Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë



E DJESHMJA DHE E SOTMJA

Prof. ABAS ERMENJI

Komiteti Kombėtar Demokrat " Shqipėria e Lirė " dėrgoi njė pėrfaqėsues nė Hollandė pėr tė vėnė njė kurorė lulesh mbi varrin e Kolonel Thompsonit, rėnė dėshmor nė Shqipėri, mė 1914. Ish njė detyrė pėr Komitetin e lartpėrmendur tė pėrkujtojė dyzet-vjetorin e vdekjes sė njė heroj, mbetur nė fushėn e nderit pėr ēėshtjen t'onė kombėtare.

Koloneli Thompson ish njė Hollandes qė pat ardhur nė Shqipėri mė 1914 si organizator i gjindarmėrisė. Shqipėria n'atė kohė ish njė Shtet i porsa-lindur ; kėrcėnimet e fqinjėvet rreth kufivet dhe turbullimet e brendėshme tė shkaktuara sidomos nga fitet e jashtėme e bėnin jetėn e saj tė pasigurtė. Koloneli Thompson, i ardhur si organizator i gjindarmėrisė, s'e kish borxh tė vritej pėr ne. Por nė shpirtrat e fisēėm detyrat morale shtrihen shumė mė larg dhe kanė themele mė tė thella nga ē'mendojnė pėrgjithsisht njerėzit e zakonshėm. Megjithse Shqipėria nuk ish Atdheu i tij, nderi i ushtarit, ndjenja e besnikėrisė kundrejt Vendit qė i kish besuar njė misjon aqė tė rėndėsishėm, dashuria pėr njė popull tė vogėl, tė sulmuar e tė punuar prej gjithfarė intrigash, e shtynė Thompsonin tė marrė pjesė aktive nė mbrojtjen t'onė kombėtare dhe tė bjerė dėshmor nė ballė tė luftės. Kjo therori supreme e bėn tė pavdekshėm nė kujtesėn e popullit Shqiptar.

Koha kalon dhe tė njėjtat gjėra pėrsėriten gjithmonė, megjithse nė forma tė ndryshme. Prej 1912 gjer mė 1914, Shqipėrisė i u-desh tė mprohej me armė nė dorė kundrejt fqinjėvet tė saj qė tė paktėn, n'atė kohė, e sulmonin haptazi duke kapėrxyer kufitė. Po ashtu i u-desh tė mprohej nė vjetėt e turbullt pas Luftės sė Parė Botėrore. Kurse mė vonė agresjoni ndėrroi fytyrė, vuri maskėn e gėnjeshtrės ideologjike. Fashizmi, pėr shembull, thosh se po sillte njė rend tė ri politik e shoqėror, njė tjetėr mėnyrė lidhjesh ndėrkombėtare, qė ish sundimi i tė fortit mbi tė dobtin : ē'gjė e re !

Megjithatė, kjo lloj "ideologjie" s'mund tė gėnjente njeri, pse qėllimi i saj ish fort i dukshėm. Dhe prova ėshtė qė fashistėt s'mundėn tė pushtojnė asnjė popull pa e sulmuar ose kėrcėnuar me fuqi t'armatosura. Nė Shqipėri, pėr shembull, i u-desh tė thyejnė me zjarr tė topavet njė qėndresė kombėtare pėrpara se tė pushtojnė Vendin.

Por me komunizmin nuk ėshtė ashtu. Ky ka bėrė tė tijat disa ide qė kanė qėnė pėrkėdhelur e punuar gjatė shekujsh, qė kanė influencuar gjithė kulturėn dhe mendimin evropian tė shekullit tė XIX-tė, dhe qė, tė paraqitura mė nė fund si ideologji e gabuar dhe pa njė bazė etiko-biologjike - por qė nė syt e shumicės ngjan si e vėrtetė - ushtrojnė njė tėrheqje tė fortė mbi masat punėtore, mbi popujt kolonialė, mbi kombet e robėruar dhe mbi gjithė njerėzit e shtypur tė kėsaj bote. Kjo shpjegon suksesin e shpejtė tė komunizmit i cili, nė njė ēerek shekulli, e ka shtrirė sundimin e tij mbi gati gjysmėn e dheut. Shumė pakė i a njohin fytyrėn e vėrtetė pėrpara se tė bjenė nė rrjetat e tij tė hekurta. Por atėhere s'mund tė dilet aqė kollaj prej tyre...

Pra lufta midis komunizmit dhe demokracisė ėshtė faktori historik dominues i kohėvet t'ona. Eshtė paraleli socialo-historik i qytetėrimit shkencor tė kohės s'onė. Pėr tė bėrė tė mundshėm triumfin e lirivet njerėzore kundėr kėsaj tiranie tė pashembullt, duhen pajtuar e bashkuar nė njė kryqėzatė tė pėrgjithėshme forcat e gjalla tė njerėzisė mbarė. Dhe forcat e popujvet nuk mund tė dynden e tė ēohen peshė po nuk patėn sigurinė se i pret njė e arthme m'e mirė, po nuk i u ndriti pėrpara syvet njė ideal lirie e drejtėsie pėr tė cilin do tė vlente tė sakrifikohej jeta.

Komunizmi nuk munt tė mposhtet veēse me njė enthusiazmė kundėr-komunist. Ēdo manevėr tjetėr : intrigė, bllof, merēenarizmė, etj., ėshtė e dėnuar tė falimentojė. Kėto janė siē ishin dikur dredhitė meskine tė feodalizmit tė kalbėsyer e tė vdekur kundėr forcės dalldisėse tė borgjezisė moderne.

Duke kaluar prej sė pėrgjithshmes nė tė veēantėn, na pėlqen tė tregojmė nė pakė vija se si paraqitet sot gjendja shqiptare.

Thamė mė sipėr qė ideologjia e fashistėvet ishte tepėr trashamane dhe qėllimi i tyre dukej sheshit, kėshtu qė s'munt tė gėnjenin dot popujt e tjerė. Pra pėr tė pushtuar Shqipėrinė i u-desh t'a shkelin me forcė. Megjithatė, u pėlqente qė Vendet e shkelura t'i quanin "tė pamvarura", duke vėnė pėrpara njė mbulesė agjentėsh e spiunėsh qė kishin krijuar ata vetė ose qė kishin mbetur miraz nga diktaturat e mėparshėme. Eshtė e vėrtetė se kėto kukulla s'kishin kurrfarė fuqie. Forcat e rezistencės qarkullonin lirisht kudo, deri edhe nėpėr qytetet. Dhe sikur tė tėrhiqej ushtėri e huaj, kukullat e vendit s'qėndronin dot nė Shqipėri as 24 orė. Porse tė qėnurit e tyre ndihmoi tėrthorazi lindjen dhe forcimin e komunizmit.

Komunistėt, nė Shqipėri, nuk kanė luftuar kurrė n'emėr t'ideologjisė sė tyre. Edhe sot, pas dhjetė vjetėsh qė ndodhen nė fuqi, ata paraqiten si "parti e punės" dhe jo si parti komuniste. Parrula me tė cilėn tėrhiqnin popullin dhe qė u-dha mė nė fund fitimin, ishte kjo : "luftė kundėr shkelėsit tė huaj dhe agjentėvet tė tij". Nuk kish nevojė pėr shumė fjalė. Ky ėshtė argumenti qė pėrdorin edhe tani pėr tė paralizuar rezistencėn : ngrihen si mprojtėsa tė pamvarėsisė kombėtare, kundrejt kompllotevet dhe intrigavet qė thurren pėrtej kufivet.

Eshtė marrėzi pra tė besohet se, pėr tė mobilizuar nė Shqipėri me njė farė shprese suksesi masat popullore kundėr komunizmit, mjafton tė paraqiten n'anėn tjetėr t'Adriatikut tė njėjtėt "agjentė" nė njė grumbull kukullash tė pagėzuar, si zakonisht, "Komitet Kombėtar".

Komunizmi, nė vendet qė ka shkelur, s'mund tė luftohet me sukses veēse duke bėrė pėr vehte masat e gjera me premtimin e sigurtė tė lirivet, tė sė drejtavet dhe tė njė ekuilibri shoqėror mė tė mirė. Ēdo manevėr tjetėr shkon nė dobi tė tij.

Gazeta FLAMURI, tetor 1954

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

DËRGOJA KËTË ARTIKULL NJË MIKU
Nëse artikulli ose faqja që jeni duke vizituar ju duket interesante, mund t'ia dërgoni një miku duke klikuar këtu

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji