunimin e drejtė midis grupevet, klasėvet, popujvet e kombevet, nė kuptimin mė tė lartė tė moralit, nė frymėn mė tė nxehtė tė dashurisė njerėzore.

Komiteti Kombėtar Demokrat "Shqipėria e Lirė" kėrkon shkuarje tė mirė me fqinjėt, edhe bashkėpunim me Botėn e Lirė, sidomos me dy Demokracitė e Mėdha tė Perėndimit, Shtetet e Bashkuar dhe Anglinė, pėr rivendosjen e paqes, pėr triumfin e lirisė.

Shqiptarė, kudo qė jini, brenda dhe jashtė Shqipėrisė !
Bashkohuni rreth Komitetit Kombėtar Demokrat "Shqipėria e Lirė" qė pėrpiqet tė realizojė aspiratat t'uaja, qė pėrfaqėson traditėn e pamvarėsisė dhe tėrėsisė Kombėtare !

Nė bashkimin t'uaj qėndron shpėtimi i Shqipėrisė !

Gazeta FLAMURI, tetor 1954

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

DËRGOJA KËTË ARTIKULL NJË MIKU
Nëse artikulli ose faqja që jeni duke vizituar ju duket interesante, mund t'ia dërgoni një miku duke klikuar këtu

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji