Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë



BISEDĖ MBI KOMITETIN KOMBĖTAR "SHQIPĖRIA E LIRĖ"

Prof. ABAS ERMENJI

Disa nga Shqiptarėt e larguar prej Shqipėrie para dhe mė 1939, na qėnkan zėmėruar sepse Komiteti Kombėtar "Shqipėria e Lirė" u-formua nė bazė partish, me grupet e dala nga Shqipėria, dhe jo me kėta qė kishin qėnė tė papėrzjerė nė luftėn e brėndėshme shqiptare, etj.. Sikur kėta tė kuptonin njė ēikė mė hollė, sikur tė gjykonin pakė se kundėr kujt luftohet sot, dhe ē'qėndrim mbanin kėta vetė kundrejt qeverisė sė Tiranės gjer tre-katėr vjet mė parė, munt t'u thuhej me njė fjalė se, pikėrisht pasi kishin qėnė tė papėrzjerė nė pėrleshjen e brėndėshme shqiptare dhe s'kanė lidhje me kompleksin e sotmė shqiptar, s'ishin kėta qė mund tė drejtonin sot pėrpjekjet e brėndėshme pėr rrėzimin e komunizmit.

Megjithatė, Komiteti, kur u-formua, nuk u-nis me kėtė parim. Por ish njė fakt qė, n'atė kohė, vetėm partitė a grupet e dala nga Shqipėria ishin tė vendosur t'a ēonin gjer nė fund luftėn anti-komuniste, kishin me vehte pothuajse tė gjithė Shqiptarėt e ikur prej komunizmit, dhe lidhje tė freskėta me populilin e me grupet e rezistencės brenda nė Shqipėri. Prandaj u-muarėn vesh midis tyre dhe formuan Komitetin. Sa pėr Shqiptarėt e mėrguar pėrpara 1939-ės, nė pėrgjithėsi i kemi nderuar dhe s'kemi pasur dyshim nė patriotizmėn e tyre. Por kėta paraqiteshin dy kėtu e tre atje, me njė qėndrim tė pavendosur mirė midis nesh dhe qeverisė sė Tiranės, u ruheshin kontaktevet me ne (pse kishin pėsuar influencėn e propagandės komuniste), kėshillonin "urtėsi", "bashkim", e tė tjera kodra pas bregut, gjėra qė ne i kishim provuar e stėrprovuar me komunistėt, me njė durim apostulli, qė mė 1942, pėrpara e pasi na ēpallėn luftėn vėllavrasėse. Duke qėnė kėshtu puna, ish e natyrėshme qė Komiteti tė formohej ashtu si u-formua. Megjithatė, askush nuk u a ka mbyllur rrugėn kėtyre shokėvė tė mėrgimit qė t'afrohen me Komitetin, tė pajtojnė pikėpamjet e tyre me' tė, dhe, sikur tė paraqiteshin nė njė grup mė kompakt, tė marrin pjesė edhe nė Komitet. Komiteti i ka pasut dyert tė mbyllura vetėm pėr disa agjentė me damkė, qė kėrkojnė tė hyjnė brenda si Kali i Trojės pėr tė sabotuar njėsimin kombėtar.

Kur ē'tė shohē ? Disa nga ata qė s'kishin dhėnė shenjė jete gjersa u-formua Komiteti, qė s'kishin gjetur pendė e kartė tė shkruanin gjėkafshė kur Shqipėria u-mbyt nė tragjedinė e gjaktė tė tė dy pushtimeve fashist e komunist, zunė pastaj t'i nxjerrin fletushkat radhė e radhė, pėr tė rrėfyer gjallėrinė negative.

Siē thamė mė sipėr, zemėrimin e vėrtetė kėta e kanė se pėrse Komiteti u-formua nė bazė partish dhe pa pyetur kėta. Dhe nė megallomaninė e tyre qesharake, me ca fjalė tė trasha, si pėr shembull "Komiteti Shqipėria e Lirė dhe ne" (na kujtojnė pėrallėn e bretkosės kur desh tė fryhej si kau), s'arrijnė dot tė shikojnė pakė vehten e tė mendojne se kush janė kėta "ne" dhe ē'pėrfaqėsojnė. Apo Komiteti Shqipėria e Lirė, nė njėrėn anė, dhe dy a tre tė panjohur qė duan tė njihen, n'anėn tjetėr, peshohen si nė ballancė!? Kėta qė, gjer tre-katėr vjet mė parė, ruheshin nga ne si djalli nga thimiani pėr tė mos u-kompromentuar nė sy tė qeverisė sė Tiranės, dhe zunė tė bėjnė pėsh-pėsh kundėr saj vetėm kur e panė se s'i pėrfillte, kanė pretendimin tani qė Komiteti Shqipėria e Lirė, kur u-formua, duhej t'u kish marrė leje kėtyre ! Apo nuk ditkan edhe influencat nė Shqipėri, kush ka e kush s'ka, kė njeh populli e kė s'njeh ! Si duket, i kanė parė me dylbi nga jashtė.

Ne s'kemi dalė t'ekspozohemi a na njeh njeri a s'na njeh, por vazhdojmė me durim luftėn qė kemi nisur pesėmbėdhjetė vjet mė parė. Ai popull qė na njohu atėhere nėpėr burgje e nėpėr zjarr tė betejavet, kur ndanim me tė vuajtjet dhe mjerimin e ditėvet mė tė zeza tė tij, na jep vazhdimisht provė se na njeh akoma. Dhe ne s'e ndalojmė qė tė njohė edhe njerės tė tjerė.

Pas mendimit tė kėtyre, partitė politike Shqiptare ekzistuakan vetėm nė imagjinatėn e eksponentėvet tė tyre. Nuk ėshtė ēudi qė tė ketė edhe parti imagjinare ; por pėrsa i pėrket Ballit Kombėtar, munt t'u themi se ky ėshtė imagjinar vetėm pėr njerėzit imagjinarė, sepse, nė realitet, jo vetėm atje ku ka Shqiptarė e ku flitet Shqip qė s'ka njeri qė se njeh, por ėshtė i dėgjuar nė tėrė Ballkanin dhe ndėrkombėtarisht i njohur.

T'i thuash "mos funksjono !" njė partije politike qė ka lindur pėr kėtė qėllim dhe qė ka trup, organe e mundėsi funksjonimi, ėshtė aqė absurde sa t'i thuash njė njeriu mos jeto ! Pėrse do tė mos funksjonojmė ne si parti kur zėri dhe puna e jonė ka pėrfshirė vendin t'onė ē'prej skajit mė tė funtmė tė Jugut gjer ne skajin mė tė mbramė tė Kosovės ?! Kur kemi me qindra antarė pėrjashta qė na mbėshtesin me ndihmat dhe sakrificat e tyre ? Apo pėr t'u dhėnė shesh tė barabartė dhjetė vetėve qė kanė qėlluar tė pa-parti !

Kritikat nisin e sosin me "Komiteti s'ka bėrė gjė, Komiteti s'ka bėrė gjė", pa shikuar njė herė se ē'munt tė bėhej. Nuk themi se Komiteti ka bėrė kush e di se ēfarė, pse s'munt tė bėnte mė tėper nga ē'lejojnė konditat dhe rrethanat e sotme. Por tė paktėn ēėshtjen Shqiptare e ka mprojtur me vendosmėri e dinjitet n'opinionin e jashtėm dhe ndėr qarqet ndėrkombėtare. Nuk shohim qė Komitetet e vendevet tė tjera tė kenė bėrė gjėra mė tė mėdha. Dhe, nė se punėt po vijnė duke u-sqaruar, kjo ėshtė meritė e Komitetit dhe jo e "kritikanėvet".

E vetmja pikė ku shprehen qartė "kritikanėt" ėshtė qė pse Komiteti nuk ka bėrė bashkimin qind pėr qind tė Shqiptarėvet tė mėrgimit. Ndoshta s'u a pret rradakja tė gjorėvet qė ky ėshtė njė mendim abstrakt. Pse, qė kur kanė nisur njerėzit tė jetojnė nė shoqėri e gjer mė sot, s'mbahet mend ndonjėherė qė njė komitet, a njė qeveri, a njė fe, t'i ketė mbledhur tė gjithė bashkė. Sidomos atje ku nuk ka nė dorė ligjet dhe autoritetin e Shtetit. Vaj halli pastaj nė gjendjen t'onė pėrjashta, ku propagandat e huaja mundohen me tė gjitha mjetet dhe mėnyrat subversive tė ndajnė e tė pėrēajnė. Ne jemi fare tė kėnaqur kur shohim se mė shumė nga nėntėdhjetė pėr qind tė Shqiptarėvet t'ikur prej komunizmit, qoftė nė lidhje tė drejt-pėr-drejta, qoftė tėrthorazi (atje ku s'mundin tė ēfaqen haptazi) janė me Komitetin. Sa pėr Shqiptarėt e mėrguar qė pėrpara 1939-ės, e keqja ėshtė qė njė pjesė e tyre s'e ndjejnė as e kuptojnė luftėn anti-komuniste, dhe ēuditen se pse bėhet gjithė kjo zhurmė dhe pse "se gjejmė me tė mirė"! Ndokush tėrhiqet mė nj'anė me njė "ē'mė duhet mua !". Dhe nuk pėrmbushin as numurin e gishtavet tė dorės ata qė dinė tė kuptojnė situatėn dhe tė kenė zgjuarėsinė e maturinė e kohės.

Natyrisht, ne jemi pėr bashkimin e gjithė Shqiptarėvet, me pėrjashtim tė anti-patriotėve si persona a si grupe. Ēmojmė ēdo njeri. Sidomos tė mėrguarit e vjetėr i nderojmė dhe dėshirojmė t'i shohim sa mė t'interesuar nė ēėshtjen Shqiptare dhe sa mė t'afruar.

FLAMURI, janar 1953

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

DËRGOJA KËTË ARTIKULL NJË MIKU
Nëse artikulli ose faqja që jeni duke vizituar ju duket interesante, mund t'ia dërgoni një miku duke klikuar këtu

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji