Abas Ermenji - një jetë për ShqipërinëAbas Ermenji - një jetë për Shqipërinë



Ē'NA MĖSOJNĖ 40 VJETĖT

Prof. ABAS ERMENJI

Kur Flamuri i ynė u-ngrit mė nė fund i lirė, mė parė nė Vlorėn trime dhe pastaj nė gjithė Shqipėrinė, mė 1912, njė dridhje mallėngjimi pėrqethi shpirtrat e Shqiptarėvet, breshėrima brohoritjesh pėrshėndetėn Shqipen e Zezė qė hapte pėrsėri krahėt e rreptė n'atė buzė t'Adriatikut. Njerėzia delnin si tė mahnitur, me sy tė kuqur lotėsh, uronin njėri-tjetrin, pushtoheshin, u dukej si njė ėndėrr Shqipėria e liruar. Sa lotė tė nxehtė e njomėn atė Flamur ! Sa buzė tė zhuritura e puthėn ! Sa psherėtima tė zjarrta u-ngritėn drejt qiellit tė lirė ku fėrfėllonin palėt e tij ! Ai prush ndjenjash tė shkelura e dėshirash tė shtypura qė mban mbyllur nė zemėr njė popull i robėruar, gjente tani udhė-dalje, derdhej pėrjashta nė njė mijė mėnyrė, dhe kryefjala ku bashoheshin kėngėt dhe thirrjet e gėzimit ishte :
"Iku nata, agoi dita",
dhe ndonjė vjershėtar mendje-nxehur mund tė shtonte :
"U-fshi terri, lindi drita" !

E kush e kish kokėn nė vėnt, n'atė rrėmbim enthusiazmi, pėr tė menduar qė as terri nuk fshihet kurrė i tėrė nga jeta e popujvet, as drita s'munt tė lindi prej njė dite nė tjetrėn ? Njerėzit janė tė dėnuar nga natyra e tyre vetė qė tė luftojnė vazhdimisht, pa pushim, pėr t'i shpėtuar nga kthetrat njėri-tjetrit, pėr tė larguar terrin dhe pėr t'afruar dritėn. Imperializmi i Otomanėvet nuk ish as i pari as i funtmi nė historinė e njerėzisė. Pėrkundrazi, munt tė quhej edhe mjaft i butė nė krahasim me ē'ka parė njerėzia nė kohė e vėnde tė tjera dhe me ē'shohim ne sot.

Kėtė tė vėrtetė tė shėmtuar patėn rast t'a provojnė shumė shpejt Shqiptarėt. Menjėherė pas shpalljes sė pamvarėsisė, tė parėt qenė fqinjėt ballkanas, pikėrisht ata qė kishin vuajtur hallet t'ona ndėnė tė njėjtėt faktorė historie, qė u-derdhėn pėr tė ndarė si mish gjahu tokėt t'ona tė lagura mijėra herė me gjak. Disa prej tyre shkojnė akoma me atė mendje edhe sot e kėsaj dite. Mė pastaj, u-hapnė gojė mė tė mėdha pėr t'a gėlltitur Shqipėrinė si njė kafshatė tė shijėshme. Dhe goja e ariut ėshtė ajo qė po kėrkon t'a bluajė sot.

Cili imperializmė ka qėnė kurrė nė botė kaqė i egėr, kaqė gjak-derdhės, kaqė tiranik, kaqė ēfrytėzonjės dhe shtypės i elementit "njeri", sa ky i Rusisė sovjetike ? Dhe cila klasė agjentėsh nė shėrbim t'imperiailizmavet ka qėnė, nė Shqipėri, kaqė vegėl e poshtėr, kaqė egėrsirė, kaqė hanxhar i pėrgjakur nė dorė xhelati, sa klika komuniste e sotme ?

Asnjė ēfrytėzim mbi popujt e vegjėl s'ka qėnė kurrė kaqė ēnjerėzor dhe anti-kombėtar sa ky i sistemit komunist. E tėrė ekonomi e vendit drejtohet, jo mbi nevojat e popullit t'onė, por mbi nevojat e industrisė sovjetike. Ushtėria ku shėrbejnė djemtė e popullit Shqiptar, dhe e ashtu-quajtura politikė e jashtėme e Qeverisė kukull tė Tiranės, s'kanė asnjė cak kombėtar, janė vetėm si njė gur i vockėl nė lodrėn e strategjisė sovjetike.

Kėta dyzet vjetė, pra, na kanė dhėnė njė mėsim tė mirė nė lidhje me botėn e jashtėme. Por ėshtė m'i vlefshėm akoma mėsimi tjetėr qė duhet tė na kenė dhėnė mbi pėrbėrjen e botės sė mbrėndėshme Shqiptare. Populli i ynė kish trashėguar njė urrejtje shekullore pėr ata qė e shtypnin n'emėr tė Perandorisė Otomane. Dhe kujtoi pėr njė ēast se, me ēkėputjen nga Turqia, shpėtoi edhe prej klikavet-vegla t'okupacionevet e t'imperializmit. Nuk kuptonte qė, pėrsa kohė qė ka imperjalizmė tė jashtėm pėr njė popull, do tė ketė medoemos edhe klika-vegla tė brėndėshme. Dhe kėto lozin njė rol aqė mė tė math, sa m'i papjekur tė jetė populli politikisht dhe i prapambetur n'anėn shoqėrore. Kohėt e pastajme vėrtetuan se klikat feudale tė vjetra qė sundonin ndėnė hije tė Perandorisė turke, nuk ishin as mė tė kėqija as mė trathėtare nga njė farė pseudo-inteligjenceje tė re shqiptare qė u-vu kėmbė e kokė nė shėrbim t'okupacjoneve dhe imperjalizmave tė tjerė kundėr atdheut tė vet. Dhe kjo lodėr hidhja-t'ia-hedhim munt tė vazhdojė akoma nė t'arthmen nėqoftėse populli Shqiptar nuk do tė ketė arritur nė njė kuptim tė plotė t'interesavet tė tij, nėqoftėse nuk do tė jetė i zoti tė bashkohet si njė trup i vetėm rreth boshtit qėndror kombėtar, duke u-mbyllur rrugėn trathėtarevet, sharlatanėvet dhe tregėtarėvet tė politikės.

Ne besojmė ngultas se vuajtjet dhe peripecitė e kėtyre dyzet vjetėve i kanė dhėnė popullit t'onė njė kuptim dhe vetedije politike qė s'e ka pasur ndonjė herė. Dhe kemi bindjen se nė t'arthmen do tė dijė tė pėrqėndrohet rreth interesavet kombėtare, do tė dijė tė vepėrojė si njė organismė i lidhur pėr tė marrė nė dorė fatet e tij.

Shqiptarė !
Mos prisni t'iu vijė shpėtimi nga ky ose nga ai, nga kjo ose nga ajo anė. Shpėtimin t'uaj kėrkojeni nė vehten t'uaj, nė pjekurinė t'uaj politike. Peshojini mirė interesat t'uaja kombėtare dhe bashkohuni me ata qė i mprojnė ato interesa jo me fjalė, po me punė, jo me gėnjeshtra, po me luftė.

Largohuni prej klikės gjakėsore qė i shėrben Moskės !

Largohuni prej atyre qė duan t'ju mbajnė tė ndarė nė krahina e bajraqe, pėr t'ju hipur nė shpinė mė kollaj !

Largohuni prej sharlatanėvet, prej agjentėvet tė huaj, prej atyre qė e kanė politiken mjet jetese, mjet tregėtije !

Shqiptarė !
Kuptojini interesat t'uaja, interesat e Shqipėrisė, dhe pėrqėndrohuni rreth tyre. Bashkimi kombėtar s'munt tė bėhet as munt tė mbahet veēse i pėshtetur mbi interesat kombėtare, tė cilat janė interesat e shumicės sė madhe, interesat e bujkut, tė punėtorit, tė intelektualit, tė popullit qė punon e prodhon. Kėta janė elementėt, kėto janė shtresat shoqėrore qė duhet tė bashkohen e tė shtėrngojnė radhėt e tyre rreth boshtit t'interesavet kombėtare, rreth njė ideje qėndrore Shqiptare. Pse Shqipėria ėshtė e kėtyre dhe kėta janė Shqipėria.

Jini tė sigurtė, Shqiptarė, se, pėrpara njė bashkimi tė kėtillė, s'ka trathėti tė brėndėshme as intrigė tė jashtėme qė mund t'ju mposhti, qė munt t'ju robėrojė. Dhe vetėm me njė bashkim tė kėtillė mund tė bėheni tė zotėt e vehtes s'uaj, tė tokės s'uaj, tė vatravet t'uaja. Vetėm ahere do tė shikoni se 28 Nėntori i 1912-ės do tė ēfaqet kuptim-plotė e i vėrtetė pėrpara syvet t'uaj, se Flamuri i ynė do tė valėvitet me tė vėrtetė i lirė nė qiellin e bukur tė Shqipėrisė, dhe se nuk do tė jetė e pa-vend kėnga e vjershėtarit :
"U-fshi terri, lindi drita"

Gazeta FLAMURI, korrik - dhjetor 1952

Menu
Jetėshkrimi
Historia e Shqipėrisė
Artikuj
Thirrje
Poezi
Foto
Dokumente
Shtypi
Pamje filmike
Faqe e parë

Kontakt
Nëse dëshironi t'ju mbajmë në dijeni për artikujt e rinj që do të vendosen në këto faqe, na dërgoni adresën tuaj email:

DËRGOJA KËTË ARTIKULL NJË MIKU
Nëse artikulli ose faqja që jeni duke vizituar ju duket interesante, mund t'ia dërgoni një miku duke klikuar këtu

Libri i Miqve
Për të lënë një shënim ose mendimin tuaj për Profesor Abas Ermenjin klikoni këtu

Për ta parë
librin e miqve
klikoni këtu

© Abas Ermenji