Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë



DITA E FLAMURIT DITA E LIRISĖ
MESAZHI I KOMITETIT KOMBĖTAR DEMOKRAT " SHQIPĖRIA E LIRĖ "

Shqiptarė !

Dita e Flamurit, pėr ne, pėrfaqėson luftėn mijėvjeēare qė ka bėrė kombi i ynė pėr vetė-mprojtje, pėrfaqėson gjakun e derdhur si gurrė gjatė shekujvet, pėrfaqėson ahet e njė populli nė hekurat e robėrisė dhe hovet e tij heroike pėr tė dalė nė jetė tė lirė.

Flamuri i ynė nuk ėshtė njė maskė gėnjeshtare pėr tė fshehur trathėtinė e atyre qė na shkelin me fuqi tė huaja, qė na pėrdorin si plaēkė tregu, qė na pėrbuzin, qė na shtypin. As nuk ėshtė njė rreckė pėr tė mbuluar fitimet e koncesionerėvet dhe spekullimet e fajdexhinjvet.

Flamuri i ynė, Shqiptarė, ėshtė simboli i pėrgjakur i jetės s'onė kombėtare, ėshtė flakė e pa-shuar e etjes pėr liri. Ėshtė fjala e fundit e dėshmorėvet, ėshtė besimi i atyre qė dergjen burgjevet, ėshtė shpresa, ėshtė shikimi drejt s'arthmes, ėshtė gazi ose zia e njė kombi tė tėrė.

U-mbushnė plot dhjetė vjet qėkur komunistėt gjakėsorė e rrėzuan edhe njė herė Flamurin e lirisė. U-mbushnė dhjetė vjet qėkur populli i ynė ra pėrsėri nė robėrin' e skėterrtė, nė robėrinė mė tė tmerrshėme qė njeh histori tij. Por shpirti kombėtar qėndron i pamposhtur. Dhe Flamuri ynė ėshtė pėr ne, sot sikurse dje e si gjithmonė, shkronjė e zjarrtė e bashkimit.

Mbahuni ! Shqiptarė : Ju qė, n'Atdhen' e robėruar, ju bluan mokėr e Kremlinit, qė kalbeni nėpėr llogoret e ujshme e ju rreh kamzhiku i tiranisė, e ju kput skami e mjerimi, dhe ju qė silleni udhėvet tė mėrgimit me mallin e Atdheut, me mallin e tė dashurvet nė zemėr, bashkohuni tė gjithė tok ! se tek bashkimi ėshtė fuqia dhe tek fuqia ėshtė shpėtimi !

Asgjė e madhe s'ėshtė bėrė nė botė pa besim tė fortė. Duhet tė besojmė nė vehten t'onė, nė bashkimin t'onė, nė luftėn t'onė, n'ėshtė se duam tė jetojmė si popull e si komb.

Bashkimi i ynė, Shqiptarė, forca e jonė, e shoqėruar me atė tė popujvet liri-dashės, do t'a mposhti mė nė fund trathėtinė, do t'a shkeli intrigėn, do t'a pėrmbysi tiraninė. Dhe atėhere Dita e Flamurit do tė kremtohet nė kuptimin e vėrtetė dhe Flamuri i ynė i lirė do tė valojė mbi njė popull tė lirė.

FLAMURI, nėndor 1954

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

DËRGOJA KËTË ARTIKULL NJË MIKU
Nëse artikulli ose faqja që jeni duke vizituar ju duket interesante, mund t'ia dërgoni një miku duke klikuar këtu

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji