Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë



RĖNDĖSIA E LIDHJES SĖ PRIZRENIT

Prof. ABAS ERMENJI

Nė jetėn e popujvet, ka disa data me shenjė, qė dallohen prej tė tjeravet, sepse i hapin udhėn njė periudhe tė re historije : e tillė ėshtė pėr ne Shqiptarėt data qė shėnon Lidhjen e Prizrenit. Pėr t'a kuptuar nė mėnyrė tė qartė rėndėsinė e saj, duhet tė pėrfshijmė nė njė shikim tė vetėm dy pjesė tė historisė sė Shqiptarėvet : atė qė ngjitet nėpėr vijėn e kohės gjer nė shekullin e XV-tė dhe atė qė zbret drejt 1912-ės e gjer nė ditėt t'ona. Atėhere do tė shohim se Lidhja e Prizrenit del si njė nyje qė ndan e lidh dy epoka nė jetėn t'onė kombėtare.

***

Duke lėnė mėnjanė historinė e vjetėr, Shqipėria ka qėnė njė njėsi ethnike e gjeografike nė Kohėn e Mesme, qyshse, nė tė XIII-tin shekull, Charles I d'Anjou ngrehu njė Mbretėri tė Shqipėrisė (Regnum Albaniae), e cila ra mė vonė nė duart e Thopiasvet. Veēse, n'ato kohė tė feodalizmės, megjithė gjallėrinė ushtarake dhe kolonizonjėse qė tregon elementi Shqiptar nė Ballkan, duke u-shkapėrderdhur pėrtej kufivet ethnike, sidomos me Balshajt, nė Veri, dhe me Shpatajt, nė Jugė, duke kolonizuar vende tė Greqisė gjer n'Atikė, nė More e nė ishujt e Egjeut, s'munt tė flitet pėr njė Shtet Shqiptar tė bashkuar. Bashkimi politik u mungonte atėhere edhe shumė kombeve qė kishin pasur tradita tė vjetra politike e shtetėrore. Vetėm ndėnė grushtin e Skėnderbeut, Shqiptarėt bėnė njė bashkim kombėtar, i cili u-mbajt pėr aqė kohė sa jetoi burri i Krujės. Pastaj u-kėput ; hynė nė mes sundimi i huaj dhe anarqia, dhe ēdo krahinė ndoqi fatin e saj.

Gjatė katėrqint vjetėve ndėnė Perandorinė Otomane, u-duk sikur Shqiptarėt e patėn humbur, jo vetėm idenė e njė Shteti Shqiptar, por edhe vetėdijen e kombėsisė.

Shqiptarėt, aqė tė ēquar pėr inisiativė individuale sa i kanė dhėnė botės pa kursim nga mė tė mėdhenjtė ushtarakė, udhėheqės e themelonjės shtetesh, nė truallin e tyre s'kanė mundur tė ngrehin diēka tė lidhur, tė qėndruarėshme, tė fortė. Natyrisht, kjo nuk ėshtė njė e metė race : ka shpjegimin e saj nė faktorėt historikė-gjeografikė qė kanė penguar bashkimin dhe forcimin e njė njėsie Shqiptare si komb e shtet ; qė kanė sjellė ndasira fesh, krahinash, interesash ; qė kanė penguar zhvillimin e njė kulture kombėtare tė lartė, dhe dobėsuar besimin nė mėkėmbjen e Shqipėrisė si Shtet mė vehte.

Ky ėshtė shkaku qė Shqiptarėt, gjer nga gjysma e shekullit tė XIX-tė, paraqiten si njė popull pa qėllime, pa drejtim, dhe sidomos pa njė ide qėndrore Shqiptare. Edhe kur e prurin rasti qė Shqipėria, nga mbarimi i shekullit tė XVIII-tė dhe nė fillim tė tė XIX-tit, tė bjerė tėrėsisht nė duar tė Shqiptarėvet, me Ali Tepelenėn, nė Jugė, dhe me Bushatllinjtė, nė Veri, nuk u-ngreh dot si shtet mė vehte. Dhe kjo jo nga mungesa e forcės (sepse, atėhere, dy pashallarėt Shqiptarė tundnin Perandorinė), por sepse asnjėri prej tyre s'mundi tė dalė prej kuptimit tė principatės personale nė idenė e njė Shqipėrie - Shtet mė vehte.

Lidhja e Prizrenit hodhi idenė e bashkimit Shqiptar, pėrmbi ndarjet fetare e krahinore, pėrmbi aventurat personale. Kėtu qėndron rėndėsia historike e saj.

Shekulli i XIX-tė karakterizohet nga zgjimi i kombėsivet, pėr popujt e Evropės sė Jugė-Lindjes. Eshtė fryma patriotike ajo qė zotėron ndjenjėn, veprimtaritė, artet dhe letėrsitė e tyre n'atė kohė. Lėvizjet pėr autonomi, kryengritjet pėr pamvarėsi kombėtare zjejnė e pėlcasin ngado. Nė Ballkan ėshtė bėrė kryengritja greke. Popuj tė tjerė kanė fituar autonominė. Natyrisht, kjo erė e nxehtė ndjenjash dhe luftash nacionaliste s'munt tė mos kalonte edhe mbi popullin Shqiptar. Disa nga bijt e shpėrndarė tė tij ishin prekur prej saj dhe kishin filluar tė shkruajnė e tė flasin. Por, nė Shqipėri brenda, pritej ndonjė tundje e fortė pėr t'a zgjuar kombin nga e mpita e shekujvet.

Dhe tundja erdhi mė 1878. Rusia, ngadhėnjyese mbi Turqinė, e shtrėngoi kėtė tė nėnshkruajė Traktatin e Shėn Stefanit, nė Mars 1878, i cili krijonte njė Bullgari tė madhe, dhe zgjeronte Serbinė e Malin e Zi, tre shtetet e mprojtur tė Rusisė nė Ballkan. Zgjerimi i tyre bėhej sidomos mbi toka Shqiptare.

Traktati i Shėn Stefanit, qė forconte tepėr pozitėn e Rusisė nė Ballkan dhe mbi ngushticat, prekte, natyrisht, interesat e tė tjera fuqive tė mėdha. Prandaj, pėr t'a rishikuar, u-bė njė mbledhje e tė Mėdhenjvet nė Berlin, nė Qershor 1878, e cila u-quajt Kongres i Berlinit. Megjithėse aty u-prishėn disa pjesė tė Traktatit, sidomos plani i njė Bullgarie tė madhe, prapė se prapė Serbisė dhe Malit tė Zi i u njiheshin tokat Shqiptare. Jo vetėm kaq, por u-lėshua edhe Greqia pėr tė kėrkuar Epirin gjer nė lumin Kallama.

Kėto ngjarje u hapėn sytė Shqiptarėvet, tė cilėt vrapuan t'i dalin pėrpara rrezikut. Dhe vepėruan ashtu siē duhej. U-dyndėn nga tė katėr anėt e Shqipėrisė dhe dėrguan nė Prizren delegatėt e tyre, tė cilėt formuan tė famėshmen Lidhje tė Prizrenit, nė Qershor 1878. Eshtė e para herė, pas vdekjes sė Skėnderbeut, qė Shqiptarėt ēohen peshė tė gjithė bashkė si komb, pėr t'u-mprojtur si komb. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr luftė krahinash, qė kishin zakonisht pėr qėllim mos-pagimin e taksavet a mosvajtjen ushtarė. Nuk ėshtė fjala as pėr luftė personash ambicjozė, qė kėrkonin tė bėheshin pasha a vezir. Kėtu lėvis i tėrė kombi, pėr t'u-mprojtur prej coptimit, prej vdekjes.

***

Lėvizja e Prizrenit nuk u-kufizua nė diskutime e fjalė-boshe, por mori masat mė energjike pėr mprojtjen e Vendit. Jo vetėm kėtė, por qe edhe e zonja t'i zbatojė, pėr aqė sa lejonin kushtet dhe gjendja e atėherėshme. Pėrveē protestavet qė i drejtoi Kongresit tė Berlinit dhe Fuqivet tė Mėdha, Lidhja e Prizrenit i a hyri menjėherė organizimit pėr njė qėndresė me armė, ajo qė ėshtė mjeti m'i sigurtė i shpėtimit.

Nė pėrshtatje me gjeografinė dhe me ndarjen administrative tė Vendit, Lidhja e Prizrenit organizoi degėt e saj gjer nė qendrat mė tė vogla tė Shqipėrisė, me dy krye-degė tė mėdha, njėra nė Prizren dhe tjetra nė Gjirokastėr, duke pasur si pikėpjekje Elbasanin. Mori edhe masat ushtarake pėr qėndresėn me armė. Kėshtu qė, kur Mali i Zi u-lėshua pėr tė pushtuar tokat qė i qenė njohur nga Kongresi, u-ndoth pėrpara forcavet Shqiptare, tė komanduara nga Ali Pashė Gucia, dhe u-shtrėngua tė mprapset. Nė Jugė, me thirrjen e Abdyl Frashėrit, frymėzonjės i Lidhjes, u-mblodh pėrnjėherėsh njė fuqi e armatosur prej mė se 30.000 burrash dhe i u-mvesh kufirit, pėr tė mbajtur Grekėt nė cak tė tyre.

Qėndresa me armė e Shqiptarėvet, jo vetėm qė e vuri ēėshtjen e Shqipėrisė si njė problem ndėrkombėtar, por shtrėngoi edhe Kongresin t'a ndryshojė disa herė vijėn e tokavet qė i njihte Malit tė Zi. Gjersa mė nė funt, Fuqitė e Mėdha u-detyruan tė dėrgojnė njėsira tė flotės sė tyre pėrpara Ulqinit, nė Shtator 1880, pėr t'i bėrė Shqiptarėt tė pėrkulen.

Lidhja e Prizrenit u-muar me tė tėrė problemin Shqiptar nė pėrgjithėsi, dhe jo vetėm me mprojtjen e kufivet. Ajo hodhi programin e njė Shqipėrie tė bashkuar dhe autonome. Kėrkoi bashkimin e tė gjitha tokavet shqiptare nė njė vilajet tė vetėm, shkolla Shqipe, administratėn me nėnėpunės tė vendit, dhe mėkėmbjen e njė ushtėrie Shqiptare prej 200.000 vetėsh, qė do tė shėrbente vetėm nė Shqipėri. Kjo ish autonomia nė kuadrin e Perandorisė, qė do tė pėrgatiste bazat, shpirtin dhe strukturėn e njė Shteti Shqiptar tė pamvarur, pėr nė t'arthmen. Kjo ish rruga nėpėr tė cilėn janė ngjitur edhe popuj tė tjerė drejt pamvarėsisė, si pėr shembull, Serbia, Rumania, Bullgaria.

Lidhja e Prizrenit s'i a arriti dot plotėsisht qėllimit, as qė e zbatoi dot programin. Njė pjesė tė tokavet Shqiptare e rrėmbyen fqinjėt. Autonomia s'u-arrit. Sepse pengesat dhe forcat e kundėrta ishin tė shumėta. Fuqitė e Mėdha, jo vetėm qė s'i pėrkrahėn kėrkesat e Lidhjes, por dėrguan edhe flotėn pėr tė thyer qėndresėn e Shqiptarėvet. Porta e Lartė, qė e pat shikuar me sy tė mirė Lėvizjen e Shqiptarėvet kur lufta e kėtyre i jepte dorė kundėr armiqvet tė saj qė i qenė rrasur gjer tek portat e Stambollit, u-kthye t'a shtypė kur pa se mori thellė dhe u-vu n'udhėn e autonomisė. Krerėt e Lėvizjes u-kapėn dhe u-burgosėn, degėt e saj u-ēthurėn, elementėt e saj u-ndoqnė nė tė gjitha anėt e Shqipėrisė. Por shkundja qė i dha popullit Shqiptar Lidhja e Prizrenit, ish i tėrė roli historik i saj. Ideja KOMB u-vu pėrmbi ndarjet fetare e krahinore, nė veri e nė jugė, nė Kosovė e n'Epir. Dhe, jo vetėm qė u-vu si ideal, por u-mprojt edhe me gjak. Prandaj ajo e bėri punėn e saj ; ose, siē tha Abdyl Frashėri, "fara u-mbuall".

* * *

Pas Lidhjes sė Prizrenit, historia e Shqiptarėvet hyn nė njė fazė tė re. Nė planin ndėrkombėtar, problemi i Shqipėrisė vihet si njė pjesė e pandarė me "Ēėshtjen e Orientit". Nė jetėn e brendėshme, shvillohet ajo qė quajmė "Rilindja Kombėtare". Shqiptarėt e muarėn vesh tani qė, po tė duanė tė rrojnė si komb, duhet tė formojnė shpirtin e kombėsisė. Edhe i u-vunė punės. Pasi brenda n'atdhe ish i ndaluar mėsimi i Shqipes dhe ēdo lėvizje patriotike, roli udhėheqės nė zgjimin kombėtar u binte Shqiptarėvet tė jashtėm. Tek Arbėreshėt e Italisė kish nisur kaherė punimi i gjuhės dhe i letravet Shqipe, me De Radėn dhe Camarden. Mė 1879, kur Lidhja e Prizrenit ish nė vepėrim e sipėr, qė formuar "Shoqėria e Stambollit" prej Sami Frashėrit, Jani Vretos dhe Vaso Pashės, pėr punimin e gjuhės. Mė vonė nisnė tė botohen radhė radhė libra, gazeta, tė pėrkohėshme, nga klube e shoqėri tė ndryshme, nė Bukuresht, nė Sofje, nė Kajro, nė Bruksel, dhe mė nė funt n'Amerikė, tė cilat gjenin mėnyrėn sesi tė hynin dhe tė qarkullonin mė tė katėr anėt e Shqipėrisė. N'Atdhe, dėshira pėr tė mėsuar Shqipen vinte duke u-shtuar dita-ditės. Nisi tė lulėzojė njė literaturė patriotike, e cila u-ngrit lart sidomos me Naimin dhe Fishtėn.

Krahas me zhvillimin e letravet dhe tė ndjenjės atdhe-dashėse vinin dhe lėvizjet me armė. Dilnin ēetat malevet me Ēerēis Topullin dhe Mihal Gramenon. Bėhej kryengritja e Malėsisė sė Shkodrės, pėlciste kryengritja e Kosovės. U-arrit nė Flamurin e Vlorės.

Nė historinė e re tė Shqipėrisė, Lidhja e Prizrenit hodhi kushtrimin e parė pėr bashkimin e Shqiptarėvet rreth idesė KOMB, rreth truallit ATDHE. Aty zuri fill lėvizja pėr rilindjen kombėtare, pėr lirinė e Shqiptarėvet, pėr ngritjen e Shqipėrisė nė Shtet mė vehte. Dhe atė ide e atė rrymė ndjekin edhe sot e kėsaj dite patriotėt e vėrtetė, ata qė duanė t'a bėjnė Shqipėrinė tė Shqiptarėvet.

***

Por bota s'ka ndryshuar. Imperializmet e tanishėm janė mė tė fortė e mė t'ashpėr nga ata tė kohės sė kaluar. Dhe trathėtorėt e brendėshėm janė mė tė fshehtė, mė dinakė, mė tė pabesė nga ata tė dikurshmit. Ata tė vjetrit e ēfaqnin sheshit pėr cilin ishin. Kėta tė sotmit derdhin lotė krokodili pėr "hallet e Shqipėrisė", dhe, tė fshehur prapa fjalėsh patriotike - si kunadhja me pendė kėndezi - mundohen t'a marrin kalanė nga brenda, pėr hesap tė kėtij apo t'atij patroni tė huaj. Kėtė provė e kemi parė me sytė t'onė dje, dhe po e shohim sot.

Shqiptarė ! Mos luftoni pėr hesap tė tė huajvet dhe pėr tė zgjedhur se kujt t'i dorėzoni ēilset e Shqipėrisė. Mundohuni t'i dalloni interesat t'uaja nga ato t'imperializmevet, dhe luftoni vetėm pėr vehten t'uaj, pėr lirinė t'uaj. Tė mos pėrsėriten edhe njė herė ato kohė kur lufta bėhej midis Greqisė dhe Perandorisė turke, dhe kokat qė thyheshin nga tė dy anėt ishin tė Shqiptarėvet....

Shqiptarė ! S'ka ditė tė bardhė as dritė gėzimi pėr ju gjersa tė mos siguroni kushtet e shvillimit tė lirė tė jetės s'uaj, tė mundėsivet t'uaja lėndore e shpirtėrore ; gjersa tė mos siguroni pamvarėsinė kombėtare dhe liritė demokratike, duke i mbyllur rrugėn lodrės sė klikavet tė brendėshme, qė s'ju ka sjelle veēse vėlla-vrasjen, shtypjen, zinė e bukės, tiraninė. Dhe kėto s'munt t'i siguroni gjersa ju, nė politikė, tė mos dini t'i matni vleftat e njerėzvet nė bazė tė njė morali shoqėror dhe kombėtar ; gjersa ju tė mos dini tė ndani atdhetarėt nga trathėtorėt, tė drejtėt nga hileqarėt, barinė nga ujku, grurin nga egjra. Dhe nguleni nė mendje njėhere e pėrgjithėmonė qė vetėm nė vehten t'uaj, nė bashkimin, nė mirėkuptimin t'uaj, qėndron shpėtimi i juaj.

FLAMURI, gusht 1953

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

DËRGOJA KËTË ARTIKULL NJË MIKU
Nëse artikulli ose faqja që jeni duke vizituar ju duket interesante, mund t'ia dërgoni një miku duke klikuar këtu

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji