Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë



AT GJERGJ FISHTA SHQIPTARI POET

Prof. ABAS ERMENJI

Ndonėse, nė kohėt qė po jetojmė, shpirti i ynė - shpirti i kombit shqiptar - ėshtė i ngarkuar me tė tjera kujdese dhe s'ia ka ngenė tė merret me poezi e me poetė, me gjith kėtė s'duhet tė na hutojnė problemet e ditės aqė sa tė mos e ēojmė mėndjen nė njė ēast tek Fishta, te kėngėtari i math, qė mbylli sytė nė njė ditė tė vrenjtur Dhjetori dhjetė vjet mė parė. Sidomos kur mendojmė se Fishta ėshtė ai qė ia qau mė mirė se kushdo tjetėr hallin Shqypnis nėpėr Zanėn e Veleēikut, ato halle qė e mbulojnė akoma edhe sot tė mjerėn Shqipėri dhe qė ne jemi zotuar t'i pėrballojmė. Kujtoj se sot ėshtė nevoja, mė fort se kurrė, qė fryma e kreshnikėvet tė Lahutės t'i ngrejė lart zemrat t'ona, kemi nevojė tė na udhėheqė porosi e Marash Ucit:
vendin t'uej m'e dasht perore
e cila forcohet me shembullin e Oso Kukės, qė u dogj nė flakė tė barutit.

Fishta, sadoqė ėshtė i kohėve tė vona, me mėndėsi, me shpirt e me vepra i pėrket brezit tė Rilindjes. Eshtė nyja e fundit nė vargun e poetėve tė Rilindjes s'onė, por edhe nyja m'e fortė. Asnjė kėngėtar i ynė gjer mė sot s'iu ėshtė ngjitur majave tė Parnasit mė lart nga ai. Kurrė gjuha shqipe nuk shprehu mė shumė forcė se sa me gojėn e Fishtės.

Vargjet e tij bien tė fortė si oshėtimė gurrash, si rropame shkėmbejsh qė rrokullisen, dhe nėpėr ta duket lakuriq shpirti shqiptar - shpirt i pa-prishur nga butėsitė e qytetėrimit - me njė tok cilėsish nga tė burrėrisė sė lashtė, prerė mbi njė fisnikėri t'ashpėr, dhe qė Fishta i tregon shquar si vija tė gdhendura nė gur.

Pothuajse e tėrė vepra e Fishtės ka pėr objekt Shqiptarin, kur mendojmė se edhe pjesa satirike e shkrimeve tė tij, nė mė tė shumtėn, rreh e thumbon anėt e dobėta tė shqiptarėve, tė shoqėrisė a tė qeverisė sė tyre. Por boshti rreth tė cilit vepra e poetit t'onė ngihet nė kulm, ėshtė antiteza shqiptaro-sllave, lufta heroike qė bėjnė tė parėt pėr t'u mprojtur nga lakmitė e tė dytėve. Nė kėtė dyluftim epik, Fishta e dallon me vija tė forta shqiptarin prej shkjahut si popull, si komb, si fe.

Kjo temė, qė ėshtė pjella e historisė, pat qėnė zhvilluar vet-vetiu, si bimė e egėr, nė kėngėt t'ona popullore tė veriut, nė qerthullin e Mujes e Halilit, por mer tjetėr formė e pėrpjestim kur e prek penda e mjeshtrit, paraqitet ndryshe me Lahutėn e Malcisė. Pastaj Fishta, qė jetoj peripecitė e mėvonėshme tė kombit Shqiptar (cungimi i tij prej politikės sė padrejtė tė Europės, mrrutė e ndytė, rreziqet e coptimit, ēapat e parė tė lėkundshėm tė shtetit shqiptar tė porsa-lindur etj.), ėshtė gjetur mė ē'do rast pėrbri popullit, si trumbetari pranė ushtrisė, herė duke hedhur kushtrimin e luftės, herė duke shfryrė n'apostofa ndezėse, herė duke therur me sarkazėm tė mprehtė disa tė meta e paragjykime tė shoqėrisė a tė qeverisė. Nga kėto frymėzime tė rasteve, nga kėto krijime tė ēastit pėrbėhen "Mrizi i Zanavet", "Anzat e Parnasit" etj. Po edhe nė kėtė pjesė tė veprės sė Fishtės mbetet prap shqiptari si ide qėndrore, qė e lidh me Lahutėn si nė njė fill. Fishta e mer shtytjen poetike prej frymės nacionaliste tė shekullit tė XIX, qė ish pėrhapur atėhere si njė ethe e re enthuziazmi nė kombėsitė e shtypura tė Europės Lindore e Jugė-Lindore, dhe mbush tė tėrė letėrsinė t'onė tė Rilindjes. Pastaj nė luftėn kundėr shkjaut, ndjenja kombėtare tek ai shoqėrohet edhe prej idesė fetare. Kuptimi "komb", "fe" e "atdhe" sundon nė tėrė veprėn e Fishtės dhe mbulon si nėnė hije ēdo vėshtrim tjetėr tė jetės. Por ndėrsa vjershavet fetare tė tij u mungon kryekėputė ai shpirt i nxehtė misticizmi, qė i jep jetė asaj lloj poezije, delli poetik i Fishtės rrahu me tjetėr forcė n'anėn "komb", n'anėn "njeri" dhe mundi t'i ngrejė njė monument tė bukur racės shqiptare me Lahutėn e Malcis.

A ėshtė "LAHUTA E MALCIS" epopeja e jonė kombėtare ?

Sadoqė s'ėshtė as rasti as vendi nė kėtė pėrkujtim tė shkurtėr tė shtrohet njė problem kaqė i madh, le tė themi dy fjalė si pėr rrėshqit. Nė rrethin e letrarėvet shqiptarė ėshtė dėgjuar shpeshherė tė thuhet se Lahuta e Malcis, po tė shikohet nga ana organike, nuk paraqit strukturėn e njė epopeje nė kuptimin mė tė plotė tė fjalės. Nuk ka njėsi veprimi, nuk ka njė fytyrė qėndrore rreth sė cilės tė thurret kallzimi epik, kėngėt e saj nuk zhvillohen nga brėnda si degėt e njė trungu por lidhen nga jashtė si njė varg rapsodish, pastaj nuk e pėrmbledh jetėn e kombit shqiptar nė tė gjitha vėshtrimet etj.. Kėto vrejtje forcohen edhe mė shumė kur mendohet se Fishta, nė Lahutėn e Malcis, nuk u nis me idenė a planin organik tė njė epopeje, por kėndoj - nga njė dėshirė e ēastit - luftėn e Rrzhanicės me frymėzonjės Marrash Ucin ; dhe pasi u zbulua me kėtė rast poet epik i dorės sė parė, erdh duke e zgjeruar horizontin e poemit tė tij.

Mirė po, pėrpara sė gjithash, duhet tė dimė se Fishta kėndoi luftrat e popullit shqiptar tė njė kohe fare tė afėrt, dhe s'mund t'i largohej fort tė vėrtetės historike pėr tė krijuar njė botė legjendare tė tijnė, ashtu siē mund tė ngjajė me tema tė kohėve tė largėta qė kridhen nė njė gjysmė-errėsire. Dhe luftrat shqiptaro-malazeze historikisht paraqiten nė formė epizodike. Porse ka njė fill mjaft tė shėndoshė qė i lith ato luftra, e qė pastaj lith edhe rapsoditė e Lahutės nė njė tėrėsi tė pandarėshme : ėshtė i njėjti popull qė lufton kundėr tė njėjtit armik pėr tė njėjtin qėllim.

Sidoqoftė, qė gurėt e ēmuar tė jenė tė lidhur nė tė njėjtin sistem tė posaēėm me njėri tjetrin a tė rreshtuar thjeshtėsisht nė njė kurorė, janė gjithmonė gurė tė ēmuar. Kėtė mund t'a themi me siguri edhe pėr kėngėt e Lahutės.

Me poemin e tij epik pra, Fishta i ngriti kombit shqiptar monumentin mė tė bukur. Lahuta e Malcis s'e pėrmbledh ndoshta jetėn kombėtare t'onėn nė tė gjitha ēfaqjet e saj por vė nė dukje kaq mirė tipin e shqiptarit tė pa-prishur - shpirtin, mėndėsinė dhe vleftat morale tė tij - saqė duket sikur ia sheh tė gjitha kėto si tė prera nė gur. Fishta mer, natyrisht, jetėn patriarkale tė maleve, atje ku ėshtė ruajtur mė mirė tipi i shqiptarit, me zakonet dhe kulturėn arkaike tė tij.

Dhe aty zbulon vijat e burrėrisė sė lashtė, bujarinė e fisnikėrinė e vjetėr tė racės s'onė, qė janė pjekur e forcuar prej shekujsh qė s'mbahen mend.

Jetė-kuptimin dhe vleftat morale tė shqiptarit, Fishta i gdhend si nė mermer nė tipin e Marash Ucit e nė porositė qė ky iu lė Djemve tė Calit. Pastaj bukuria ėshtė se Lahuta thesarin e folklorit, besimet popullore, mėnyrė-shprehjen dhe botė-kuptimin e shqiptarit pėrgjithėsisht i ka shkrirė e pėrdorur aq mirė si elementa tė saja, sa qė ke pėrshtypjen se ėshtė poemi i ndonjė kėngėtari qė s'e njeh jetėn pėrtej rrethit tė maleve. Prandaj ēdo pėrshkrim, ēdo figurė, edhe hiperbolat mė tė guximshme tė saj, na vinė tė kėndėshme e tė natyrėshme dhe s'tė lėnė aspak pėrshtypje se dalin jashtė masės. Ēdo gjė nė tė, ēdo ndjenjė, mendim, koncept e mėnyrė tė thėni ėshtė tipike shqiptare.

Edhe gjuha e Fishtės ėshtė ajo e malevet, e pa-ngrėnė prej limės s'artit, por e pasur, e fuqishme me frazologjinė e saj tė natyrshme, ashtu siē del nga burimi psikologjik shqiptar. Ndėr shkrimtarėt shqipėtarė, Fishta ėshtė ai qė ka derdhur dhesarin gjuhėsor mė tė pasur, me njė mėnyrė tė menduari e tė thėni krejt shqip.

Fishta ėshtė poeti i figurave tė forta, poeti dinamik i lėvizjeve, i hoveve tė rrepta, prandaj poezia e tij ka pėr objek njerinė nė luftė dhe jo natyrėn e pa-luajtėshme, ka pėr objekt shpėrthimin e jashtėm tė jetės dhe jo sferėn e mbrėndėshme tė ndjenjavet. Vargu i tij nuk ėshtė i fėrkuar e muzikor, por ėshtė tėrė forcė jete. Pėr tė treguar me gjallėri lėvizjet e njeriut nė luftė, Fishta, pėrveē qė ka ditur tė nxjerrė nga gjuha shqipe shprehjet mė tė forta, por duket sikur ka mbledhur nė shpirt dhe oshėtimat, dhe bubullimat, tė gjitha zėrat dhe forcat e natyrės sė rreptė shqiptare. Dhe me kėto elemente ngreh statujėn e racės, qė del pėrmbi kohėt me njė madhėshti iliriane.

Nė Lahutėn e Malcis tipat janė tė paraqitur me vija tė gjalla, dhe fuqia fizike e burrit nė lėvizje lidhet e pajtohet bukur me cilėsitė morale tė tij. Te kreshnikėt shqiptarė ēquhet, ku mė shumė e ku mė pak, vula e racės, qė i dallon pėr urti, pėr bujari e besė. Ndjenja e nderit tek'ta zė vėndin e parė nė shkallėn e vleftave tė jetės. Kurse trimat e ushtrisė sė armikut, jo vetėm qė janė pėrgjithėsisht si njė forcė e vrazhdė, pa vija fisnikėrije, por kanė herė herė edhe diēka komike nė vet-vehte.

Fishta ėshtė i zoti tė vėrė nė dukje, me katėr pesė vargje, tipin e burrit tė hovshėm e tė fortė trup e shpirt:
Prap prej Shllakut lshon Gjetė Gega;
Faqja e tij kuq porsi shega,
Shllungė mustakun derdhė n'dy dega;
Kur nji fjalė po e folka burri,
Ma si luejtka me sa curri.

Vetėm fjala "lshon" kėtu tregon burrin e papėrmbajtshėm, i cili derdhet me vrull si njė forcė e lidhur qė kėput vargonjt, si njė ujė i mbyllur qė thyen pengesat.

Krahėso efektin qė bėn kėtu vargu:
Shllungė mustakun derdhė n'dy dega
me notėn e vrazhdė e disi komike qė shtojnė vetullat e mustaqet tek Malaziasi Vulo Radoviqi:
Vetllat trashė ngėrthye kular,
Porsi lesh derrit bugar;
Vesh e m'vesh dega e mustakut,
Si dy korba lidhė pr' i lakut.

Ka raste ku Fishta di e paraqit me ngjyra homerike jetėn patriarkale tė malsivet tė veriut, me atė organizim shoqėror tė thjeshtė qė mbahet nė bazė tė fisit. Shoqėri e vogėl nė numėr, e pa-llustruar prej qytetėrimeve, por qė ka njė kuptim tė pjekur tė vleftave morale tė jetės, dhe qė rregullohet pas zakonit, a kanunit tė maleve, i pėrcjellė gojė mė gojė si fjalė e shenjtė. Njė nga skenat mė tė bukura e mė pathetike tė Lahutės ėshtė mbledhja e krerėvet tė Hotit te Kisha e Shnjonit, ku Marash Uci parashtron rrezikut qė i kanosej Malėsisė e ku merret vendimi i qėndresės. Kjo mbledhje, madhėshtore nė thjeshtėsinė e saj, nuk ėshtė mė pak epike nga ato t'Iliadhės, e ku Marash Uci, ky Uliks i Malėsisė qė:
Anė e mbanė i kisht'ra detit,
tregon rrezikun e afėrt dhe pregatit, me njė oratori tė rrallė, fushėn shpirtėrore pėr marrjen e vendimit heroik. Fjalėt e tij rrokullisen ngadalė njera pas tjetrės, tė thjeshta e tė sigurta si ēapat e luanit, dhe bėjnė qė krerėt e Hotit
Si t'u rake i rrfe prej Zotit,
...............................
Kishin ndejė me sy pėr dhe.

Atėhere Marashi, pasi i ka sjellė shpirtrat nė kėtė gjėndje, hedh shkėndijėn e fundit:
Ē'thoni burra? Fe e zakona,
Bjeshkė e vrri e kullat t'ona,
A'imend Knjazit pa luftue,
Pa 'i pushkė t'shtime kem m'ia lshue?

Kėta katėr vargje bjenė si katėr ura zjarri qė e shkrijnė akullin e heshtjes ; vendimi qė ka marrė seicili nė thellėsinė e zemrės, zbėrthen si gurrė nėpėr gojėn e Gjeto Markut dhe e vendos Ēun Mula me benė e tmerrėshme.

Vėnde vėnde, ku fryma epike e poezisė sė Fishtės hipėn nė kulm, vargjet e tij sjellin, si ajo valė e rrėmbyer, njė derdhje figurash e pėrfytyrimesh aq tė forta, me njė lėvizje aq tė fuqishme, saqė duket sikur e ke skenėn pėrpara dhe ia dėgjon oshėtimėn me veshė. Shih, pėr shembull, se ē'figurė ka gjetur poeti pėr tė paraqitur ndeshjen me jatagana ndėrmjet shqiptarėve e malazezėve te Ura e Rrzhanicės, dhe me sa forcė e shpejti sillen pėrfytyrimet, ashtu siē ka qėnė e hovėshme edhe pėrpjekja :
Po, dy prroje prej dy kulmesh,
Ndryshej nuk pėrpiqen shkulmesh,
Kur t'ken hasun n'grykė t' ndo 'i malit,
Pėr me u lshue mandej gjatė zallit,
Nėpėr ara e fusha t'gjana,
Si u-pėrpoj'n, ahi! me tagana,
Dy ushtrinat ke Rrzhanica :
Heshti huta edhe "novica",
U pėrzien ksula e "kapica",
Flakuruen kaptina e koka,
Shkumboi gjaku, bumblloi toka.

Duke kėnduar kėta vargje, ke pėrshtypjen sikur tė dridhet toka nėnė kėmbė.

Por Fishta i figuravet tė forta, ėshtė nganjėherė edhe poeti i shprehjeve t'ėmbla e delikate kur fantazia e tij pėrkėdhel gjėra qė e ngacmojnė kėndėshėm nė zemėr. Eshtė bukuri tė shikosh shpirtin e tij kur fryma epike e ēon lart si atė valėn e detit qė lėshon shkumbė; por ėshtė bukuri t'a shikosh edhe kur deti shtrohet e ėmbėlsohet nė valvitje tė bukura e pėrkėdhelėse. Shih, pėr shembull, se ē'krahėsime i gjen gjuhės shqipe:
Ah! Po, e ambėl a fjala e sajė,
Porsi gjumi m' nji kėrthi,
Porsi drita plot uzdajė,
Porsi gazi i pa mashtri.

Pjesa satirike e veprės sė Fishtės nuk ėshtė mė pak e denjė pėr t'u pėrmendur, pse qėndron gati nė njė lartėsi me krijimet e tij epike. Edhe aty si objekt mbetet prap shqiptari (por kėtė radhė jo shqiptari i maleve), ku poeti i rreh me sarkazmė disa nga anėt e dobėta. Eshtė pėr t'u vėnė re, sidomos, qė humori a mėnyra tallėse e Fishtės ka diēka tipike shqiptare, dhe zbulon gjithkund natyrėn sulmonjėse tė poetit tė Lahutės. Pa zbritur nė trashamani, gjithnjė me kripė, satira e Fishtės nuk ėshtė pupėl qė tė gudulit por ėshtė kamzhik qė tė djek lėkurėn.

Edhe nė vjershat fetare Fishta zbulon natyrėn e Shqiptarit, kėto vjersha kanė mė fort njė ton epopeje dhe s'tė nxeh gjėkundi nė to ajo ndjenjė e flaktė misticizmi qė, pa zhurmė e pa pėrpjekje, i pushton e i shkrin zemrat nga brėnda. Fishta ka ide fetare por jo shpirt fetari. Zhguni i Shėn Franēeskut e ka vėshtirė tė mbulojė tek ai natyrėn e rreptė tė poetit sulmonjės.

Shih, nė vjershėn Tė Kryqėzuemit, te Vallja e Parrizit:
... ... ... ... ... ... ... ... ...
Kqyrė i Ati nalt prej qiellet;
E, kah sheh at kob tė zi,
Idhshėm mnija xen e i pshtillet,
Edhe mshirės i ven ai cak.
Rrebtė mbi shekull vra ka ftyrėn,
Edhe kap rrugėn njifillit,
Me turrshi gjithmbarė natyrėn,
Struken Engjujt hijes qiellit, etj.

Ai e tregon Perėndinė nė njė anthropomorfizmė dhe nė njė qėndrim tė tmerrshėm, porsi t' ishte ndonjė nga zotat e mithologjisė ose ndonjė hero epopeje. Edhe "Engjujt struken hijes qiellit" si tė kishin frikė prej tij. Kėto vargje s'pajtohen gjėkundi me misticizmėn e vėrtetė qė sheh te Perėndia njė burim drite e dashurie tė pakufi, qė s'ka mėni e s'vranet kurrė as turbullohet dhe mėshirė e saj s'njeh kurrė cak.

Fort pak misticizmė pra, fort pak lirizėm dhe dashuri pėr natyrėn, Fishta ka punė me njerinė, po edhe kėtij, ose t'i mburri karakterin dhe trimėritė, ose t'a talli. Kur mendojmė pastaj se edhe mėnyra e tė kuptuarit tė gjėrave dhe mėnyra e tė shprehurit, tek ai, janė tipike shqiptare, munt tė themi me tė drejtė se Fishta ėshtė prototipi i shqiptarit poet.

Gazeta FLAMURI, janar-shkurt 1951

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

DËRGOJA KËTË ARTIKULL NJË MIKU
Nëse artikulli ose faqja që jeni duke vizituar ju duket interesante, mund t'ia dërgoni një miku duke klikuar këtu

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji